Ballina Blog Faqe 39

Irani pas vrasjes së gjeneralit: Do të hakmerremi ndaj Shteteve të Bashkuara

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi për ‘hakmarrje të ashpër’ për ‘kriminelët që gjakosën duart e tyre të urryera me gjakun e tij’, ndërsa ministri i jashtëm e quajti vrasjen e gjeneralit Qassem Solemaini, si një ‘një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës’.

Soleimani, gjenerali i rangut më të lartë në ushtrinë iraniane dhe përgjegjës për formimin e politikës së jashtme të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme, u vra me një sulm me dron afër aeroportit të Bagdadit, gjatë orëve të hershme të ditës së sotme

Raketat vranë edhe Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendës komandant i militantëve të mbështetur nga Irani në Irak, të njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor, që gjatë të martës, e rrethuan ambasadën amerikane në Bagdad.

Kryeministri irakian, Adil Abdul-Mahdi pretendon se ky sulm me raketa mund të ‘shkaktojë një luftë shkatërruese në Irak’, duke shtuar është “një shkelje e pacipë e sovranitetit të Irakut dhe një sulm i ashpër ndaj dinjitetit të kombit”.

Ndërkohë, Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se ‘do të bëjmë hakmarrje shkatërruese për vrasjen e padrejtë të Soleimanit. Ne do të marrim hak nga të gjithë ata të përfshirë dhe përgjegjës për vrasjen e tij.’

Vetura e djegur, brenda së cilit ndodhej gjenerali Solemaini

Presidenti Hassan Rouhani, shtoi se ‘martirizimi i Soleimanit nga agresori dhe Amerika kriminale, e ka trishtuar zemrën e kombit të Iranit dhe të gjitha kombeve të rajonit.’

Vdekja tij e ka ‘dyfishuar vendosmërinë e kombit të Iranit dhe kombeve të tjera të lira, të qëndrojnë kundër ngacmimit të Amerikës dhe të mbrojnë vlerat islamike’, tha Rouhani.

Pentagoni ka konfirmuar se presidenti, Donald Trump ka urdhëruar një sulm ajror që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare Qassem Soleimani, kreun e fuqishëm të elitës së Forcave Quids të Iranit.

Shkak Ligji për fetë, protestuesit në Mal të Zi përleshen me policinë

Policia e Malit të Zi përdori gazin lotsjellës vonë të dielën për të shpërndarë dhjetëra mbështetës të Kishës Ortodokse Serbe që ishin duke protestuar ndaj një ligji të ri për bashkësitë fetare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, protestuesit në Zeta, jashtë kryeqytetit, Podgorica, sulmuan policinë me gurë, duke plagosur katër, dhe përdorën drunj për të bllokuar shkurtimisht rrugën që të çon në aeroportin kryesor të Malit të Zi.

Në qendër të qytetit, policia përdori gjithashtu gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të mbledhur pranë katedrales ortodokse. Protestat përfunduan pa incidente në tre qytete të tjera.

Tubimet erdhën pasi Këshilli i Kishës Ortodokse Serbe, lëshoi një deklaratë duke u kërkuar besimtarëve “të mblidhen në tempuj për t’u lutur … dhe të tregojnë se ne nuk do të tundemi para regjimit malazez”.

Ndërkohë, në një deklaratë, policia malazeze akuzoi kishën për nxitje të dhunës.

“Deklaratat po çojnë në pengesa të rendit publik dhe plagosjen e oficerëve të policisë”, thuhet në deklaratë.

Sipas Ligjit, të miratuar të premten, bashkësitë fetare duhet të provojnë se kishin pronat para vitit 1918, kur Mbretëria e Malit të Zi u bashkua me Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve, paraardhësin e Jugosllavisë.

Nëse ata nuk mund ta vërtetojnë pronësinë, shteti do të marrë përsipër pronësinë mbi pronën e tyre.

Kisha Ortodokse Serbe thotë se shteti malazez dëshiron të kapë pasuritë e tij, diçka që qeveria mohon.

Kurti sërish refuzon ftesën e Thaçit për t’u mandatuar për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje i ka refuzuar dy takimet e ftuara nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për marrjen e mandatit të kryeministrit.

Vetëvendosje letrën drejtuar Thaçit e ka publikuar në rrjetin social, Facebook.

“Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale, pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja”, është shprehur Kurti.

Ndërkaq, Thaçi sot gjatë ditës e ka ftuar dy herë Albin Kurtin të takohet me të, mirëpo siç është bërë e ditur nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti nuk gjendet në Prishtinë.

Pas seancës konstituive të Kuvendit, të premten dy partitë që synojnë formimin e qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zgjedhur të heshtin. Nuk është raportuar as për ndonjë nismë të re për vazhdimin e bisedimeve.

Në bazë të Kushtetutës, fillimisht presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, në këtë rast Vetëvendosjen, për ta formuar Qeverinë.

Në bazë të Kushtetutës, kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e legjislativit.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Por, në rast se as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre.

SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Pas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadës së Britanisë së Madhe, edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të  institucioneve të Kosovës.

Në postimin e Ambasadës amerikane në Facebook theksohet se qytetarët me padurim po presin formimin e Qeverisë së Kosovës që do të sillte ndryshime pozitive.

“Ne i bashkohemi thirrjes së Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovës. Qytetarët e Kosovës mezi presin formimin e qeverisë që do të sillte ndryshimet pozitive”.

Ndryshe, sot gjatë ditës ka reaguar Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Ambasada britanike.

Zyra e BE-së në një deklaratë për media thekson “ Ne besojmë se palët në fjalë do të arrijnë konsensusin e nevojshëm për të tejkaluar sfidat e mbetura”.

“Kosova duhet që me urgjencë të vazhdojë punën në reforma për zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si dhe sundim të ligjit, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë dhe dialogun me Beogradin të cilin e lehtëson BE-ja”, thuhet në deklaratë.

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë mbështeti deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë, për krijimin e sa më të shpejtë të qeverisë së re me qëllim të vazhdimit të reformave në ekonomi, drejtësi dhe vazhdim të dialogut me Serbinë.

“Ne mbështesim deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, EULEX-it dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë”, thuhet në një reagim të Ambasadës britanike.

Është hapur rrugë e re në qytetin e Bujanocit (Foto)

Rruga e cila do të lidhë Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” me qendrën e qytetit do të jetë një arterie e re e cila do ta lehtësojë funksionimin e përditshëm jo vetëm të banorëve të lagjës por edhe të nxënësve të kësaj shkolle.

Kjo rrugë e re është rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të banorëve të kësaj lagje dhe Komunës së Bujanocit. Thuhet në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit

Higjiena dhe kujdesi ndaj të posalindurve dhe foshnjave – Roli i gjidhënjës në vitin e parë të jetës”

Në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc u mbajt ligjerat rreth higjienës tek të porsalindurit dhe rëndësisë së gjidhëniës, ku ligjëruese ishin dy doktoreshat e njohura nga Bujanoci, Dr.Flora Halili dhe Dr.Afërdita Mustafa.

Këtij aktiviteti të vyeshëm fatkeqësisht iu përgjigjën një numër mjaft i vogël i grave të cilat kishin ardh të ndëgjojnë këshilla nga pediatret për kujdesin e fëmiut që nga dita e parë e lindjes. Përpos këshillave rreth të ushqyerit e foshnjes, pastimit dhe kujdesit në përgjithsi grat patën rastin të shtrojnë edhe pyetje shtesë për tu informuar në detaje rreth problemeve shëndetsore të cilat i preokuponë në përditshmëri.

Aktiviteti në fjalë u organizua në kuadër të aktiviteteve të Forumit të Gruas së Partisë për Veprim Demokratik. Ndërsa pjesmarrëse ishin edhe kryetarja Ardita Sinani dhe gjinekologja Xhejlane Ferati nga Presheva.

Gjermania me strategji të reja për të marrë punëtorë të kualifikuar jashtë BE-së

Qeveria e kancelares Angela Merkel diskutoi të hënën me zyrtarët gjermanë të biznesit dhe të sindikatave strategjitë për tërheqjen e punëtorëve me aftësi profesionale nga jashtë Bashkimit Evropian, në kushtet kur vendi po përpiqet të zgjidhë çështjen e mungesës së profesionistëve të kualifikuar.

Merkel u tha gazetarëve se qasja e qeverisë së saj ndaj problemit do të ishte më shumë trajnime për gjermanët dhe tërheqja e më shumë njerëzve të kualifikuar nga vendet e tjera të BE-së.

Por, duke e ditur se vetëm kjo do të ishte e pamjaftueshme, Gjermanisë i duhet të sjellë punëtorë nga jashtë BE-së, tha ajo. Për këtë, Gjermania do të duhet t’ua lehtësojë punëtorëve të kualifikuar marrjen e vizave për të filluar sa më shpejt në vendet e reja të punës. Ajo tha gjithashtu se duhet punuar që Gjermania të shihet si një vend tërheqës për t’u sistemuar.

“Nuk jemi ne të vetmit që kërkojmë punëtorë të kualifikuar në botë,” tha ajo. “Në këtë fushë ka një konkurrencë të madhe.”

Legjislacioni që do të hyjë në fuqi më 1 mars do t’ua bëjë më të lehtë shtetasve jashtë BE-së të marrin viza për të punuar dhe për të kërkuar punë në Gjermani.

Lehtësitë që aplikohen aktualisht për të diplomuarit e universiteteve po zgjerohen tani tek emigrantët me kualifikime profesionale dhe njohuri të gjuhës gjermane.

Sektorë të tillë si teknologjia e informacionit dhe infermieria kanë nevojë për vende pune.

“Shumë kompani në Gjermani kërkojnë urgjentisht punëtorë të aftë, madje edhe në një kohë kur ekonomia është dobësuar,” thotë Eric Schweitzer, president i Shoqatës së Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Gjermane. Për më shumë se gjysmën e kompanive, mungesa e punëtorëve të aftë është aktualisht rreziku më i madh për biznesin.”

