Ballina Blog Faqe 37

Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë: Karriget i kemi por jam i bindur që më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve

Menjëherë pasi mori zyrtarisht mandatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mblodhi qeverinë.

Kabineti i tij qeveritar, ka 2 zëvendëskryeministra e 15 ministra.

Kurti, duke iu drejtuar ministrave të tij, theksoi se “takimet tona do të jenë të shpeshta e të shumta që ta koordinojmë punën”.

“Mos të harrojmë, qeverisja jonë është pasqyrë në të cilën qytetarët do të shohin vetveten, të jetë kjo pamje që ata duan ta shohin vazhdimisht”, u shpreh Kurti.

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha”, tha ai

Arifi : Presim që Qeveria Kurti të përkushtohet më shumë ndaj Luginës

Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës kanë përshëndetur formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe zgjedhjen e Albin Kurtit për kryeministër.

Nagip Arifi, kryetar i Partisë Demokratike ka uruar që qeveria e re të jep maksimumin për të punuar sa më intenzivisht dhe që fjalët e dhëna të shndërrohen vepra në realitet.

“Të vetëdijshëm për proceset shumë të rëndësishme që po e presin Kosovën dhe shqiptarët brenda e jashtë saj, angazhimi dhe kryerja e detyrës me përkushtim të lartë jep shpresë se çdo sfidë do të tejkalohet në favorin tonë”, ka shkruar Arifi. 

Kryeministri Kurti u drejtohet qytetarëve: Pavarësisht kënd e keni votuar unë do të dëgjoj zërin tuaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas betimit ka mbajtur edhe një fjalë rasti para deputetëve të cilët kanë votuar për krijimin e institucioneve të reja.

Fjalimin e Kurtit në sallë se kanë dëgjuar deputetët e opozitës të cilët kanë lëshuar sallën para se të hidhej në votim qeveria Kurti.

Kurti ka thënë se me themelimin e kësaj qeverie kanë fituar qytetarët dhe populli.

Kryetari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do të bëjë maksimumin dhe se do të dëgjojë zërin e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh se kënd e kanë votuar.

Një pjesë nga fjalimi i Kurtit:

Sot kanë fituar qytetarët. Sot pushtetin e shtetin e ka fituar populli. Ne jemi kalimtar e shërbëtor që punojmë në emër të popullit e për popullin. Populli mbetet i përhershëm e ne jemi të zëvendësueshëm.

Unë zotohem këtu para jush që do të jap maksimumin për të mirën e të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.

Pavarësisht kënd e keni votuar unë do të dëgjoj zërin tuaj, sidomos kur nuk pajtohemi. Sot fillon rruga jonë e punës së palodhshme për të sjellë ndryshimin.

Sot mbaron mënyra e vjetër e të bërit politikë dhe fillon një etapë e re e të bërit qeveri.

Nga sot ka një lidership të ri, që i konsideron aleatë ata që tregojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Le t’i mbajmë pushtetet e ndara në një shtet të përbashkët.

Populli na ka zgjedhur të punojmë për interesat e tyre dhe jo për interesa personale a grupore.

Ata që na njohin, u themi që do të fuqizojmë partneritetin. Ata që hezitojnë të na njohin u themi që do të punojmë ta marrim njohjen tuaj.

Ata që synojnë ta na ndajnë e mohojnë, u them që Kosova ka një kryeministër të ri dhe që ajo kohë ka mbaruar. Ne synojmë bashkërisht anëtarësimin në BE dhe NATO, e kultivim të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga sot do të flasim më pak e do të punojmë shumë më shumë.

Cakaj: Suksese LVV-së dhe LDK-së, në formimin e Qeverisë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në formimin e Qeverisë së re.

Cakaj ka pohuar se në sfidat e shumta që qëndrojnë para,  bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm.

“Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverinë e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Arritjen e koalicionit LVV-LDK, e kanë përshëndetur edhe presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë.

Hapet pikë e re kufitare që lidh Kosovën dhe Maqedoninë

Nga sot është hapur pika kufitare Stanqiq-Bellanoc, e cila do po konsiderohet si lehtësi në qarkullim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

Zëvendëskryeministri në detyrë Enver Hoxhaj hapjen e kësaj pike kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore e konsideroi si një gur themel të ri në miqësinë në mes dy vendeve.

Sipas tij kjo pikë kufitare do përafroj njerëzit, por që do ketë impakt edhe në aspektin ekonomik.

