Ballina Blog Faqe 51

Ushqimet që shërojnë prostatën

Sipas studimeve të fundit, pretendohet se mënyra e ushqyerjes së meshkujve ndikon në rritjen e rrezikut e kancerit të prostatës.

1 – Një program i pasur me fibra, karbohidrate, me pak yndyra dhe proteina ul me 70% rrezikun e kancerit të prostatës. Këtu ka shumë rëndësi lloji i burimit të karbohidrateve. Ndërkohë që karbohidratet komplekse ulin rrezikun, karbohidratet e thjeshta e rrisin atë.

2 – Krahas kësaj edhe konsumimi i tepërt i qumështit rrit rrezikun e kancerit. Studimi ka treguar se vetëm qumështi e rrit këtë rrezik, ndërsa produktet e tij si kosi, djathi, akullorja etj nuk përbëjnë rrezik.

3 – Ashtu si tek sëmundjet e tjera sindroma metabolike ndikon negativisht edhe tek kanceri i prostatës.

4 – Edhe niveli i mineralit kalcium është shumë i rëndësishëm. Personat që kanë një nivel të ulët kalciumi në gjak janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës se ato që kanë një nivel normal.

5 – Tregoni kujdes dhe konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.

6 – Pakësoni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me acidë dhe kafeinë.

7 – Ushqehuni me produkte të pasura me fibra, zarzavate, fruta, bishtajore dhe drithëra.

8 – Minimizoni konsumin e mishit të kuq, përpiquni të konsumoni mishin e pulës dhe peshkun. Acidi omega 3 i gjendur tek peshku mbron ndaj prostatës.

9 – Ushqehuni me produkte të pasura me antioksidues, veçanërisht me likopen dhe vitaminë C të cilët janë dy përbërës shumë të rëndësishëm në luftimin e kancerit. Konsumoni shumë domate dhe shalqi.

10 – Seleniumi njihet si mbrojtës kundër prostatës. Tek personat me probleme të prostatës është vënë re një nivel i ulët seleniumi.

11 – Zinku është një mineral i rëndësishëm për trupin tonë. Mungesa e tij ndikon negativisht në funksionet qelizore.

12 – Mbani gjithmonë në kuzhinën tuaj produkte si brokoli, lakra, lulelakra, grejpfurtin e kuq, shalqirin, domaten, çajin jeshil dhe hudhrën.

Luftoni pagjumësinë me këto metoda natyrale

Nëse vuani nga pagjumësia dhe dëshironi të evitoni medikamentet, ka disa mënyra natyrale që ju vijnë në ndihmë.

Kopra mund të duket si një shtesë e veçantë për lëng, por ka një arsye shumë të mirë për ta provuar.

Kopra përmban eugenol, i cili inkurajon trurin për çlirimin e enzimave që të qetësojnë dhe të relaksojnë, duke ju ndihmuar të flini më shpejt dhe po ashtu të bëni një gjumë të rehatshëm.

Nga ana tjetër, edhe selinoja përmban pthalides, të cilat janë komponimet që ndihmojnë arteriet tuaja të relaksohen, duke ulur tensionin e gjakut. Selino qetëson gjithashtu sistemin tuaj nervor qendror, duke lehtësuar efektet e stresit. Si selino ashtu dhe kopër përmbajnë nivele të larta të kaliumit dhe magnezit, të cilat mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni.

ÇFARË E SHKAKTON PAGJUMËSINË

Ka shumë shkaqe të pagjumësisë. Disa janë të përkohshëm, ndërsa të tjerët mund të zgjasin për muaj apo edhe vjet në fund. Kushtet e zakonshme mjekësore, shqetësimet fizike dhe çështje të tjera që mund të kontribuojnë në pagjumësi përfshijnë: · çrregullimet gastrointestinale · alkooli · alergjia · ankthi · artriti · astma · kafeina · dhimbjet kronike · depresioni · kushtet endokrine · dhimbje të ulët mbrapa · orari i punës · stresi Këto janë vetëm disa faktorë që kontribuojnë në pagjumësi. Disa kërkojnë ndërhyrje mjekësore, prandaj vizitoni mjekun tuaj nëse mendoni se mund të jenë pjesë e problemit tuaj. Të tjerët janë mjaft të lehtë për t’u zgjidhur edhe nga ju vetë.

MËNYRA PËR PËRMIRËSIMIN E GJUMIT

Përveç lëngjeve të pijshme për gjumë më të mirë, është mirë të provoni disa nga këto këshilla: · Filloni me identifikimin e shkakut të pagjumësisë nëse mundeni dhe më pas shqyrto nëse ka hapa që mund të ndërmerrni për të përmirësuar situatën tuaj. · Nëse rutina juaj në mbrëmje përfshin shumë kohë para ekranit, është mirë të dini se drita nga ekrani juaj stimulon trurin tuaj dhe nxit zgjimin. Nëse keni nevojë për një mënyrë për të mbajtur mendjen tuaj larg nga problemet kur përpiqeni të relaksoheni, atëherë mos nguroni të lexoni një libër. · Po ashtu një shëtitje e shkurtër pas darkës mund të jetë e dobishme.

