Ballina Blog Faqe 38

PD mbështetë listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për pjesmarrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 4 subjekteve politike, PVD, APN, LPD dhe LRPDSH, ksaj listë sot iu është bashkangjitur edhe PD.

Në deklaratën e tij Kryetari i PD-së Nagip Arifi ka thënë, “Të nderuar qytetarë pas iniciativës dhe angazhimit nga ana e shtetit amë për dalje në zgjedhjet parlamentare dhe unifikimit të faktorit politik shqiptarë në një listë të përbashkët, Partia Demokratike në mbledhjen e fundit të kryesisë ka marrë vendim që të përkrahë iniciativën e shtetit amë dhe të jetë pjesë e listës së përbashkët për këto zgjedhje”, është shprehur Arifi.

Sipas tij, “edhe në të kaluarën Luginën e Preshevës e kanë përfaqësuar deputet në Parlamentin e Sërbisë, e që asnjëherë nuk kanë arritur ta përmirësojnë gjendjen e shqiptarëve dhe ta ndalojnë diskriminimin e shtetit sërb ndaj shqiptarëve. Por, ne kësaj radhe kemi vendosur që ta rresepktojmë vendimin e shtetit amë, me mbështetjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke mbetur me shpresë se ky unifikim do të jetë i mbykqyrur nga ana e tyre”.

Partia Demokratike sipas Arifit, qysh nga vitit 2012 e ka shtrirë dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit dhe si primare ka pasur unifikimin e faktorit politik shqiptarë në komunën e Bujanocit. “Por atëher kur dolëm partia e parë fituese, bashkëpunimi me ne u refuzua nga pala tjetër për interesa të ngushta personale dhe kalnore. Gjithashtu dua të ritheksoj se edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2016, kur dolëm si partia e dytë kundrejt koalicionit të dy partive tjera shqiptare ne përsëri shtrimë dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit, por ndodhi ajo që sot po e përjeton gjithsecili” ka deklaruar Kryetari i PD-së.

Ai gjithashtu ka potencuar se, “bashkëpunimi ndërshqiptarë gjthmonë ka qenë i mirëseardhur nga ana e PD-së por për fat të keq në këtë aspekt kemi patur sulme e linçime të ndryshme. Për hirë të unitetit të shqiptarëve ne sot përsëri e shtrim dorën e bashkimit dhe bashkëpunimit, na priftë e mbara dhe shpresojmë të mos përsëritet e kaluara” ka deklaruar Arifi në një video postim. Sipas Marrëveshjes PD do të radhitet e treat në listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

Tottenham nuk dorëzohet, gati oferta e dytë për Muriqin

Tottenham Hotspur është duke kërkuar me çdo kusht një zëvendësues për të lënduarin Harry Kane.

Në krye të listës mbetet ylli i Fenerbahces, Vedat Muriqi, që sipas mediumit turk Askam, Tottenhami po përgatiti një ofertë të dytë për lojtarin.


Tottenham kishin provuar muaj më parë që të nënshkruajnë me Muriqin, por oferta ishte refuzuar nga klubi turk.   

Tani mësohet se Tottenham po përgatit një ofertë më të dytë dhe më të lartë se e para, që do t’i prezantohet Fenerbahces ditët në vijim.

Muriqi ka shënuar rregullisht në kampionatin turk, ku ka gjetur rrjetën 11 herë në 17 ndeshje. 

Lojtari njihet për forcën e tij dhe shpërthimin që ka pranë portë, një sulmues që do t’i jepte Tottenhamit mundësi në këtë fazë.

Jose Mourinho i ka kërkuar klubit sulmues dhe një duhet të vijë, por dëshira e portugezit është Muriqi, për atë do të provohet edhe një ofertë.