“Kjo pikë kufitare do të përafrojë dhe si të shpejtojë lëvizjen e lirë të njerëzve. Nëse dikush nga Gjilani është dashur të udhëtojë 50-70 kilometra nga sot do ta ketë më shkurt rrugën… Mendoj se do ketë përfitime edhe ekonomike meqë një pikë kufitare do mundësojë që të lëvizin edhe mallrat edhe kapitali dhe kjo pjesë e Kosovës do ketë impakt edhe në zhvillimin e saj ekonomik. Dhe së fundmi është edhe një mundësi e mirë për të treguar se marrëdhëniet e Kosovës me Maqedoninë Veriore janë të shkëlqyera”, tha Hoxhaj.

Kurse, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani pikën kufitare Stanqiq -Bellanoc e vlerësoi si një kapitull të ri që është hapur në mes Kosovë  dhe Maqedonisë Veriore. Vonesat për inaugurimin e kësaj pike kufitare Osmani  i ka arsyetuar me ndryshimet që është dashur të bëhen në aspektin ligjor.

“Ky nuk është vetëm një kalim tjetër kufitar është ekskluziv në shumë aspekte. Është i vetëm objekt në rajon iu garantoj i cili gjendet në dy anët e kufirit dhe e keni një dhomë në Kosovë dhe një në Maqedoninë e Veriut dhe kjo e ka krijuar kompleksitetin më të madh për shkak se ligjet shohin tërësi funksionale të objektit dhe nuk pranojnë ligjet gjysmë objekte dhe kjo ka kërkuar ndryshime ligjesh, ndryshime rregulloresh, koordinime të shumta prandaj kjo është ditë e madhe për shkak të kompleksitetit. Është ‘One Stop Shop’ i parë në mes të Maqedonisë dhe Kosovës dhe po hapim një kapitull të ri në këtë drejtim”, tha Osmani.

 Të lumtur që tani përmes pikës kufitare Stanqiq- Bellanoc do të qarkullojnë më lehtë janë shprehur edhe qytetarët të cilët ishin të shumtë në këtë përurim.

Për herë të parë këtë rrugë po e përshkon, Xhevat Zymberi i cili po udhëtonte nga Sllupqani, fshat ky i Kumanovës, për në Kosovë. Sipas tij sa më shumë pika të tilla kufitare aq më lehtë do jetë për qytetarët.

“Shumë na e lehtëson me 15 kilometra tani e kalojmë kufirin… Sa më shumë të ketë aq më mirë na bënë neve”, tha Zymberi.

Në këtë pikë do të mund të kalojnë vetëm njerëzit dhe automjetet e vogla, dhe vetëm pas gjashtë muajve edhe automjetet e rënda e mallrat.

Pika kufitare që lidh Kosovën më Maqedoninë Veriore është financuar nga BE-ja, ndërsa ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 2018.

Koalicioni Nisma-AKR drejt prishjes, shkak emërimi i Haxhi Shalës si shef i Grupit parlamentar

Emërimi i Haxhi Shalës si shef i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, siç duket do të jetë shkaktar i prishjes së mundshme të koalicionit Nisma-AKR.

Të paktën kështu ka lënë të nënkuptohet, nga deklarata e Jetlir Zyberajt, këshilltarit të ministrit të jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se AKR nuk është konsultuar fare për këtë vendim.

“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi ynë me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.

Tërnocasi Bashkim Ajdini shënon supergol kundër ekipit të Besar Halimit e Leart Paqaradës

Tërnocasi Bashkim Ajdini ka shënuar një gol të bukur kundër Sandhausenit të Leart Paqaradës dhe Besar Halimit

Osnabruck është duke luajtur me Sandhausen në kuadër të javës 19-të në Bundesliga 2, në një ndeshje ku kanë shënuar gol dy shqiptarë.

Leart Paqarada shënoi nga penalltia për Sandhausenin, ndërkaq Bashkim Ajdini realizoi një gol të bukur për Osnabruck.

Kujtojmë që Bashkim Ajdini vjen nga fshati Tërnoc, e karrieren e tij e ka shpëtuar për fatin që kishte mbiemrin gjerman Renneke.

Haradinaj: Pas planit për Lindjen e Mesme, presim nga Trump ide konkrete edhe për rajonin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për dy marrëveshjet e nënshkruara në Berlin në mes të zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë

I pyetur për marrëveshjen për hekurudha që u nënshkrua të hënën, Haradinaj tha se do të kenë këto ditë një takim për të diskutuar të.

