Ballina Blog Faqe 42

Sonte fillon Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” edicioni XV në Preshevë

Teatri i qytetit në Preshevë sonte hap edicionin e 15-të të festivalit tradicional “Ditët e komedisë Shqiptare”, ku përgjat 5 netëve rresht të gjithë artëdashësit kanë mundësi për të parë komedi nga artistë të vendeve ndryshme si Kosova, Shqipria e Maqedonia. Ndërkaq hapjen e këtij festivali do ta bëjë shfaqja nikoqire “Misteri” në regji të Afeida Boricit, kurse në role janë aktorët nga teatri i Preshevës. Në natën e dytë të këtij festivali para publikut do të prezantojë teatri i kumanoves me shfaqjen “As andej as këndej”, gjithashtu në natën e tretë para publikut Preshevarë do të servohet shfaqja “Un Inspektori” nga teatri i Ferizait, nata e katërt vazhdon me shfaqjen “Vrapo pas gruas tënde” nga teatri i Gjilanit si dhe përmbylljen e këtij festivali do ta bëjë shfaqja “As nuk dëgjoj as nuk shoh” nga Tirana.

Vlen të ceket se ky festival ka karakter garues kështu që për të gjitha shfaqet pasojn edhe 7 cmimet për të cilat përzgjedhjen do ta bëjë juria profesionale e përbërë prej 3 antarëve. Pasi që ky festival mbahet njëher në vit andaj ftohen të gjithë dashamirët e artit që mos ta lëshojnë ktë mundësi për të parë dicka të bukur, thotë drejtori i shtëpisë së kulturës Valon Nuhiu i cili falmnderon gjithë trupat teatrale pjesmarrëse si dhe kshillin organizativ rreth realizimit të këtij evenimenti kulturorë.

Rusia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku është takuar me mbretin dhe princin e këtij vendi në përpjekje për ta shtuar shtrirjen dhe ndikimin rus në Lindje të Mesme. Liderët e shteteve nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Putin dhe Salman u paraqitën të buzëqeshur në ceremoninë e nënshkrimit të një vargu marrëveshjesh dhe kontratash për investime, të cilat arrijnë vlerën e miliarda dollarëve. Këto kontrata kanë të bëjnë me sektorët e hapësirës ajrore, shëndetësisë, teknologjisë dhe kulturës.

Në marrëveshjet e arritura përfshihet edhe forcimi i bashkëpunimit në organizatën “OPEC”, në të cilën bëjnë pjesë vendet prodhuese të naftës dhe gazit. Kështu njoftoi ministri saudit i energjisë, princi Abdulaziz bin Salman.

Rusia nuk është anëtare e kësaj organizate, por ka punuar ngushtë me anëtaret e saj që ta kufizojë prodhimin e naftës dhe t’i rrisë çmimet në tregun botëror pas rënies së madhe të vitit 2014, e cila e kishte goditur ekonominë e Rusisë dhe të Arabisë Saudite, si dy ndër prodhueset më të mëdha të karburanteve në botë.

Për më tepër, sipas deklaratës së qeverisë ruse, Fondi Publik i Arabisë Saudite i ka ndarë dhjetë miliardë dollar për projektet e përbashkëta investuese në Rusi, shkruan “Free Europe”.

Përurohet objekti i ri i Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë

Ditën e diel në Preshevë u përurua objekti i ri  të “Universitetit Internacional të Novi Pazarit dega në Preshevë”. Në event ishin të ftuar shumë përfaqësues institucional por dhe profesor nga vendi dhe rajoni. 

Pas një pune sistematike disa vjeçare të koordinatorit Kujtim Sadriu, me bashkëpunëtorët e tij u arrit që në prani të mysafirëve të mbahet një ceremoni festive për arritjen e fundit të fillimit për hapësira të reja me dedikim arritjen e dijes dhe mësimnxënies. 

Një fjalim përshëndetës për të pranishmit folën koordinatori Kujtim Sadriu dhe bashkëfinancuesi Vullnet Rustemi, presidenti i Universitetit Internacional të Novi Pazarit dhe njëherit deputet popullor Muhamer Zukurliq, kryetari komunës, Shqiprim Arifi, Rektori Universitetit Sead Beqiroviq. Të gjithë këta folës para masës drejtuan mesazhe urimi, motivimi dhe inkurajimi për studentët dhe gjithë të rinjtë e Preshevës.

Ky objekt universitar sipas drejtuesve është hap konkret për rritjen cilësisë së punës arsimore.

Dr.Burhan Halili zgjidhet kryetar i ri i degës së PVD-së në Bujanoc

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, gjatë pasdites së sotme ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të PVD-së për Bujanoc.

Në ketë kuvend zgjedhor të PVD-së, me shumicë votash, kryetar dege u zgjodh dr.Burhan Halili, ndërsa për sekretar Ismail Pajaziti.

