Ballina Blog Faqe 41

Kemal Ademi: Menaxheri im është në bisedime me tri kombëtare

Sulmuesi i Baselit, Kemal Ademi, ka folur në një intervistë për BZ Basel, duke sqaruar shumë gjëra, por ende atë se me cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.

Ademi e ka nisur mirë te Baseli ku ka shënuar gjashtë gola dhe është i dyti në ranglistën e përgjithshme.

Ai ka thënë se sa i përket përfaqësimit me kombëtare, janë Kosova, Zvicra dhe Gjermania, ato që e duan.

“Kosova, Gjermania apo Zvicra? Menaxheri im është negociata me tre federatat. Por për momentin nuk kam stres dhe jam i koncentruar te Baseli. Gjithçka do të vijë natyrshëm me kohën”.

I pyetur se për cilën kombëtare i rrah më tepër zemra, Zvicrën apo Kosovën, pas Gjermani vështirë se do të ndodh,  Ademi është përgjigjur: “Nuk dua ta komentoj këtë tash”.

FFK edhe në të shkuarën e ka konfirmuar se ka pasur bisedime me lojtarin, por nuk do të pritet gjatë.

Rusia i bën thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i bashkohen Unionit të Euroazisë

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore që të anëtarësohen në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë (EEU).

Sipas IBNA, përcjell Telegrafi, diplomati rus ka theksuar se këto dy vende do të gjejnë mirëkuptim më shpejt në EEU sesa brenda BE-së.

“Jam i sigurt që vendet, të cilat janë kandidate për anëtarësim në BE, së fundmi janë vënë ‘në akull’ nga Brukseli, ato mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë”, tha Chizhov.

Ftesa e Rusisë për vendet e Ballkanit që të anëtarësohen në Bashkimin Ekonomik të Euroazisë vjen vetëm disa ditë pas një vendimi negativ të presidentit francez Emmanuel Macron për të vënë veton ndaj datës për fillimin e negociatave për pranim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Ekonomik i Euroazisë është themeluar në vitin 2014 dhe në këtë organizim marrin pjesë Rusia, Armenia, Bjellorusia, Kazakistani dhe Kirghistani.

Presidenti Macron gjatë një prononcimi për media kishte thënë se shumica e vendeve ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut.

Ai ka shtuar se hapja e negociatave vetëm për Maqedoninë e Veriut, duke lënë anash Shqipërinë, do të ishte e tmerrshme për rajonin.

“Besoj se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke lënë mënjanë Shqipërinë, do të ishte diçka e tmerrshme për rajonin. Ndaj nuk ishte serioze. I vlerësoj përpjekjet e ndërmarra nga Rama dhe Zaev. Ata kanë bërë punë, ne duhet të bëjmë tonën gjithashtu, por le të mos gënjejmë vetveten. Ne kemi nevojë për progres të proceseve tona bashkë me ata”, ishte shprehur ai.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian kishte refuzuar të hap negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Cikloni” Haaland, Evropa çmendet pas yllit të ri norvegjez

Erling Braut Haaland është talenti  i madh që po e çmend futbollin botëror.

I lindur më 21 korrik 2000, por me personalitet super-fascinues.

“Cikloni norvegjez” ka shpërthyer këtë sezon në Champions League, ku i ka realizuar gjashtë gola në vetëm tri ndeshje.

Ky njëherësh është edhe një rekord i ri në histori të Ligës së Kampionëve.

Kundër Napolit në mesjavë ai ishte protagonist i një paraqitjeje fantastike: realizoi dy gola, por u shqua edhe me aftësitë e tij të rralla fizike dhe teknike.

Ai i ka realizuar 20 gola sezonalë në vetëm 13 ndeshje në fanellën e Salzburgut.

Emri i tij po qarkullon në “pazarin” e Evropës dhe klubet më të mëdha ia kanë vënë syrin.

Duke nisur nga Barcelona, për të kaluar tek Real Madridi, Manchester Unitedi, Liverpooli, Juventusi e Paris Saint-Germaini.

