Ballina Blog Faqe 50

Solari refuzon të japë dorëheqje: S’kam ardhur për t’u dorëzuar

Santiago Solari ka bërë të ditur se ai nuk planifikon të japë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Real Madridit, pas eliminimit të skuadrës së tij në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri argjentinas, i cili u emërua në këtë pozitë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, katër muaj më parë, i ka pësuar katër disfata radhazi në shtëpi.

Gjatë kësaj kohe, Real Madridi i ka humbur të gjitha shpresat për ta fituar ndonjë trofe këtë sezon, pasi që u eliminua nga Kupa e Mbretit nga Barcelona, renditet 12 pikë larg katalonasve në tabelën e La Ligës dhe tani janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas disfatës me rezultat 4;1, mbrëmë në shtëpi.

Të gjitha këto gjëra kanë bërë që të ketë jashtëzakonisht shumë presion mbi trajnerin e Real Madridit, mirëpo Solari ka bërë të ditur se ai nuk planifikon të largohet përkundër këtyre goditjeve që i kanë pësuar “Los Blancos”.

“Nuk kam ardhur këtu për t’u dorëzuar”, tha Solari, në konferencën për shtyp pas përballjes kundër Ajaxit, të cilët u kualifikuan në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:3.

Mbrojtësi Dani Carvajal tha, pas kësaj ndeshjeje, se sezoni i tyre kishte marrë fund dhe se kishte qenë një sezon i ndyrë. Por, Solari nuk pajtohet me të.

“Carvajal ka shumë karakter, ai po fliste në nxehtësinë e momentit. Sezoni vazhdon, ne ende e kemi La Ligën”, shtoi Solari.

Ambasadori amerikan e thotë në Beograd: Njohja duhet të jetë në zemër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se Amerika nuk ndonjë vijë të kuqe kur është fjala rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se çdo zgjidhje e pranuar nga të dyja palët do të mbështetet, e cila mund të zbatohet dhe të jetë e përhershme.

Ndërsa duke folur për rolin e ardhshëm të Philip Reeker, njeriu i sapoemëruar amerikan për Ballkanin, Scott ka thënë se “ai nuk ka ndonjë plan në xhepin e tij”, siç ishte spekuluar në javët e fundit.

“Mund të them atë çfarë e ka thënë presidenti amerikan, se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen për një marrëveshje për normalizimin dhe që në zemër të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë një marrëveshje për njohje reciproke. Por marrëveshja për normalizimin duhet të përfshijë shumë gjëra të tjera: marrëveshjen e marrëdhënieve ekonomike, zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), çështjen e personave të zhdukur, krimet e luftës … Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje, por ne besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të qëndrojë në zemër të marrëveshjes së normalizimit”, ka thënë ndër tjerash Scott.

Ai ka folur edhe rreth vendosjes së taksës nga Qeveria e Kosovës për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Çelësi për Beogradin dhe Prishtinën është kthimi në tryezën e negociatave. Kjo duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Disa njerëz luajnë lojëra, kanë taktika, tërheqin disa lëvizje, por qëllimi për Kosovën është të arrijë një marrëveshje dhe e vetmja mënyrë është që të kthehen në tryezën e negociatave. Meqenëse këto tarifa të vëna nga Prishtina kanë penguar vazhdimin e procesit të negociatave, mendojmë se ato duhet të shfuqizohen menjëherë. Ne kërkojmë nga Kosova që të pezullojë ato për një periudhë që lejon vazhdimin e negociatave. Unë shpresoj se ata do të na dëgjojnë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.

Angazhimi i 24 asistentëve personal në përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta nëpër shkolla normale në komunën e Bujanocit

Salla e vogël e shtëpisë së kulturës në Bujanoc gjat ditës së sotme mblodhi fëmijë prindër dhe asistent të fëmijëve me aftësi të vecanta të cilët ishin ftuar nga drejtues të pushtetit lokal konkretisht drejtorati për arsim ku edhe u bë nënshkrimi i kontratave për angazhimin e 24 asistentëve për përfshirjen e këtyre fëmijëve nëpër shkollat normale ndërsa me ktë rast edhe u diskutuar rreth nevojave për këta fëmijë pse jo edhe sugjerime nga asistentët e angazhuar nëpër shkollat e komunës së Bujanocit.

Projektin e përfshirjes së fëmijëve me nevoja të vecanta nëpër shkollat normale komuna e Bujanocit ka 2 vitë që po e realizon andaj dhe ka rezultuar me sukses, ndërsa qëllimi i këtij projekti nuk është punsimi i asistentëve por që këtyre fëmijëve tu ofrohen mundësi të jen të barabart nëpër shkolla normale e jo speciale tha ndër të tjera kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Pjes e këtij takimi ishin edhe drejtor të shkollave ku nga ana e drejtorit Zejni Fezullahu nga shkolla Sezai Surroi si dhe psikologes Teuta Hasani u theksua se ka munges të teksteve për realizimin e procesit edukativ.

Vlen të ceket se kryetari Kamberi dhe bashkpuntorët e tij shprehën gadishmërin e institucioneve komunale në për përkrahje të mëtejme në realizimin e projektit të asistentëve personal.