Shqiptarët e Luginës nuk lejohen të shkojnë nga Cyrihu në Prishtinë me pasaporta serbe

Vendimi që Kosova të mos e njohë pasaportën serbe, por vetëm letërnjoftimin e saj dhe certifikatat e lindjes, si masë reciprociteti, po u shkakton më së shumti telashe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Viktimë e këtij vendimi ka qenë edhe qytetarja A.A nga Presheva, e cila kishte planifikuar sot të udhëtonte nga aeroporti i Cyrihut për në Prishtinë. Ajo është kthyer mbrapsht ngase certifikata e djalit të saj nuk kishte fotografi, edhe pse djali është lindur në Zvicër dhe ka kartë identiteti të këtij shteti.

Ajo tha për albinfo.ch se kishte telefonuar në Ambasadën Kosovare në Bernë dhe në policinë zvicerane, por nuk kishte marrë përgjigje pozitive. “Është një vendim i pakuptimtë, si të udhëtojmë ne tani për në Prishtinë? Ne nuk mund të drejtohemi në konsullatën serbe në Cyrih”, ankohet A.A.

Derisa bileta iu dogj, ajo ishte maltretuar edhe për të kthyer bagazhin që tashmë ishte drejtuar për në Aeroplanin për në Prishtinë.

“As në rrugë tokësore nuk mund të shkoj në Gjilan”

Edhe J.J nga Bujanoci me vendbanim në Gjilan kishte pasur fatin e njëjtë ngase nuk kishte letërnjoftim të Serbisë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë më kanë thënë se mund të udhëtoj me këtë dokument ngase tashmë është e pamundur të marrë letërnjoftim serb me arsyetimin se unë nuk kam vendbanim në Bujanoc, Madje as në rrugë tokësore nuk mund të shkoj në Gjilan”, tha J.J për albinfo.ch.

Edhe agjencitë e udhëtimit po përballen për çdo ditë me raste të tilla. Menaxheri i “Rinori Travel”, Ismail Aliu, ka thënë për albinfo.ch se prej 9 janarit 2020, për çdo ditë ndodh të kthehen një ose dy udhëtarë që nuk kanë letërnjoftime por vetëm pasaporta të Serbisë.

“Sot, një udhëtare ishte detyruar të udhëtojë për në Beograd ngase kishte një rast të vdekjes, ndërsa raste të tilla kemi për çdo ditë dhe më së shumti po dëmtohen udhëtarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilëve në një farë mënyre u është ndaluar udhëtimi për në Prishtinë, ngase shumica nuk kanë letërnjoftime dhe certifikata të Serbisë”, ka thënë Aliu.

Ja çfarë thuhet në një letër qarkore

Një letër qarkore po qarkullon në Aeroportin e Cyrihut me njoftimin se shtetasit e Serbisë mbi moshën 16 vjeçare duhet të posedojnë edhe letërnjoftim për udhëtim.

“Shtetasit e Serbisë 16-vjeç ose më të rinj duhet të posedojnë një certifikatë lindjeje me një foto për udhëtim. Gjithashtu kartat e identitetit ose certifikatat e lindjes të lëshuara për shtetasit e Serbisë duhet të jenë të vlefshme për periudhën e qëndrimit të synuar”, thuhet në njoftim.

“Kufizimet e pranimit dhe tranzitit: Udhëtarët me pasaportë të lëshuar nga Serbia nuk lejohen të bëjnë hyrje. Në rast të moslejimit ose kthimit të pasagjerit si mungesë e informimit dhe posedimit të dokumenteve përkatëse, përgjegjësia mbetet tek ju, mjetet nuk kthehen”, thuhet më tutje në njoftim.

Masa reciproke

Ka 5 muaj e më shumë që institucionet e Kosovës kanë vendosur masë reciproke ndaj Serbisë.

Bëhet fjalë për pasaportat e shtetasve të Serbisë, të cilët më nuk mund të udhëtojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e këtë masë tani po e aplikon edhe Aeroporti i Cyrihut. Qytetarët e Serbisë mund të udhëtojnë përmes aeroportit vetëm nëse kanë një letërnjoftim ndërsa ata nën moshën 16 vjeçare, duhet të kenë certifikatën me fotografi.