“Marrëveshjet zakonisht njëherë janë materie për diskutim për analizë, ne e kemi arrit një diskutim për të besoj ose sot ose nesër do ta vazhdojmë një takim të punës, për të gjithë ata që janë të kyçur këto marrëveshje edhe kjo për hekurudhën janë ndihmesë për qytetarët e Kosovës në interes tonin, e dini sa numër i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë nëpër Serbi ne i japim më shumë mundësi qytetarëve tonë për qarkullim të lirë. Të gjitha këto marrëveshje janë ecje përpara, janë forcim i sovranitet tonë. E shoh se ka një hezitim, skepticizëm se s’jemi mësu me lajme të mira”, thotë Haradinaj.

Ai shton se sa më shumë tema që të zgjidhen në mes të dy shteteve, afrohet njohja reciproke.

“Sa më shumë tema që hjeken mes nesh dhe Serbisë, mbetet më pak, ajo më pak është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Shpresoj që të shfrytëzohet kjo kohë që të përgatitet kontrata për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të vjen edhe dita kur të ndodhë një takim intensiv deri në marrëveshje për njohje që do të ishte edhe interesa i yni, shpresoj që kjo energji e ambasadorit Grenell të shfrytëzohet edhe nga BE-ja dhe Berlini zyrtar, një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë kërkon darkodimin e të gjithëve, të SHBA-së dhe BE-së që mbulon një konto financiare të të dy vendeve tona, shpresoj që të bashkohet kjo energji të shkurtojmë kohën”, shton kryeministri në detyrë, duke pohuar se nuk mund të bëhet fjalë për një marrëveshje të shpejtë, pasi që është pritur që 20 vjet për këtë gjë. Ai tha se pas planit të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, presin ide konkrete edhe për rajonin.

“S’mund të jetë marrëveshje e shpejtë, kemi pritë 20 vjet për një marrëveshje të tillë. Plani i presidentit Trump për Izraelin dhe Palestinën na jep një shpresë të madhe që mund të vijnë me një ide konkrete edhe për rajonin tonë, nuk besoj që SHBA do të shtijnë letra miliona dollarë se ne jemi në Evropë, po është me rëndësi që të arrihet te marrëveshja”, tha Haradinaj.

Organizohet koncert nga SHKA Presheva

Në patronatin e kryetarit të komunës së Preshevës në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica organizohet koncert ku do të performojnë Shoqëria Kulturore Artistike PRESHEVA.

Koncerti mbahet më datë 29 Janar 2020 në ora 19.00 ku hyrja është pa pagesë.

Në kuadër të këtijë koncerti do të ketë prezantim të këngëve të mirëfillta popullore nga këngëtarët e Shoqërisë Kulturore Artistike PRESHEVA.

Artisti, këngëtari, intrumentisti në skenë pa publik është i vetëm.

Publiku na mban gjallë për të punuar dhe vepruar më tutje kanë thënë kështu në studion e portalit preshevacom drejtuesit e Shoqërisë Kulturore Artistike PRESHEVA, Bashkim Halimi dhe Skender Halimi.

Drejtuesit e SHKA PRESHEVA ftojnë qytetarët të vinë nesër në koncert dhe të përcjellin performacën e këngëtarëve preshevarë./presheva.com/

20 vjet nga dalja në skenë e UÇPMB-së (FOTO)

Në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit para 20 viteve doli në skenë Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) e cila ishte në fushëbetejë me forcat ushtarake e policore të Serbisë.

Kjo paraqitje e pjesëtarëve të UÇPMB-së u bë gjatë varrimit të dy vëllezërve Saqipi të vrarë në Doborosin. 

Ish-pjesëtarët e UÇPMB-së u amnistuan nga kuvendi i Serbisë me dekret të veçantë, mirëpo disa nga ata u burgosën ndërsa të tjerët u arratisën në Kosovë dhe disa të tjetër në vendet evropiane, shkruan Titulli.com. 

Në muajin maj të vitit 2001 u nënshkrua marrëveshja e demilitarizimit apo siç njihet në opinion marrrëveshja e Konçuli për t’i hapurr rrugë prosperimit, zhvillimit dhe vancimit të pozitës shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Ky përvjetor nga organizata OVL- e UÇPMB-së në Bujanoc është shënuar me vendosjen e kurorave lule në varrezat në fshatin Dobrosin, Tërnoc dhe akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës në Bujanoc./Titulli.com/