Gjithashtu, në ketë kuvend, u zgjodhën edhe katër nënkryetar dege; Xhemila Hasani, Lemane Mustafa, Selami Mustafa dhe Galip Beqiri.

Me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, Dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar procesin e saj të rregullt zgjedhor.

Nostrifikimi i diplomave të Kosovës, Mustafa: Proces i vështirë dhe me probleme

Njohja e diplomave të Kosovës në Serbi vazhdon të mbetet problematike thotë kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa. Ai thekson se njohja e diplomave përmes qendrës evropiane ENIC / NARIC që është pritur të jetë më fleksibël dhe i përshtatshëm, por nuk është ashtu, sipas tij pritjet janë shumë të gjata dhe me mangësi të mëdha.   

 Ajo që është më e rëndësishmja deklaroi Mustafa se njëjtësimi i diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Kosovë mund të bëhet vetëm për punësime por jo edhe për ngritje akademike. Që do të thotë një student që ka mbaruar fakultetin në Kosovë nuk mund të vazhdojë master në Serbi por vetëm të punësohet.

 Kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa deklaroi se procesi i nostrifikimit përmes qendrës ENIC / NARIC është thënë se zgjatë tre muaj, por kalon shume më shumë kohë.

 “Më pas është bërë përmes ENIC / NARIC, qendrës evropiane që e kanë adaptuar disa vende. Këtë rast e ka adaptuar edhe Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, megjithatë në atë proces ka shumë mangësi dhe ka një numër të madh të diplomave që janë në pritje e sipër. Përkatësisht disa diploma që janë të nostrifikuara nuk janë në përshtatshmëri me titujt që kanë marrur të diplomuarit e që kanë nevojë për korrektim. Një pjesë e madhe gjendet në proces e sipër edhe pse në vetë udhëzimin e ENIC / NARIC qendrës theksohet se nga ai proces mund të zgjasë më së shumti tre muaj nostrifikimi i një diploma, përkatësisht barasvlerësimi. Përmes qendrës ENIC / NARIC mund të bëhet barasvlerësimi vetëm për çështje pune dhe jo për ngritje akademike dhe më pas është shprehur edhe një problem i madh sa i parket fushës së mjekësisë dhe disa fushave të tjera” – tha Mustafa.

 Problemet nuk janë vetëm për Kosovën, por edhe për studentët nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Shqipëri apo Maqedoni. “I njëjti proces është edhe nga Shqipëria por edhe diplomat nga Maqedonia, për më tepër nga Maqedonia është edhe një problem shtesë. Pra shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë lindur në Republikën e Kosovës ata e vendosin vendin dhe shtetin e lindjes dhe për shkak të vendosjes së Republikës së Kosovës në ato diploma e kanë të pamundur të nostrifikohen në Serbi. Apo qoftë përmes qendrës ENIC / NARIC. Nëse dëshiron me vazhdu ngritjen akademike në Serbi, atëherë diploma do duhej të nostrifikohej nga njëra njësi akademike e cila do ta bënë barasvlerësimin akademik. Jo përcaktimin e profesionit” – deklaroi Ragmi Mustafa.  

Mediat serbe: Grenell i solli Vuçiqit porosi shumë të rënda për Serbinë, nga presidenti Trump

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mori porosi shumë të rënda të Donald Trump, nga i dërguari special i presidentit amerikan, Richard Grenell.

Kështu raportojnë mediat serbe, të cilat, edhe pse nuk kanë dhënë shumë detaje, kanë thënë se takimi midis Vuçiq dhe Grenell ishte shumë i vështirë.

Sipas Blic.rs, pas takimit, Vuçiq nuk donte as të bënte deklaratë për shtyp.

Ndryshe Grenell vizitoi Beogradin, disa ditë pasi mori përsipër rolin e të Dërguarit Special të SHBA-së për Kosovën.

Grenell është një njeri me besimin më të lartë nga Trump dhe erdhi me një mandat të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan, shkruan Blic.rs.

Siç mëson mediumi në fjalë, porositë që Vuçiq mori nga Grenell mbajnë peshë të madhe për Serbinë.

“Takimi, ku u diskutua zgjidhja e çështjes së Kosovës, zgjati më shumë se një orë”, thuhet ndër tjerash në shkrimin e këtij mediumi, përcjell Telegrafi.

Se takimi nuk ka qenë i lehtë e ka konfirmuar edhe këshilltarja e presidentit serb, Suzana Vasiljeviq, e cila ka thënë se takimi midis Aleksandar Vuçiqit dhe të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell ishte shumë i vështirë, por nuk mund të jepte shumë detaje.