Ingo Kramer, kreu i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, thotë se rreth 430,000 migrantë që erdhën si azilkërkues që nga viti 2015, tani janë në punë, kështu që nuk do të ishte e paarsyeshme të shpresohet që vendi të mund të punësojë të paktën 100,000 vende pune në vit, duke kërkuar në mënyrë aktive profesionistë nga jashtë.

“Procesi duhet të ecë shpejt, të mos jetë i gjatë dhe burokratik,” tha ai.

Ai shtoi se nëse Gjermania dëshiron që këta punëtorë të qëndrojnë, “është e rëndësishme që ata të ndjehen në Gjermani si në vendin e tyre”.

Sipas propozimeve që dolën nga takimi i së hënës, qeveria shpreson të rrisë përdorimin e portalit të saj informativ “Make it in Gjermany” (“Arrijeni suksesin në Gjermani”) për punëtorët e kualifikuar.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier tha se qeveria dhe grupet e biznesit kishin rënë dakord gjithashtu të krijojnë projekte pilot me disa vende, si India, Brazili dhe Vietnami.

Ministri i Jashtëm Heiko Maas premtoi të rrisë aftësinë e ministrisë së tij për të përpunuar vizat dhe për të dixhitalizuar procesin. /Zëri i Amerikës/

Mes brohoritjeve dhe duartrokitjes u përcjoll sot shfaqja për fëmijë ” Ëndrra e përbashkët” në regji të Afeida Boriçit (FOTO)

Mes brohoritjeve dhe duartrokitjes u përcjoll sot shfaqja për fëmijë ” Ëndrra e përbashkët” në regji të Afeida Boriçit.

Edhe pse ishin aktor amatorë ata përgjat lojës në skenë treguan aftësit e tyre duke dhuruar shumë emocion dhe të qeshura publikut më të dashur të vendit.

Ky projekt u realizua nën organizimin e organizatës ” Beyond ” ndërsa i mbështetur nga shërbimi i trupit kordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.



Organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar kan mbajtur dje një mori mbledhjesh

Dje, organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajtën një mori mbledhjesh të një pas njëshme.

Pas shqyrtimeve serioze dhe diskutimeve përmbajtësore me vërejtje dhe sugjerime u Aprovuan: Raportin e Punës Këshillit Kombëtar Shqiptar 2019; Strategjia gjithëpërfshirëse e sektoriale “Plani Strategjik 2020-2025”; të vendosur për të tejkaluar pengesat si në kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës iu kushtua një vëmendje e veçantë diskutimit për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Një debat dinjitozë edhe për “Katalogun e emrave më të shpesh shqiptar të shkruar në cirilik dhe alfabet latin” projekt o OSBE-së.

Gjithashtu, vlen të theksohet se për konkursin e hapur e publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, komisioni përkatës konstatoi se 48 projekte kanë aplikuar. Edhe atë: 17 për fushën e informimit, 17 për fushën e kulturës, 12 për fushën arsimit dhe 2 projekte për përdorim zyrtar të gjuhës. Komisioni ka bërë vlerësimin dhe raportin e çdo projekti veç e veç dhe mbetet në fazën e dytë të përfundojë ky proces.

Gjithashtu, dje me mirënjohje të thellë falënderova për një vit angazhimi të pa epur të anëtarëve: Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi, Besim Nasufi, Amir Latifi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Mehmet Dalipi,
Përkushtimin e pa kursyer të kryetarëve të komisioneve përkatëse: Flora Hida, Ardita Saqipi, Hana Emerllahu Arifi, Bilall Maliqi.
Si dhe administratës e bashkëpunëtorëve: Kujtim Ismaili, Alban Alili, Raif Qerimi, Shqiprim Musliu, Leonora Murati, Qemajl Musliu, Mirvete Beqiri Krasniqi.

Një ashtu, me përulje falënderoj për mbështetjen e të gjithë miqëve që iu kanë gjetur Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Thuhet në njoftimin e kryetarit të KKSH – ës Ragmi Mustafa.

KKSH anulon aktivitet e planifikuara për javën e nëntorit

Marrë shkas nga rasti tragjik i goditjeve nga tërmetet në Republikën e Shqipërisë , ku kanë humbur jetën mbi 20 persona dhe mbi 600 të tjerë të lënduar dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale , Këshilli Kombëtar Shqiptar anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për javën e nëntorit, të parapara për festën e flamurit.

“Në këto ditë të rënda për vëllezërit tanë nga Durrësi e Thumani, qytetarët e Luginës së Preshevës janë me ta”, thuhet në njoftimin e KKSH-së.

KKSH ka njoftuar se krenarë me të gjithë ata të rinj e të reja nga Lugina e Preshevës , qe kanë filluar vullnetarisht të organizohen për grumbullimin e ndihmave, që të njëjtat t’i dërgohen të prekurve nga tërmeti, që shkaktoi dhimbje të mëdha në Shqipëri.