Ballina Blog Faqe 45

Serbia miraton uljen e çmimit të roamingut për rajonin ku përfshihet edhe Kosova

Qeveria e Serbisë ka miratuar ditë më parë marrëveshjen për uljen e çmimit të shërbimeve të roamingut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku është përfshirë edhe Kosova.

Kundër këtij vendimi ka qenë vetëm ministri përgjegjës për Inovacion dhe Zhvillim teknologjik, Nenad Popoviq.

Votimi, siç raporton e përditshmja serbe “Blic”, nuk ka shkuar pa shkëmbim të këndvështrimeve, ndërsa Popoviq ka thënë se në këtë moment nuk është i diskutueshëm nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, sepse autoritetet e Prishtinës kanë ngritur taksën ndaj mallrave serbe, gjë e cila ka sjellë deri tek bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi, transmeton Koha.net.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, siç thotë burimi i “Blicit”, ka thënë se kjo është çështje e rëndësishme politike dhe se për të do të diskutohet edhe më tutje.

Marrëveshja për uljen e çmimit të shërbimit të roamingut në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që përfshin Bosnjë e Hercegovinën, Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë, por edhe Kosovën me fusnotë, forma politikisht korrekte e përfshirjes së Kosovës për Serbinë, do të duhej parafinuar më 4 prill në Beograd mes gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministrja serbe dje deklaroi se Serbia mbetet e përkushtuar në integrimet evropiane dhe në stabilitetin e rajonit, por theksoi se nuk është fer insistimi në nënshkrimin e marrëveshjeve të reja kur, sipas saj, “Prishtina nuk respekton disa prej marrëveshjeve themelore rajonale”.

Sonte fillon llogaritja verore e kohës

Në natën mes të shtunës dhe të dielës (30-31 mars) fillon llogaritja verore e kohës. Shumica e vendeve të Evropës do t’i zhvendosin akrepat përpara për një orë të dielën, më 31 mars 2019. Momenti zyrtar i ndryshimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Në shtator të vitit 2018, Komisioni Evropian nxori një projekt-direktivë. Në një sondazh publik, më shumë se 80% e 4.6 milionë të anketuarve votuan për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës sezonale, por Shtetet Anëtare të BE-së u bënë thirrje për më shumë kohë para se t’i jepin fund kësaj praktike.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Parlamentarët evropianë kanë votuar për t’i dhënë fund ndryshimit të orës 2 herë në vit, por kjo do të finalizohet në prillin e vitit 2021, dy vite pas propozimit të parë të ligjvënësve evropianë.

KDNJ prezenton rezultatin e hulumtimit nga terreni: “Keni të drejtë të dini çdo gjë rreth dialogut”

Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka prezentuar të premten në sallën e OSBE-së në Bujanoc rezultatet e anketës që ka zhvilluar në kuadër të projektit „Keni të drejtë të dini çdo gjë rreth dialogut”.

Anketa është bërë në Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë, dukeshfrytëzuar metodat e rastit, me rreth 400 anketues, që është menduar për ofrimin e modeleve reprezentative dhe renditjen në baza etnike. Shqiptarët, serbët dhe romët janë radhitur sipas vendeve (urbane/rurale). Anketa u realizua gjatë periudhës janar-shkurt 2019.

Anketa është pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Serbi.

Kryetari Shaip Kamberi mirëpriti shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, Tobias Flessenkemper

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë ditës ka pritur në takim, shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, Tobias Flessenkemer.

“Me Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës, z. Tobias Flessenkemper, i cili po qëndron për vizitën e tij të parë në Bujanoc, biseduam për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe (mos)realizimin e plotë të të drejtave të pakicave. Mosintegrimi i shqiptarëve në institucione publike, mosrealizimi i të drejtave të garantuara me ligj dhe konventa ndërkombëtare dhe ngecja në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës po vazhdojnë të jenë preokupime të përditshme dhe betejë politike e institucionale e përfaqësuesve shqiptarë” – ka shkruar kryetari Kamberi pas takimit në facebook.

Kryetari Shaip Kamberi, ndër të tjera ka shkruar edhe se: “Përkrahja ndërkombëtare dhe monitorimi i pozitës së pakicave, gjatë rrugëtimit të integrimit të vendit në BE, i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm. Prezenca dhe përkrahja ndërkombëtare garancë e avancimit dhe realizimit të plotë të të drejtave tona kolektive”.

Kujtojmë se, Komuna e Bujanocit, nga Këshilli i Evropës, zyrja në Beograd, ka përfituar një grant mbi dygjuhësinë në Bujanoc, nga i cili do të vendosen tabllot nëpër institucione lokale e republikane në dy gjuhë, shqip-serbisht.

Scott: Procesi i dialogut Kosovë – Serbi është komplikuar

Ambasadori i SHBA-së, Kyle Scott, ka thënë sot se situata në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë është shumë komplekse. Ai thotë se nuk është e dobishme që të dy palët të vazhdojnë ta fajësojnë njëra-tjetrën.

Scott u tha gazetarëve në Beograd se është e nevojshme që të dyja palët të ulen për tryezën e negociatave dhe të normalizojnë dialogun.

