Ballina Blog Faqe 40

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbledhur qeverinë e tij në një takim urgjent mëngjesin e sotëm ndërsa vazhdon operacioni për shpëtimin e personave të cilët janë ende nën rrënoja.

“Ne sot do të shpallim gjendje e jashtëzakonshme bazuar në kushtetutën dhe legjislacionin përkatës. Ashtu si kushtetuta dhe legjislacioni e shpjegojnë dhe duke nisur nga natyra e problematikës dhe situatës do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve ku plagët janë më të hapura në Durrës dhe Tiranës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e  di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t’iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore”, tha Rama.

Shefi i ekzekutivit shqiptar konfirmoi se deri më tani janë 24 të vdekur, 657 të lënduar dhe 45 jetë të shpëtuara.

“Tërmeti ishte sfidues për shoqërinë tonë, për shtetin tonë, qeverinë tonë dhe në tërësi për kombin tonë. Pa asnjë ekzagjerim më duhet të nënvizoj qysh në fillim reagimin e menjëhershëm dhe domethënës të të gjithë këshillit të ministrave dhe po ashtu të trupave të emergjencave civile, të Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura dhe Urgjencës Kombëtare. Ka qenë një ndër momentet më të errëta të jetës sonë. Mund të thuhet me plot gojën se nga të gjithë njerëzit nën uniformë të shtetit shqiptar është bërë një punë heroike”, tha Rama.

Ai më pas shprehur mirënjohjen, respektin dhe falënderimin të gjithë trupave të angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit që rrezikuan jetët e tyre duke shpëtuar jetë.

Kryeministri shqiptar falënderoi edhe vendet të cilat janë solidarizuar më Shqipërinë në këto orë të vështira duke e quajtur mbresëlënëse atë çfarë bëri Kosova dhe vendet mike.

“Solidaritet mbresëlënës në kuptimin e plotë të fjalës nga i gjithë kombi ynë, dhe nga miqtë dhe partnerët e vendit tonë. Duhet të shpreh mirënjohje të pakufishme për reagimet vërtetë thellësisht ngushëlluese të ambasadave të SHBA dhe BE, që qysh në çastet e para janë vënë në lëvizje për të na shprehur gatishmërinë e tyre për mbështetje ndaj popullit shqiptar”, tha ndër të tjera Rama.

Komuna e Presheves organizon aksion vullnetar në grumbullimin e ndihmave materiale për të prekurit nga termeti

Komuna e Preshevës fton të gjithë qytetarët e komunës sonë që të solidarizohemi me vëllezërit tanë në Shqipëri, me rastin e termetit që ndodhi në mëngjesin e ditës së martë, ku përveç dëmeve materiale, kjo tragjedi fatkeqësisht morri me vete edhe viktima në njerëz dhe shkaktoi qindra të lënduar.

Në shenjë solidariteti dhe mobilizimi të përgjithshëm vëllazëror, Komuna e Presheves organizon aksion vullnetar në grumbullimin e ndihmave materiale, të cilat do t’u dërgohen familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndihmat tuaja mund të dorëzohen në zyrat e NP Moravica në rrugën “Qemal Shehu” në Preshevë (afër stadiumit të qytetit), në formën e produkteve ushqimore e higjeniko-sanitare, rrobe, batanije, çarçafë, dyshekë për fjetje, tenda, etj.

Aksioni i grumbullimit të ndihmave fillon sot, ditë e martë 26.11.2019 me fillim në ora 15:00 deri ditën e enjte 28.11.2019, ora 14:00.

Për informata të detajuara, mund të shkruani në faqen zyrtare të Facebookut të Komunës së Preshevës.

Me shpresë që ky aksion të jetë sa më i suksesshëm dhe t’u shërbejë familjeve në nevojë, paraprakisht ju falënderojmë.

Shqipëri jemi me ty!

Dj Chamajka sjellë një frymë më ndryshe në muzikë

Arian Kuka apo si njihet Dj Chamajka, i cili vjen nga Vitia, si një Dj i Muzikës House mash Up, po sjellë një frymë më ndryshe nga ato që janë dëgjuar deri më tash. Ariani punen Dj thotë se e ka si hobi. Ai është i pasionuar pas muzikës House, për të cilën shpenzon shumë kohë. Ai ka lansuar tanimë Deep House dhe premton qe sa më shpejt do të lansojë edhe një suumer hit, ku do te vie me nje superbashkpunim me Acoustic sound Production .

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës tek varrezat e lagjes së Strukarëve në Tërnoc (FOTO)

Dje në Tërnoc ka përfunduar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të lagjes së Strukarëve.

Rruga tek varrezat e lagjes së Strukarëve që lidh ketë lagje me lagjet e tjera sot është asfaltuar plotësisht.