Rashicës ia vënë syrin dy klube

Milot Rashica po impresionon me paraqitjet e tij me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Prandaj, mesfushori kosovar është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane

Paraqitjet impresionuese me Werder Bremenin dhe Përfaqësuesen e Kosovës mund ta shpërblejnë Milot Rashicën.

Mesfushori kosovar ka nisur të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Ditë më parë, mediat italiane raportonin se interesim për përfaqësuesin kosovar kishte shfaqur Milani, i cili e donte qysh në janar.

Ndërkaq, sot tabloidi gjerman “Bild” shkruan se për futbollistin vushtrrias janë interesuar edhe dy klube të tjera.

Bëhet fjalë për dy klubet tjera të Bundesligës, Schalke dhe Red Bull Leipzig.

23 vjeçari ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të kampionatit gjerman që kur iu bashkua Werderit nga Vitesse në vitin 2018.

Kurti e Rama takohen sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe lideri i VV-së, njëherësh partisë fituese në zgjedhjet e Kosovës, Albin Kurti, do të takohen sot, për herë të parë prej kur Kurti doli si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Takimin e ka konfirmuar vetë Edi Rama, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Jehona Bajrami Gashi, në Opinion, se pse Rama e Kurti nuk ishin takuar, kur ky i fundit ishte në Tiranë ditë më parë.

Edi Rama duke iu përgjigjur Gashit ka thënë se nuk ishte marrë vesh paraprakisht për një takim me Kurtin por se ata do të takohen sot. Rama ka thënë, gjithashtu, se pret me shumë pozitivizëm emërimin në postin e kryeministrit të Albin Kurtit dhe të fillojnë punën dhe bashkëpunimet.

Gashi e ka pyetur Ramën edhe nëse vlerësonte se takimet mes dy qeverive Kosovë – Shqipëri kishin dështuar pasi vetë Rama ka kërkuar një ministri bashkëpunimin mes dy shteteve, por se Rama nuk pranoi një gjë të tillë.

Ai tha se mbledhjet e dy qeverive nuk ishin shumë të suksesshme, por as të dështuara jo.

Eurodeputetët miratojnë rezolutën: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Pas debatit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, Parlamenti Evropian miratoi sot rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

412 eurodeputetë nga 578 të pranishëm në seancë votuan në favor të rezolutës ku kërkohet hapje e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ndër të tjera, në rezolutë, nënvizohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat. Parlamenti Evropian i bën thirrje Këshillit Evropian, të ndalojë frenimin e perspektivës së negociatave të pranimit dhe të kërkojë një propozim të Komisionit për një partneritet të ri me këto vende; po kështu të monitorojë përdorimin e fondeve në Maqedoninë e Veriut dhe të sigurojë një raport të hollësishëm në Parlament; Udhëzon Presidentin e tij që t’ua përcjellë këtë rezolutë Komisionit, Këshillit, qeverive e parlamenteve të shteteve anëtare dhe qeverive e parlamenteve të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së saj, ministrja finlandeze për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, shprehu zhgënjim për vendimin e KE-së, por shtoi se do të bëhen përpjekjet për një vendim tjetër. /TCH/

Shfaqja nga Tirana rrëmben dy çmimet kryesore të festivalit “Ditët e komedisë Shqiptare”

Ka përfunduar mbrëm edicioni i 15 i festivalit të komedisë në Preshevë, ku për 5 net rresht publiku kishte rastin ti shoh 5 komedi të shkëlqyeshme nga teatro si Tirana, Ferizai, Gjilani e Kumanova dhe Presheva të cilët jo vetëm publikut që i dhuruan momente të bukura por njëkohsisht edhe qytetit të Preshevës i dhan atmosfer festive. Ndërkaq mbrëm në natën finale pas përfundimit të shfaqjes nga teatri i Tiranës juria profesionale e përbërë nga 3 antarë konkretisht dy aktor e një regjisorë zbuloi edhe vlersimin se kujt i takuan cmimet e edicionit të 15 të festivalit Ditët e komedisë Shqiptare.