Unitedi ka gati rreth 180 milionë euro për dyshen e Benficas

Manchester United thuhet është i gatshëm të thyej bankën për të transferuar dyshen e Benficas, Joao Felix dhe Ruben Dias.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë edhe më shumë ekipin për sezonin e ri, pasi tanë shpresojnë të zënë një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Shumë emra të futbollistëve të konfirmuar janë lidhur tashmë me Unitedin, por tani kanë dalë në skenë disa emra të rinj për ekipin nga Old Trafford.

Sipas mediumit Record, dyshja e talentuar e ekipit portugez, Benfica, Felix dhe Dias kanë përfunduar në radarin e gjigantit anglez.

Ky mediumi raporton se Unitedi është i gatshëm të paguajë plot 154 milionë funte apo rreth 180 milionë euro për të aktivizuar klauzolat e lirimit të kësaj dyshe.

Mbrojtësi Dias, 21 vjeç, dhe mesfushori Felix, 19 vjeç, po llogaritet ndër talentet më të mëdhenj në futbollin evropian.

Edhe klube tjera të mëdha duke përfshirë Juventusin dhe Arsenalin thuhet se gjithashtu janë duke mbajtur shënime për këtë dyshe.

Presidenti i Benficas, Luis Filipe Vieira ka përjashtuar shitjen e dyshes për më pak se klauzolat e lirimit të tyre.

Marotta e do njërin mes Allegrit dhe Contes te Interi

Drejtori i Interit, Beppe Marotta po konsideron trajnerët Antonio Conte ose Massimiliano Allegrin për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës Tuttusport, Luciano Spalletti do të zëvendësohet gjatë verës dhe Marotta po kërkon opsione te klubin e tij i vjetër, Juventusi.

Conte është lidhur me stolin e Interit disa herë që nga përvoja e tij e keqe në Chelsea, ndërsa Roma është gjithashtu e interesuar në shërbimet e tij.

Burime të shumëfishta gjithashtu kanë theksuar së fundmi se ky është sezoni i fundit i Allegrit te Juventusi, pavarësisht rezultateve në Ligën e Kampionëve.

Tuttosport pretendon se Interi mund të hapë dyert e tij për Allegrin për një sfidë të re, edhe pse do të ishte një surprizë e madhe për trajnerin që të kalonte te rivalët e Juventusit.

Do të ishte gjithashtu edhe një çështje tjetër për shkak se Allegri ka punuar për disa vite te rivalët tjerë të Interit, Milanin.

Nëse Allegri largohet nga Juventusi, ai pritet të ketë interesim edhe nga klubet jashtë vendit, si Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Ndërkohë, mediumit tjetër Corriere dello Sport pohon se Zinedine Zidane nuk është e vetmja mundësi për të zëvendësuar Allegrin në Juve sezonin e ardhshëm.

Kjo gazetë sugjeron një rikthim të Contes, i cili ishte larguar në vitin 2014 nga Zonja e Vjetër.

Gashi do të përfitojë miliona nga Colorado!

Kampionati amerikan nis këto ditë dhe dukej se shqiptari i vetëm i mbetur në MLS, Shkëlzen Gashi, po rikthehej protagonist pas një viti plot dëmtime, por sot ka ardhur befasia: sulmuesi largohet zyrtarisht nga Colorado Rapids!

Ka qenë vetë klubi amerikan që e ka lënë jashtë ekipi 30-vjeçarin, në prag të sfidës hapëse të kampionatit, kundër Portland Timbers.

Kjo bën që Colorado të lirojë vend për një futbollist ndërkombëtar, ndërkohë që Gashi ishte “Designated Player”, një ndër tre futbollistët më të shtrenjtë për klubin.

Sulmuesi u transferua te Rapids në vitin 2016, nga Basel, ndërsa shënoi 9 gola e dha 4 asiste në sezonin e parë amerikan (Colorado shkoi në play-off), por më pas rendimenti i tij pësoi rënie graduale, me pak minuta e shumë pak gola.

Gjithsesi, Gashi kishte kontratë edhe për vitin 2019, ndaj Rapids është i detyruar ta paguajë, 1.67 milionë dollarë në bazë të kontratës.

Nëse Gashi nuk gjen ekip të ri në 2019, do të paguhet tërësisht nga Colorado, ndërsa në rast se një klub tjetër i ofron kontratë më të ulët, Gashi do të marrë diferencën nga Colorado.

Lista preliminare e ndihmës së studentëve për vitin 2019

Në bazë të nenit 10 të Rregullores mbi ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për student nga territori i Komunës së Bujanocit nr:400-54 , Komisioni për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për student në mbledhjen e mbajtur më 01.03.2019, aprovoi

Propozim lista e studentave-kandidatëve shfrytëzues të ndihmës financiare

Thaçi: Do ta ndryshoj Kushtetutën, Lugina i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë dhe bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. Ka thënë se ky është vizioni i tij dhe do të punojë për të ndryshuar Kushtetutën për ta bërë pjesë të Kosovës edhe Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës”, ka thënë Thaçi nga Prizreni.