Ajo i ka thënë “TV Prva” se Vuçiq dhe Grenell biseduan për dhjetë minutat e para, “sy më sy” – dhe më pas atyre iu bashkua drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Vasiljeviq gjithashtu ka thënë se shpesh ndodh që takimet të jenë të vështira kur bëhet fjalë për Kosovën, por siç shtoi ajo, përcjell Telegrafi, nuk kanë qenë asnjëherë në atë masë që presidenti të mos dëshirojë të flasë as me bashkëpunëtorët e tij dhe të kërkojë kohë për të menduar se si të komunikojë atë se çfarë mund të jetë një zgjidhje për atë që mund të ketë dëgjuar nga Grenell.

Ndryshe, Richard Grenell ka vizituar edhe Kosovën ku pati takime me të krerët e partive kryesore politike në vend, si dhe me presidentin Thaçi.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. /Telegrafi/

EU PRO zhvillon sesionin informativ mbi konkursin për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe mikro bizneseve

Në ambientet e Fakulteti Ekonomik në Bujanoc, përfaqësuesit e programit EU PRO, kanë zhvilluar sesionin informativ mbi konkursin e dytë publik për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe mikro bizneseve.

Sipas zyrtarëve të EU PRO-s, të drejtë aplikimi kanë ndërmarrësit, ndërmarrjet mikro dhe të vogla të cilat merren me prodhimtari dhe janë të regjistruara në periudhën prej nga 1 janari i vitit 2014, deri më 31 dhjetor të vitit 2018, në 99 qytete dhe komuna të cilat janë të përfshira në realizimin e programit EU PRO.

Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve është 10 nëntor, kurse informata më të hollësishme mund të gjeni në ketë link: http://bit.ly/2ljSkNO

Megjithate Unioni Evropian nëpërmjet të këtij konkursi mbështet biznesin e vogël dhe avancimin e konkurrencës së ekonomisë lokale në vlerë prej 2,5 milionë euro.

Kujtojmë konkursit të parë gjatë vitit 2018-të, pesë ndërmarrje të vogla kishin përfituar mbështetje financiare nga ky program i EU PRO-s.

Grenell takon Kurtin në ambasadën amerikane

Përfaqësuesi Special i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori, Richard Grenell po qëndron sot në Kosovë.

Grenell fillimisht është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaci ndërsa pas takimit në ambasadën amerikane ka zhvilluar një takim me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Gazetarët e KosovaPress nga vendi i ngjarjes raportojnë se takimi Grenell-Kurti sapo ka përfunduar ndërsa pritet që emisari i Trump të takojë edhe përfaqësuesit politik të partive tjera.

Kurti ka dal nga takimi me Grenell dhe i njëjti nuk është deklaruar para gazetarëve.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Stefanoviq: Emërimi i Grenell, dëshmi se SHBA kërkon rol kryesor në zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka komentuar emërimin e Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka deklaruar se emërimi i Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mundohen të luajnë rol më të madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Stefanoviq ka thënë për “TV Pink” se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe shumë i qartë dhe se Prishtina duhet ta heq taksën që siç thotë ai është e kundërligjshme dhe paraqet shkelje të marrëveshjes së CEFTA-së, transmeton lajmi.net.

“Si të ulemi në tavolinën e bisedimeve me persona që nuk kanë dashur të përmbushin kushtet nga marrëveshja e Brukselit, me njerëz që kërcënojnë sigurinë e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës,  hyjnë pa asnjë paralajmërim, i frikësojnë banorët”, u shpreh Stefanoviq. 

Këto janë ushqimet që e nxisin migrenën

Migrena është një çrregullim shumë i përhapur, i cili prekë shumë njerëz në tërë botën. Ky çrregulim manifestohet me dhimbje të vazhdueshme të kokës, vjellje dhe marramendje. Edhe pse nuk janë faktorët kryesor që e shkaktojnë atë, gjithsesi disa ushqime kanë tendencë ta nxisin kokëdhimbjen. Disa nga këto produkte janë:

Bylmeti- kosi, djathi apo qumësht nganjëherë mund ta shtojnë presionin e sistemin limfatik dhe të sistemit nervpr qëndror, duke prodhuar myk dhe duke shtuar kokëdhimbjen.

Vezët- nganjëherë ato mund ta rrisin sasinë e amoniakut, duke mbingopur dhe irrituar sistemin nervor qëndror.

Gluteni- të gjitha produktet e përbëra nga gruri, thekra dhe elbi mund ta çorientojnë sistemin imun dhe ta nxisin koëdhimbjen.

Mish ii përpunuar- nëse sistemi tretës dobësohet, sasia e amoniakut rritet duke e ngacmuar edhe sistemin qëndror nervor.

Ushqimet e fermentuara- turshitë apo keçapi që kanë si bazë uthullën interferojnë me sistemin intestinal, rritin aciditetin dhe nxisin kokëdhimbjen.

Poduktet e tjera të cilat nxisin migrenën janë edhe vajrat e ndryshëm, aditivët artificial të disa produkteve si dhe sasia e lartë e kripës.