Ne mesin e 7 cmimeve sa ishin gjithsej Ishte shfaqja “Nuk flas nuk dëgjoj e nuk shoh” ajo që rrëmbeu cmimet kryesore apo shfaqja më e mirë dhe regjia më e mirë e këtij festivali ndërsa cmimin special e mori shfaqja “As andej As këndej” nga teatri i Kumanovës,cmimet aktori dhe aktorja më e mirë e morën Kushtrim Qerimi dhe Tringa Hasani nga Gjilani.

Drejtori i këtij institucioni kultoror Valon Nuhiu përmbylli edicionin e 15 të këtij festivali duke falemnderuar për bashkpunim të gjitha teatrot dhe jurin e cila bëri punën e vet në mënyr profesionale ndërsa kolegët dhe puntorët e shtepisë së kulturës për bashkpunimin në realizimin e këtij evenimenti kulturorë.

Skuadrat e mëdha interesohen për të, Verona ia cakton çmimin Marash Kumbullës

Marash Kumbulla është njëri nga mbrojtësit më premtues në Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në këtë fillim sezoni me fanellën e Hellas Veronës.

Kumbulla ka qenë titullar i padiskutueshëm te Verona ku ka arritur të shënoj edhe një gol në fitoren 1-0 ndaj Sampdorias.

E falë paraqitjeve të mira, interesim për të kanë shfaqur dy skuadrat e mëdha italiane Napoli dhe Fiorentina.

Verona është duke u bërë gati të fitojë shumë nga shitja e shqiptarit dhe tanimë i ka vendosur çmimin e largimit.

Klubi i rikthyer këtë edicion në Serie A kërkon të fitojë rreth 10 milionë euro nga shitja e shqiptarit.

Lideri i Barcelonës bën thirrje për ndërprerjen e protestave të dhunshme

Udhëheqësi i Barcelonës, Ada Colau, bëri thirrje të shtunën për qetësi dhe ndërpreje të protestave të dhunshme nga separatistët katalonas, të cilat eskaluan në masë të madhe.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Barcelona nuk e meriton këtë”, tha Colau, duke shtuar se protesta e së premtes ka qenë më e rënda në ditët e fundit.

Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Gjykatës Supreme që dënoi me burg nëntë liderë separatistë.

Separatistët radikalë janë përplasur me policinë që nga e hëna në disa qytete. Autoritetet deklarojnë se më shumë se 400 persona janë lënduar, shumë nga ta zyrtarë policorë, derisa janë arrestuar 150 persona.

Kurti i pari, Osmani e dyta – thyejnë rekorde të zgjedhjeve

Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së kanë thyer rekordin e deritashëm për numrin e votave brenda subjektit të tyre duke qenë bartës të listës.

Ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende s’ka shpallur zyrtarisht numrin e votave të kandidatëve, një burim në Lëvizjen Vetëvendosje i ka thënë portalit Koha.net se Kurti, pa votat e diasporës dhe pa ato me kusht ka marrë 167 mijë vota.

Ndërkaq, në rrjetet sociale aktivistë të Vetëvendosjes kanë njoftuar se Kurti në përgjithësi i ka marrë 185 mijë vota e Vjosa Osmani 162 mijë. Në bazë të këtyre votave, të dy arrijnë 82.2 për qind.

Njohësi i çështjeve zgjedhore Albert Krasniqi, ka publikuar një grafikon ku janë paraqitur votat e kandidatëve për kryeministër prej vitit 2010, pa këto të fundit.

Sipas tij, një prej arsyeve kryesore që ndikon në përcaktimin e votuesit është lideri i partisë politike.

Madje, shkruan Krasniqi, për shumë prej votuesve, lideri është më i rëndësishëm sesa programi i partisë apo lista e kandidatëve.

“Liderët/bartësit e listave kanë marrë më së paku 52.90% të votave të subjekteve politike që i kanë përfaqësuar, dhe më së shumti 75.46%. Në këtë grafikon janë paraqitur votat e liderëve/bartësve të listave nga zgjedhjet e vitit 2010 e këndej (duke përjashtuar zgjedhjet e fundit pasi ende nuk dihen votat e kandidatëve)”, ka shkruar Kurti.

Për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019-ës, ende s’ka rezultate përfundimtare. Por në bazë të asaj që po raportohet deri tash, Albin Kurti nga Vetëvendosja dhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e thyejnë rekordin e votave prej vitit 2010.