Ndryshe, Serbia nuk njeh pasaportat e as shtetin e Kosovës, e për të kaluar çdo pikë kufitare që lidh Kosovën me Serbinë qytetarët e Kosovës këtë duhet ta bëjnë vetëm me letërnjoftime.

Grenell nis sonte vizitën në Kosovë, takohet me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë sonte në një darkë pune me emisarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Vizita emisarit amerikan në Kosovë vjen pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë e Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.

Grenell, i cili ka mbërritur sot në Prishtinë, do të qëndrojë edhe nesër ku do të zhvillojë disa takime me përfaqësues institucionesh dhe të partive politike.

LDK, ka konfirmuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në orën 11:30 pret në takim të Dërguarin e Posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell.

 Ndërsa, të premten do të udhëtojë në Beograd, ku do të takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Komunën e Bujanocit përgjatë ditës së sotme e ka vizituar Ambasadori i SH.B.A-së i akredituar në Beograd Anthony Godfrey

Komunën e Bujanocit përgjat ditës së sotme e ka vizituar Ambasadori i SH.B.A-së i akredituar në Beograd Anthony Godfrey i cili u prit nga kryetari i komunës Shaip Kamberi. Ambasadori Godfrey dhe kryetari Kamberi kanë biseduar për problemet thelbësore që preukupojnë qyetëtratë shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Pas takimit, në prononcim për media, kryetari Kamberi falenderoi për vizitën e parë ambasadorin amerikan. “Falenderojmë ambasadorin amerikan i cili shprehu interesimin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjendjen tonë, nga ku e njoftova për problemtaikat e diplomava integrimin e shqiptarëve nëpër organe shtetërore, zhvillimin ekonomik të rajonit, dhe sigurisht me ndërtimin stabilitetit në ketë rajon që është shumë I rëndësishëm Lugina e Preshevës, si një rajon që gjendet në mesin e shumë shteteve ka dhe mundë të ketë ndikim në rajonin më gjerë, prandaj ruajtja e stabilitetit është një detyrë parësore për gjithë neve, dhe prezenca e Ambasadës amerikane, jep shtysë që kjo gjendje të ruhet.

Ndërkaq nga ana tjetër, ambasadori Godfrey, theksoi se: Sfidat me të cilat ballafaqohen ky rajon janë tejet të mëdha, por më pëlqen qasja e kryetarit të komunës ku dialogu me Beogradin duhet të jetë aktiv, gjithashtu aty futet edhe pjesëmarrja në zgjedhje. Gjithashtu kemi parasysh edhe sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohen ky rajon, nga ku presim një qasje tjetër” – deklaroi ambasadori i cili po qëndron për një vizitë tre ditore në Luginën e Preshevës.

Reagon Presidenti Donald Trump pas marrëveshjes Kosovë-Serbi: Një tjetër fitore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar me një cicërimë në Twitter për marrëveshjen e re për linja ajrore Kosovë-Serbi, të arritur sot në Berlin të Gjermanisë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot një marrëveshje për një linjë ajrore Prishtinë-Beograd.

Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Kosovën, Richar Gernell.

E pas kësaj arritje ka ardhur edhe reagimi i presidentit Donald Trump.

“Të gjithë thanë se nuk do të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë do të këtë linja direkte ajrore në mes të Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit për @WHNSC,  ambasador Robert O’Brien dhe ambasador @RichardGrenell!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Lajmi për hapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd është bërë në kryeqytetin gjerman ku janë duke qëndruar zyrtarë të lartë të administratës amerikane në Konferencën për Libinë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Robert O’Brien.

Dje u vendos gurthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut

Në varrezat e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit, në mënyrë solemne është vendosur gurëthemeli i pllakës përkujtimore të veprimtarit Jonuz Musliu.

Familjarë, përfaqësues politik e institucional morën pjesë në këtë ceremoni të fillimit të punës për ndërtimin e pllakës përkujtimore si dhe u mbajtë turneu memorial i shahut “Jonuz Musliu”, në shtëpinë e kulturës  në Bujanoc.

Aktivitet në kuadër të aktivitet “Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut”vazhdojnë të hënën më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc duke filluar nga ora 13:00.