Shefi i Shtetit nuk është marrë me akuzat e Ramush Haradinajt se po e mashtron popullin kur po flet për ndryshim të kufijve.

Sidoqoftë, Thaçi ka thënë se me Serbinë s’do të ketë shkëmbim të territoreve dhe as asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive. Ka kundërshtuar edhe idenë për një Union Ballkanik.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është ide e keqe. Është pazar. Nuk do të lejoj të ndodh. Me asnjë çmim. Por, dua të potencoj gjithashtu, jo që do të shtrohet në tavolinë, por s’do të lejoj as që të diskutojë dikush për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai.

Kreu i Kosovës ka thënë se kushdo që nuk respekton këshillat amerikane është në anën e kundërt të historisë.

“Respektimi i këshillave të SHBA’së thekson qartë drejtimin tonë të drejtë si vend e shoqëri. Anën e drejt të historisë. Çdo kryeneçësi tjetër është ana e gabuar e historisë”, ka shtuar ai.

Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës pa shkelur mbi trupin tim (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij në Samitin e dytë të Diasporës që po mbahet në Tiranë, tha se organizimi i ndonjë konference me Rusinë, shkëmbimi i territoreve, ndarja e vendit dhe ideja e Unionit Ballkanik kurrë nuk do të ndodhin.

Pasi falënderoi diasporën për mbështetje në proceset në të cilat ka kaluar vendi, Thaçi tha se Kosova nuk ka vetëm miq e partnerë, por ka edhe kundërshtarë të pavarësisë që e ngadalësojnë progresin e konsolidimit të vendit, transmeton ksp.

Thaçi u shpreh Kosova është në një rrugë të sigurt të perspektives euro-atlatnike pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila përsëriti se do të jetë ushtri multietnike dhe e paqes.

“Nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë organizimin e ndonjë konference ndërkombëtare ku participon edhe Rusia. Kosova do të angazhohet vetëm në një proces ku udhëhiqet nga BE dhe ka mbështetjen e SHBA. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë as të qarkullojë idetë për Union Ballkanik, pasi është cenim i kombit tonë, i vlerës euroatlantike dhe është rikthim për kombin tonë. Unioni ynë është ai i Bashkimit Evropën, NATO dhe miqësia me SHBA-të”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se edhe shkëmbimi i territorit apo ndarja e Kosovës nuk do të ndodhin asnjëherë.

“Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë. Shkëmbimi është pazar dhe nuk do të lejojmë të bëj pazare me territore. Ndarja e Kosovës pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund të cenojë as një milimetër të territorit të Kosovës. Askush nuk do të mund të cenojë Trepçën, Ujmanin, as edhe një pjesë të territorit të Kosovës”, vijoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës pranoi se është pro korrigjimit të kufijve, pasi kërkon të realizojë aspiratat legjitime Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për bashkëngjitje me Kosovën pa u cenuar territori i vendit tonë.

Thaçi më pas foli edhe për raportet mes Kosovës e miqve ndërkombëtare.

“Nuk do të lejojmë për asnjë çmim që asnjë broçkull të politikës elektorale ditore të cenojë raportin e posaçëm dhe të përjetshëm me hisedarët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Thaçi.

Sot 27 vite nga Referendumi i shqiptarëve të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës

Më 1 dhe 2 mars të vitit 1992 në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u organizuar referendum ku sot mbushen plot 27 vjet ku popullata shqiptare e Luginës së Preshëvës për herë të parë në historin e saj ishte në situat të shpreh vullnetin politik, përmes referedumit qytetarët e tri komunave të banuara me popullat shqiptarë janë deklaruar për autonimi politike territoriale me të drejt bashkimi me Kosovën kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën. Nga distanca 27 vjeçare, sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Gjate vitit 1991- 1992 në komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni. Më 16 shkurt të vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Me shumicë votash u propozua për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Në këtë kuvend u propozuan tre opsione: Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Që nga vitet e atëhershme deri më tani shqiptarët arritën ti realizojn vetëm disa nga të drejtat e parapara në referendum, por që janë të mjaftueshme për të zhvilluar një jetë stabile në këto treva.

Nuk dëshironi që të tjerët të dinë se jeni online në Instagram? Ja se si ta ç’aktivizoni

Kjo është një veçori aspak për tu përgëzuar. Mbase ju dëshironi që të qëndroni online por të mos i përgjigjeni askujt.

Rrjetet social çdo ditë e një gjejnë një mënyrë për të kompromentuar privatësinë tuaj.

Ishte radha e Instagram me një funksionalitet që shkaktoi jo pak kritika. Llogaritë që ju ndiqni dhe keni komunikuar me ta mund të shohin se kur keni qenë online për herë të fundit.

Kjo është një veçori aspak për tu përgëzuar. Mbase ju dëshironi që të qëndroni online por të mos i përgjigjeni askujt.