Ballina Blog Faqe 36

Në Preshevë u mbajt punëtoria me temë: Hartimi i Planit të shëndetit publik

Në kuadër të aktivitetit të përfaqësuesve të Konferencës së përhershme të qyteteve dhe komunave (SKGO) lidhur me përgatitjen e anëtarëve të grupeve punuese të komunave të Rrethit të Pçinjës, komuna e Preshevës ka qenë nikoqire e punëtorisë së parë. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësuesit e grupeve të punës për përpilimin e Planit të shëndetit publik të komunave Rrethit të Pçinjës, si dhe përfaqësuesit e Entit të shëndetit publik me seli në Vranjë. Në kuadër të këtij aktiviteti parashihet që komunat pjesëmarrëse të këtij programi, deri në korrik të këtij viti, të hartojnë Planet e shëndetit publik për periudhën vijuese, me qëllim të listimit të aktiviteteve dhe planifikimit të mjeteve buxhetore për realizimin e këtyre planeve. Hartimi i Planit të shëndetit publik është obligim ligjor për komunat, në bazë të Ligjit të shëndetit publik.

Mbahet trajnim dy ditorë në Preshevë nga Enti për Punësim i Vranjës

Enti për Punësim me përfaqësues të Filijales së Vranjës kanë mbajtur trajnim dy ditorë për “Zhvillim të ndërmarrësisë” Me ndjekjen e këtij trajnimi pjesëmarrësit do të çertifikohen, njëkohësisht do të përfitojnë të drejtën për të përfituar nga programi i subvencioneve për vetpunësim (hapjen e bizneseve të reja) për vitin 2020. Ky program do të financohet nga Enti për Punësim si dhe Komuna e Preshevës. Andaj inkurajojmë të gjithë pjesmarrësit në trajnim të rrinë në gatishmëri për të aplikuar me projekte konkrete në kohën kur thirjet do të happen, si dhe për çdo informatë shtesë të lajmërohen tek Enti, zyra në Preshevë.

Telefonat e rinjë të Samsung janë shumë të shtrenjtë, po përcaktojnë një trend shqetësues

Këtë vit, shumica e telefonave Android premium do të kenë lidhje 5G sepse çipi i fundit premium nga Qualcomm mbështet 5G si parazgjedhje.

Kjo është mjaft e nevojshme, pasi 5G thuhet se paralajmëron në një epokë të re të shpejtësive të larta, të përgjegjshme të internetit në telefonat tanë, duke bërë çdo shpejtësi të ngadaltë nga rrjetet e sotme 4G LTE një gjë të së kaluarës.

Por 5G po duket të jetë një risi e shtrenjtë,  shkruan Business Insider.

Telefonat e fundit të Galaxy S20 të Samsung janë ndër të parët që ekzekutojnë në çipin 5G Snapdragon 865, dhe janë tepër të shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Telefonat inteligjentë në përgjithësi kanë qenë në trend të shtrenjtimit, por të paktën zakonisht ekziston një alternativë më pak e kushtueshme.

Mirëpo, jo këtë herë me formacionin Samsung S Galaxy, dhe kjo po vendos një precedent shqetësues që sugjeron që 5G është vetëm për ata që mund ta përballojnë atë.

Pa dyshim, telefonat inteligjentë janë duke u bërë më të shtrenjtë, por prodhuesit e smartphone-ve si Apple dhe Samsung gjithashtu kanë ofruar alternativa më të lira për t’iu kundërvënë rritjes së çmimeve – ka pasur një iPhone Xr 750 $ për iPhone XS 1.000 dollarë në vitin 2018, iPhone 11 prej $ 750 për iPhone 11 Pro në vitin 2019, dhe Galaxy S10e 750 dollarë për $ 900 Galaxy S10 në 2019.

Vuçiq: Ishte një takim i ashpër me Kurtin

Pas takimit të mbajtur për Ballkanin Perëndimor, ku po merrte pjesë edhe Albin Kurti, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar mediave duke thënë se ka qenë një takim i ashpër, por që sipas tij, ai ka mbrojtur popullin serb.

Në orët e para të pasdites në Munih të Gjermanisë prapa dyerve të mbyllura është mbajtur takimi për Ballkanin Perëndimor, ku ka marrë pjesë presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës.

Takimi është mbajtur sipas rregullave të “Chetnam House”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk mund të shprehin ato që është thënë brenda, por sipas mediave serbe, Vuçiq ka thënë se ishte një “takim i ashpër”.

“Kam luftuar për interesa të Serbisë dhe kam mbrojtur popullin serb, kjo është puna ime”, ka thënë Vuçiq.

Edhe pse sipas tij është mirë që ky takim është mbajtur, ai tha se do të ketë shumë probleme me të cilat do të ballafaqohet. Gjithashtu pretendon se disa zyrtarë nga Prishtina, sipas tij janë të papërgjegjshëm.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se pret të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Beogradin gjatë këtij viti, ku tha se disa në Prishtinë thirren në SHBA, derisa tjerët në Gjermaninë.

Delegacioni nga Shqiperia u prit sot nga Ardita Sinani

Gjatë ditës së sotme kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj priti në takim delegacionin nga Shqipëria, Jemin Gjanën, anëtarë i kryesisë së PD-së, Enver Ferizaj, kryetar i Unionit Kombëtarë të Agrobiznesit Shqiptar dhe Selim Istrefi, biznesmen dhe zv.kryetar i Unionit Kombëtarë të Agrobiznesit Shqiptar.

Delegacioni nga Shqipëria u njoftua nga kryetarja Sinani me gjendjen reale me të cilën përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Theks të veçantë në këtë takim kishte sfera e zhvillimit ekonomik, e veçanërisht problemet me të cilat përballen ndërmarrësit e Luginës në plasimin e produkteve të tyre.