Organizohet akademi përkujtimore për Jonuz Musliun në Bujanoc (agjenda)

Me rastin e dy vjetorit të vdekjes së liderit të Lëvizjes së Progresit Demokratik,  Jonuz Musliu organizohet akademi përkujtimore dhe aktivitet tjera përcjellëse në komunën e Bujanocit, shkruan Titulli.com.

Aktivitetet fillojnë më 18 janar me vedosjen   e gurëthemelit të pllakës përkujtimore në vendlindjen e tij ndërsa  përfundojnë më 20 janar me akademinë në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

Këshilli organizativ ftonë për pjesëmarrje ndërsa organizimi mbështetet nga komuna e Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Jonuz Musliu, në kohën  e vdekjes ishtë në pozitën e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe kryetarit të kuvendit komunal të komunës së Bujanocit.

I ndjeri Musliu ishte kryetar i kuvendit të komunës së Bujanocit,  kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe mbrojtës  politik  i të drejtave të shqiptarëve në Luginë të  Preshevës dhe njëri nga të vetmit që në vazhdimësi përsëriste qëndrimin se duam bashkim me Kosovën.

Jonuz Musliu, ish i burgosur politik dhe veprimtar në fillim rreshtohet në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pas luftës ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës ndërsa ishte ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe  ka drejtuar Këshillin Politik të UÇPMB-së , një formacion ushtarak i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në këtë rajon./Titulli.com/

“Skenari i Nënës” dokumentari i cili përloti mbrëm një numër të madh të publikut

Mes lotësh dhe duartrokitjeve u prit premiera e filmit dokumentar “Skenari i Nënës” i shfaqur mbrëm në pallatin e kulturës në Presheve, në prani të shumë spektatorëve të cilët kishin ardhur mbrëm jo vetëm të shohin ktë dokumentarë por njëkohsisht edhe të respektojnë personazhin kryesorë siç ishte në këtë rast Avni Hetemi, i cili jetën e tijë pas moshës 3 vjeç e kaloi në karrocë.

Personazhi i këtij dokumentari filmik, Avni Hetemi, ndonëse është një person me aftësi të veçanta, ai,është një djalosh komunikativ dhe i shoqërueshëm me të gjithë. Regjisori i këtij filmi dokumentar, Kastriot Saqipi, nuk e ka pasur vështirë, të realizoj një projekt të tillë filmik, meqë ka të bëjë me një djalosh, vërtet, ambicioz dhe shumë energjik, i cili përkundër vështirësive në qarkullim, nuk ndalet dot me karrocën e tij, qoftë në aktivitete private, qoftë edhe në ato shoqërore.

Nderkaq per producentin Gani Veseli nuk ishte e leht te marre mbi supe nje projekt te ketij lloji por kur ke vullnet te mire padyshim se çdo projekt finalizohet me sukses shtoi ai, andaj dhe idea e ketij dokumentari ishte që këtyre personave ti kushtojmë rëndësi më të madhe dhe mos ti shohim ndryshe shprehet producenti Veseli.

Publikohen pamjet e sulmit ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri malazez Dusko Markovic tregoi se mbrëmjen e kaluar, ka pasur një tjetër sulm ndaj ambasadës malazeze në Beograd.

“Qëndrimi i autoriteteve serbe është tronditës. Mali i Zi po përballet edhe një herë me sfidimin e pavarësisë dhe lirisë së tij. Por ne do ta mbrojmë vendin tonë, pavarësisht urrejtjes që ushqehet nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve tanë”, ka shkruar ai.

Me qindra mbështetës të kishës ortodokse serbe e mësynë edhe në 28 dhjetor ndërtesën e ambasadës malazeze, drejt të cilës hodhën flakadanë, vezë e përsëritën slogane përmes të cilave kërkonin që ambasadori i Malit të Zi në vend të shpallej persona non grata.
Kisha Ortodokse serbe pretendon se përmes miratimit të ligjit për komunitete fetare, autoritetet malazeze mund të konfiskojnë pronat e saj.