Ky projekt infrastrukturor, është financuar nga buxheti komunal i Komunës së Bujanocit, i cilësuar si shumë i rëndësishëm për banorët tërnocas, ku kryetari Shaip Kamberi i shoqëruar nga kryeshefi për investime Rahim Salihu, dhe kryetari i Bashksisë Lokale Mustafë Alishani, kanë ndjekur zhvillimin e punimeve nga afër.

Gjithashtu, përderisa punimet po vazhdonin, imami i Xhamisë së Strukarëve, Vesim Avdiu dhe disa tërnocas, dolën për t’a përshëndetur përfundimin në kohë të këtij projekti.

Këto janë dy kërkesat e SHBA’së për Albin Kurtin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar partisë fituese në krye me liderin Albin Kurti, që Qeveria e re të formohet sa më parë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Mattew Palmer, pas takimit në Shkup me Albin Kurtin, i ka kërkuar që të formohet një Qeveri nën udhëheqjen e tij sa më parë.

Palmer ka kërkuar dy gjëra nga Kurti po sa të vjen në Qeveri, heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Këto dy kërkesa ndaj Kurti janë për të vetmen arsye, arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me Serbinë.

Kjo marrëveshje parasheh njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës, po ashtu parasheh edhe respektimin e zbatimin e shumë çështje tjera që lidhen me marrëveshjet e nënshkruara më parë.

Kujtojmë se Matthew Palmer ka deklaruar nga Beogradi se çështja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme, si dhe Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa arritur një marrëveshje me Kosovën.

KKSH me strategji përballë institucioneve

Nën organizimin e Misionit të OSBE-së dhe Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë gjatë ditës së sotme u mbajt takim shumë palësh, në të cilën morën pjesë Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës dhe Informimit, Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e Pakicave; si dhe institucionet vartëse.

Gjatë këtij takimi, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka prezantuar pjesë të veprimeve konkrete e sistematike nga draft Strategjia 2020-2025. Ndër temat që u trajtuan ishin problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe mënyrat për zgjidhje tyre.

Duke filluar nga mungesa e teksteve mësimore për shkollat fillore e të mesme në gjuhën shqipe si qenësore në fushën e arsimit, mungesën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e sistemit, problemet fushën e kulturës e informimit.

Vlen të theksohet se ky ishte takimi i parë me një përbërje kaq të gjerë të institucioneve pjesëmarrëse.

Vuçiq: Grenell ka ide për ngritjen ekonomike në Ballkan, kjo mund të jetë bazë për negociata dhe marrëveshje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të martën në një intervistë për televizionin publik serb, ka folur rreth dialogut Prishtinë – Beograd dhe për përfshirjen amerikane në procesin e normalizimit të raporteve

Vuçiq ka thënë se SHBA-ja asnjëherë nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën, megjithatë ai thotë se pavarësisht një qëndrimi të tillë mund të diskutohet hapur.

“Ne e dimë çfarë kërkojmë”, ka thënë Vuçiq.

Teksa ka folur për emërimin e Richard Grenell në postin e përfaqësuesit special presidencial për dialogun Kosovë – Serbi, Vuçiq ka thënë se Grenell ka një energji të jashtëzakonshme dhe ka ide për ngritjen e gjendjes ekonomike në të gjithë Ballkanin.

Sipas shefit të shtetit serb një gjë e tillë mund të jetë një bazë për negociata shumë më serioze the për marrëveshje.

Vuçiq thotë se prandaj është e rëndësishme që të bisedojë me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin, në mënyrë që të krijohen raporte sa më të mira në rajon, shkruan RTS.

Tutje presidenti serb ka thënë se bisedimet do të rinisin në momentin kur Prishtina të heqë taksën, ndërkohë teksa ka folur për mundësinë e ndaljes së fushatës agresive të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës, Vuçiq ka thënë se ajo do të ndalet, vetëm në rast se edhe Prishtina do të ndalë kampanjën për të siguruar njohje të reja për pavarësinë.

Sa i përket mundësisë së organizimit të një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Aleksander Vuçiq thotë se një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse arrihet një zgjidhje paraprakisht.

Aksion humanitar nga “QARG ” dhe “BEYOND” Ndihmo një emigrant në kto ditë të ftohta

Vitin e kaluar nen moton “Dhuro nje pallte, ngrohe nje shpirt” jane realizuar aksione neper disa qytete ne Shqiperi e Kosove, kete aksion humanitar do ta realizojme edhe ne Bujanoc, per te ndihmuar njerezit ne nevoje e posaqerisht per emigrantet ne Qendren e Pranimit ne Bujanoc, te cilet ne keto dite nentori po bredhin rrugeve me maica krahe shkurte dhe po dridheshin nga i ftofti qe ka kapluar keto dite!