Musliu: Le ta vlerësojë populli përse KKSH nuk i dha mirënjohje Jonuz Musliut për kontributin në Referendum

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë me rastin e 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992 kur shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës përmes Referendumit i thanë PO, bashkangjitjes me Kosovën, ndau Mirënjohje për përfaqësues të caktuar politik, që në këtë rast ishin PVD dhe UDSH, duke përvetësuar interesin e gjithë popullatës shqiptare të kësaj treve në dy subjekte politike. Presheva.com, për dy ditë radhazi ka kontaktuar persona të cilat më 1 dhe 2 Mars të vitit 1992 kishin dhënë kontributin e tyre të jashtëzakonshëm e të cilët asnjëherë nuk u përmendën në deklaratat e liderëve, të cilët ishin harruar edhe nga KKSH. “Referendumi nuk ka qenë i PVD-së as i PDSH-së edhe pse i përkas njërit prej këtyre subjekteve politike, nuk mund të pajtohem me kryetarin e KKSH Ragmi Mustafën i cili ka bërë selektimin se kujt ti ndahen mirënjohjet.

Kam kontribuar në atë periudhë me të gjitha mundësit që kam patur, kam bartur materialin e votimit me shumë rreziqe sikurse edhe disa shokë të mi. Nuk po i them këto fjalë pse nuk kam marë mirënjohje, po i them sepse disa prej të dekoruarve nga Ragmi Mustafa nuk e meritojnë as edhe një shkronjë të asaj Mirënjohje” është shpehur njëri ndër kontribuesit e Referendumit i njohur për redaksinë, i cili për shkaqe familjare ka dashur të mbesë anonim. Nga ana tjetër gjatë bisedës telefonike me kryetarin e LPD-së Shqiprim Musliun, djalin e atdhetarit Jonuz Musliut, mësuam se, kontributi Jonuz Musliut në Referendumin e 1 dhe 2 Marsit ka qenë i pazëvendësueshëm kontribut i cili vazhdoi edhe gjatë periudhave më pas, deri te lufta e lavdishme e UÇPMB-së, e që u harruar në momentin ku u ndanë mirënjohjet. “Kontributin e Jonuz Musliut le ta vlerësojë popullata, ata e dinë më së miri se sa ka kontribuar babai im. Normal që nuk mund të jemë i kënaqur me anashkalimin në ndarjen e Mirënjohjeve me rastin e Referendumit sepse jetësimin e Referendumit e ka mundësuar UÇPMB dhe kontributin e Jonuz Musliut në këtë drejtim e dinë të gjithë” është shprehur kryuetari i LPD-së Shqiprim Musliu. Vlenë të theksohet se në Akademinë përkujtimore më rastin e përvjetorit të Jonuz Musliut është folur aq shumë për kontributin e tij të dhënë gjatë Referendumit sa që ka qenë e pamundur të harrohet nga KKSH./presheva.com/

Zyrtari amerikan : S’ka vija të kuqe, palët mund të flasin për kufijtë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur edhe një herë kërkesën e tyre që Qeveria e Kosovës ta suspendojë ose ta heqë përkohësisht tarifën e vendosur ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në mënyrë që të rinisë procesi i bisedimeve me Serbinë. Express të hënën ka biseduar me një zyrtar të qeverisë amerikane i cili ka sqaruar edhe çështje tjera aktuale si atë se a kërcënuan amerikanët me largim të ushtarëve nga kampi Bondsteel për shkak se Qeveria po refuzon ta heqë taksën, për investimin e administratës së Trumpit në bisedime, për atë se cilat janë vijat e kuqe të Amerikës në negociata, brenda çfarë afati duhet të arrihet marrëveshja, për kërkesën që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe mundësinë që e gjithë kjo situatë ta çojë vendin në zgjedhje.

Amerikanët janë duke zhvilluar një aktivitet të dendur diplomatik në përpjekje për ta bindur Kosovën që të hapë rrugë për të rifilluar bisedimet me palën serbe. Të hënën, nga Shkupi një diplomat amerikan, Philip Reeker, i cili së shpejti do të marrë postin e ndihmësekrearit të shtetit për Europë dhe Eurazi ka bërë thirrje që Kosova ta heq menjëherë tarifën dhe të ulet të bisedoj pa kushte. Këtë qëndrim e kishin bërë të qartë edhe dy zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë të cilët takuan autoritetet kosovare javën që shkoi.

Nga Amerika së shpejti pritet të vijë edhe një vizitor i nivelit të lartë, Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale i cili do t’i përforcojë këto mesazhe.

Të hënën Gazeta ka biseduar me një zyrtar të qeverisë amerikane i cili duke komentuar refuzimin e Kryeministrit Haradinaj ka kërkuar që tarifa të hiqet përkohësisht në mënyrë që të fillojnë bisedimet. Ai po ashtu ka kërkuar edhe nga Serbia hapa konstruktivë për këtë proces. I pyetur nëse ka ndonjë afat të prerë se kur duhet të merret ky vendim nga Qeveria e Kosovës, zyrtari amerikan ka thënë se nuk ka një të tillë.