Interi dëshiron Aubameyangun nëse Lautaro Martinez largohet

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang shihet si pasues ideal i Lautaro Martinezit nëse vendos të largohet nga Interi në verë.

Lautaro Martinez ka befasuar të gjithë me potencialin e treguar këtë sezon, duke shënuar shumë gola dhe dhënë asistime.

Forma e tij e mira dhe mosha e re kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, në veçanti Barcelona.

Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit

Barcelona e gatshme të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit

Frika se ylli argjentinas mund të largohet në verë ka bërë që Nerazzurrët të mendojnë për pasuesin e tij.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi i Antonio Contes po përgatitet për një sulm për sulmuesin e Arsenalit, Aubameyang nëse Lautaro do të largohet gjatë verës.

Reali fuqishëm në garë për Lautaron, planifikon t’ia paguajë klauzolën dhe t’ia pesëfishojë rrogën

Raporti i këtij mediumit shton se jo vetëm Barcelona është e interesuar për sulmuesin, por edhe Manchester Cityt dhe Real Madridi kanë qenë gjithashtu në kontakt në lidhje me disponueshmërinë e tij.

Dhe me Aubameyang që tani hyn në vitin e fundit të kontratës së tij te Arsenali, një transferim i sulmuesit nga Gaboni mund të jetë në kartat e klubit nga Serie A.

Sulmohet ne vendin e punes Dr.Mejdi Zeqiri

Tre persona nën ndikimin e alkoolit, (sipas burimeve të presheva.com të nacionalitetit rom) gjatë mbrëmjes së të enjtës e kanë sulmuar fizikisht Dr. Mejdi Zeqirin në vendin e tij të punës, në repartin e Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Sipas Zeqirit, rreth orës 22h tre persona kanë hyrë në ordinancë. Të gjithë kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa njëri prej tyre nën ndikim më të madh të alkoolit dhe me dhimbje të veshkëve.
Pasi që Ai i kishte përgatit terapinë, njëri nga sulmuesit ka ndërhyrë duke mos lejuar që ti vendosë infuzionin, njëkohësisht duke sharë dhe bërtitur ka kërkuar nga ai që ti shkruaj udhëzim për Vranjë, gjë të cilën e kishte bërë, ka shpjeguar Dr. Zeqiri. Megjithatë, kur Dr. Zeqiri i ka sqaruar se nuk ka automjet të lirë për ta transportuar për në Vranjë, njëri prej tyre fizikisht e ka sulmuar atë.
Me kte rast ka reaguar edhe Shoqata e mjekëve të Luginës.
Nëpërmjet një statusi të publikuar në faqen zyrtare të tyre, mjektë shqiptarë në Luginë të Preshevës, kanë dënuar ashpër sulmin ndaj kolegut të tyre në Bujanoc, dhe njëkohësisht kanë kërkuar që organet e rendit të zbardhin rastin dhe të marrin masa ndaj agresorëve.
Njëkohësisht kjo shoqatë ka ngritur zërin për fakrtin se rasti i djeshëm nuk është, por në kontuinitet këto raste po përsërirte dhe po kërcënohet personeli mjekësor

Pamje përrallore në stinën e dimrit, në Karadakun e Preshevës (FOTO)

Stina e dimrit padyshim që zbukuron secilin vend që mbulohet me bardhësinë e borës, shkruan IndeksOnline.

Njësoj edhe në kufirin Kosovë-Preshevë, saktësisht te Karadaku i Preshevës mund të shihni pamje të mrekullueshme e me bukuri natyrore në stinën e ftohtë.

Në disa fotografi më poshtë ju sjellim pamje përrallore të kësaj pjese.

Përfaqsues të Ambasadës Holandeze vizitojnë komunën e Preshevës

Sot Zëvendës Kryetari i komunes Z. Armend Aliu priti në takim sekretarin politik të Ambasadës Holandeze Z. Hugo Grondel dhe sekretarin e parë si dhe koordinatorin e Ambasadës Holandeze për Ballkanin Perendimor Z. Wouter Simonis.

Përveç informimit të rregullt mbi mbarëvajtjen e proceseve politike dhe projekteve në Komunën e Preshevës, temë e bisedimeve ishte edhe lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare, iniciativë e cila u përshëndet nga përfaqësuesit e Ambasadës së Holandës.

Komuna e Preshevës është e përkushtuar në krijimin dhe zhvillimin e raporteve miqësore me të gjitha Ambasadat.

Grenell i kërkon Kurtit ta heqë taksën, paralajmëron një marrëveshje Kosovë – Serbi

Richard Grenell i kërkon Qeverisë së Albin Kurtit që ta heqë sa më shpejt tarifën ndaj Serbisë, derisa paralajmëron ‘lajme të reja’.

Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës, që të heqë sa më shpejt tarifën ndaj produkteve serbe.

Grenell, i cili është edhe ambasador i SHBA’së në Gjermani, ka thënë për Associated Press se “presin që tarifat të hiqen menjëherë”.

Ai thotë se është në interes të Kosovës që ta largojë tarifën prej 100 për qind që Qeveria Haradinaj i kishtë vënë mallrave serbe dhe boshnjake në nëntor të vitit 2018.

“Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë liderëve partiakë në Kosovës se heqja e tarifave është në interes të Kosovës dhe dëshirës për të joshur biznese të reja”, është shprehur Genell.

Ndërkaq, i deleguari i Trumpit, i cili së fundmi ka befasuar me ndërmjetësimin në arrijtjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, paralajmëron lajme të reja.

“Kemi progres histori. Do të ketë njoftime të reja së shpejti sepse dy palët janë të interesuara të ecin përpara. Këto lëvizje do të krijojnë një jetë më të mirë për popujt e rajonit”, ka thënë Grenell.