Po mendoja, do ishte shume me mire qe ne vend se jaknet apo palltat tona te shumta te rrijne neper komodinat tona, me mire te ngrohin shpirtat e ketyre njerezve qe kush e di si ndihen larg vendlindjes se tyre, larg njerezve qe i duan, plus me keto veshtiresi financiare, aq sa nuk kane te blejne asnje jakne per kete dimer, sepse parate duhet t’i ruaje per buke.

Andaj QARG dhe BeYond NGO ne bashkepunim me Zyren per te rinj ne Bujanoc, nga sot e deri me date 11 nentor kane ndermarre iniciativen qe te mbledhin jaknet nga te gjithe njerezit vullnetmire, qe deshirojne te ndihmojne ne realizimin e ketij aksioni humanitar. Bejme apel edhe te pronaret e dyqaneve ne Bujanoc qe t’ju bashkengjiten ketij aksioni dhe te dhurojne ndonje jakne, jo te koleksionit te fundit por sigurisht kane jakne te koleksioneve te vjetra.

Ju qytetare te qytetit tim, mundeni jaknet qe nuk i veshni mo, t’i pastroni dhe me date 11 nentor 2019 t’i sjelleni ne Zyren per te rinj ne Bujanoc e cila gjendet ne sheshin e qytetit, nga ora 10:00 deri ne oren 15:00. Ju mirepresim!

Teatri i Preshevës fitues special në festivalin ” Kadri Roshi ” në Gjirokastër

Pas festivalit të Mitrovicës ku komedia “Misteri” u shpërblye me dy çmime individuale “Regjia më e mirë” dhe “Aktori më i mire joprotagonist” në Festivalin “Kadri Roshi” në Gjirokastër kjo shfaqje arriti te vlersohet me cmimin Special te festivalit.

Për neve si Teatri me i ri në trojet shqiptare vlen shumë duke pas parasysh që është hera e parë që marrim pjes një një Festival të Teatrove ne Shqipëri edhe ate garues. Dhe ku në garë ishin 8 teatro nga vende te ndryshme si Kosova Shqipria Maqedonia etj kështu ndër të tjera u shpreh Regjisorja Afeida Borici Mehmeti duke shtuar se për ne nuk është aspak vështirë të marrim pjes ku do në rajon sepse e kemi dëshmuar tashmë veten që jemi nje Teatër dhe një trup artistike shumë profesioniste.

Regjisorja Borici shpreson qe me punën te cilen po e bene Teatri i Preshevës do të arrijmë të mbjellim dashurin e artit shumë të rinjeve që pastaj ata të studion në Fakultetin e Arteve.

Afeida sqaron se me trupën e Teatrit të Qytetit zakonisht mrenda 2 muajve e realizojmë një shfaqje qoft ajo komedi ose dramë. Sepse puna ndahet në dy etapa kryesore në prova të leximit dhe misasken, Pastaj teatri është diçka e gjallë që ndjehet dhe jetohet gjat provave dhe aktorët janë njerëz kurr nuk dihet se sot do ecin mirë provat dhe mbarë deri në fund apo s’do e ken atë energjin pozitive sa të mbajm provat e planifikuara. Dhe e fundit provat janë një mates shumë I mirë I aktorëve deri sa të gjithë të vijn një je vi artistike ato do zgjasin deri sa ta ndjejë regjisori që është ” pjek” Shfaqja që të serviret para publikut.

Ndërkaq për planet dhe aktivitetet e ardhshme regjisorja Borici thekson se: Planet dhe dëshirat janë shumë mundësit pastaj janë ato që të veshtersojn realizimet. Po presim të na konfirmojm datat kur do të jemi ne “Komedia Fest” në Gjakovë. Në program e kemi edhe një shfaqje për publikun me të dashur Fëmijët. Pastaj shpresojm të bejm një repertor me 4 shfaqje të realizuara në Teatrin e Qytetit Preshevë dhe plus atë për fëmijë siç jane: “Jasht bie Bore”, “Maratonistët”

Shqiptari i plagosur nga policia serbe po priste dru në malin e tij, detaje të reja për rastin (Video)

Po priste dru në malin e tij në fshatin Gërbac të Medvegjës. Milazim Murati u ndalua që të bëjë punën e tij.

Madje, rreth orës 15:00 të së martës, ai u plagos me armë zjarri nga një polic serb në afërsi të kufirit me Kosovën.

34 vjeçari e informoi familjen për rastin që i ndodhi ku më pas u dërgua në Spitalin e Kamenicës. Meqë rasti ishte më i rëndë, atë e sollën në QKUK në Prishtinë.

https://www.youtube.com/watch?v=28Y7SwIFqu8