“S’ka afat, sa më parë që suspendohet tarifa dhe të fillojë dialogu aq më mirë” ka thënë ai.

Vuçiq paralajmëron mundësinë e njohjes së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por se ka deklaruar se Beogradi duhet të fitojë diçka si kundërshpërblim.

“Para së gjithash ekziston mundësia për kompromis. Nuk mund ta njohim Kosovën, e të mos fitojmë diçka nga pala tjetër”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për agjencinë italiane ANSA, shkruan Danasi serb.

Vuçiq po ashtu ka deklaruar se çështja e ndryshimit të kufijve është një temë kontravrese, pasi që nuk i njohin të gjithë kufijtë e njëjtë, varësisht nga ajo nëse e kanë njohur Kosovën ose jo.

“Për dallim nga liderët e Kosovës të cilët çdo ditë po i mashtrojnë qytetarët e tyre me premtime jo reale, se Prishtina do të fitojë gjithçka e Beogradi asgjë, detyrë e imja është që serbëve t’ua shpjegoj kuptimin e kompromisit me Kosovën, i cili nuk përbën as fitore as humbje. Fitore për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë tutje Vuçiq.

Vuçiq ka mohuar se ka pasur takime sekrete me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, siç shkruajnë disa media, dhe i ka përshkruar si “rrenë e kulluar” pretendimet e ekzistimit të një drafti të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell lajmi.net.

Ai ka përsëritur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të vazhdojë derisa qeveria e Kosovës nuk e tërheq taksën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës

Shtrenjtohen karburantet në Maqedoninë e Veriut

Benzinat në Maqedconinë e Veriut, prej sonte në mesnatë, shtrenjtohen për dy denarë, ndërsa për një denar diseli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 64,5 denarë, ndërsa një litër Eurostar BS-98 do të shitet për 66,5 denarë. Për një litër Eurodisel (D-E V) do të paguhet 61 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 49,5 denarë.

Për 0,619 denarë rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe një kilogram nga ai energjens do të kushtojë 32,847 denarë.

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht janë rritur për 2,24 për qind, përderisa rritja e çmimeve rafinerike është 3,64 për qind.

KRRE e solli vendimin për çmimet e reja të derivateve në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport me dollarin gjatë dy javëve të fundit.

Tuzi me udhëheqës shqiptar, Nikë Gjeloshaj fiton zgjedhjet (Video)

Tuzi për të parën herë i është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e komunës e kjo është konsideruar një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi.

Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.

Rezultatet jozyrtare nxjerrin fitues pikërisht Nikë Gjeloshajn, që ka marrë 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, raporton TCH.

DSP e Milo Gjukanoviçit ka marrë 2490 vota, ose 31 % të totalit, ndërsa Partia boshnjake ka marrë 960 vota, ose rreth 12 % të totalit.

Vlen të theksohet se është e sigurt tashmë që Nikë Gjeloshaj do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Tuzit, por nuk dihet nëse shqiptarët do të arrijnë të marrin shumicën në këshill.

Tuzi bëhet kēshtu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas komunës së Ulqinit.

Rita Ora publikon këngën “Only Want You”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, gjatë ditës së sotme ka publikuar këngën “Only Want You”.

Kjo këngë e Ritës erdhi në bashkëpunim me 6Lack.

Kënga u paralajmërua nga vetë këngëtarja disa ditë më parë.

Gjithashtu Rita Ora kishte thënë se në këtë këngë do të ketë një musafir special.

Kënga “Only Want You” është pjesë e albumit të Rita Oras i cili titullohet “Phoenix”

Forcat e mbështetura nga SHBA-ja avancojnë në lindje të Sirisë

Forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në lindje të Sirisë, raportohet se kanë avancuar në zonën e fundit që ekstremistët kanë nën kontroll.

Forcat Demokratike Siriane (SDF) thanë sot se kanë avancuar në dy fronte në Baghouz, në provincën Deir el-Zour.

Zana Amedi nga Forcat Demokratike Siriane tha për agjencinë Associated Press se “një forcë aktive tokësore” po avancon në territoret e kontrolluara nga IS-i, ndërsa ekstremistët po sulmojnë me snajperë dhe me mina tokësore.

AP raporton se dy helikopterë të koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja, janë parë të kenë fluturuar mbi këtë zonë ku po zhvillohen luftimet. Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar dhe qielli është mbuluar nga tym i zi, që duket të jetë shkaktuar nga një sulm ajror i koalicionit.

SDF më 1 mars rinisi operacionet ushtarake për të çliruar territoret e fundit të kontrolluara nga IS-i në Deir el-Zour, pasi u evakuuan mijëra civilë dhe pengje, që kishin qenë në këtë zonë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 28 shkurt deklaroi se IS-i ka humbur “100 për qind” territorin që dikur kontrollonte në Siri, por zyrtarët vlerësojnë se në Siri gjenden qindra militantë që kontrollojë pjesë të vogla të territorit në Baghouz. /rel