“Kjo është ajo për të cilën angazhohen SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, dhe kjo është arsyeja pse ne përqendrohemi në të dy anët”, ka thënë Kosnett.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, tha se është mirë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë bërë thirrje për heqjen e taksave të Kosovës për mallrat nga Serbia dhe BeH, por që, sipas tij, nevojitet presion shtesë për ta arritur këtë.

Zbehet vlera e meçit të Isufit për titull të botës

Shefat Isufi ishte paraparë të ndeshej me yllin britanik Billy Joe Saunders, më 13 prill në “Wembley” për titull të botës në versionin WBO në peshën super të mesme.

Mirëpo, ndonëse ka mbetur kundërshtari i njëjtë, data dhe titulli kanë ndryshuar. Isufi do të ndeshet me Saundersin tash më 18 maj për titullin e përkohshëm në versionin WBO dhe meçi do të zhvillohet në stadiumin “Lamex” në Stevenage, stadium i skuadrës së Kategorisë së Katërt të Anglisë, Stevenaget.

Ndryshimet kanë ardhur pasi kampioni i botës në WBO, meksikani Gilberto Ramirez, ndonëse është ngjitur në kategorinë gjysmë të rëndë për të zhvilluar një meç në prill, ka vendosur të mbajë titullin.

Kjo ka shkaktuar huti edhe brenda vetë federatës botërore WBO që kishte menduar se Ramirez ka lëshuar titullin.

Tash meçi mes Isufit dhe Saundersit do të jetë për titull “WBO Interim”. Fituesi i duelit do të ketë të drejtën të jetë sfidues i menjëhershëm i Ramirezit për titull bote apo në rast se Ramirez heq dorë nga titulli, fituesi i duelit do të shpallet me automatizëm kampion në këtë version..

Ragmi Mustafa takoi Ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Kyle Scott

Gjatë ditës së sotme kryetari i KNSH-së, Ragmi Mustafa, takoi Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.

“Sot, pata nderin të mirëpritem nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesinë e Tij, Kyle Scott, në rezidencën e tij në Beograd.

Në fokus të bashkëbisedimit: zgjidhja e teksteve mësimore në shkollat shqipe të Luginës dhe pasivizimi i vendbanimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Mirënjohje e thellë për ndihmën dhe përkushtimin amerikan për respektimin e të drejtave të shqiptarëve” shkroi Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Fëmijët e çerdhës ” Gëzimi Ynë ” shënojn ditën e pranverës (Video)

Sheshi i qytetit të Bujanocit sot ishte i stolisur më bukur sësa ditëve të zakonshme, ardhja e stinës së pranverës i dha gjallërin këtij sheshi sepse ishtë dita e parë e pranverës arsyeja që nxori në shesh fëmijët e entit prashkollorë “Gëzimi Ynë” të cilët shënuan ktë ditë duke vizatuar figurat më të dashura të tyre, disa vizatonin lule, disa diellin e disa shtëpi këto ishin figurat më të shpeshta që iu shkonin ndërmend voglushëve teksa i anketuam.

Pjesë e aktivitetit të sotëm ishte padyshim edhe muzika e vallzimi të cilin me shumë dëshirë ata e bënin me bashkmoshatarët e tyre nën përcjelljen e edukatoreve. Stina e pranverës është edhe stina më e preferuar e fëmijëve përpos ngjyrave që sjell kjo stinë me vete ka edhe motin e ngroht ku fëmijët e vertetuan se mund të realizojn shëti të ndryshme.

Kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, u takua me diplomatin Valdet Sadikun.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë, kryetari i LPD-së, Shqiprim Musliu, u takua me drejtorin e pergjithëshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Valdet Sadikun.

“Gjatë ditës së sotme u takova me z.Valdet Sadikun, ish zyrtar ndërlidhës i Zyrës së Kosovës në Beograd, tani drejtor i pergjithëshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Me z.Sadikun, bashkëbiseduam dhe zbërthyem mundësit për realizimin e disa projekteve konkrete, projekte të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilat do të njoftoheni ditëve në vijim” ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook pas takimit.

Gazeta serbe i kushton artikull Luana Vjollcës, kështu ia kthen shqiptarja

Një gazetë serbe ka shkruar një artikull për Luana Vjollcën, duke theksuar se ajo i urren serbët ndërsa përkrahë Kosovën.

Një gazetë serbe me emrin ‘Espreso‘ ka shkruar një artikull për prezantuesen dhe këngëtaren shqiptare, Luana Vjollcën.

Në titull ata theksojnë se Luana është ‘peshku më i mirë për të cilën të gjithë po prejnë venat’, ndërsa i urren serbët me shpirt.

Më pas në artikull shpjegohet se si ajo është një nga përkrahëset më të mëdha të Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, duke treguar se për çdo festë shqiptare Luana bën postime e madje i dedikon edhe emisione.

Këtë artikull tash e ka parë edhe vetë Luana, e cila ka reaguar në Instagramin e saj personal me më se 1.4 milionë ndjekës.

Luana ka postuar në ‘story’ foton e artikullit, ku ajo shihet me flokë të kuq e plis me shqiponjë në kokë, ndërsa shkruan për përmbajtjen e artikullit.

Ajo shkruan: “Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e Madhe”.

Në fund, Luana e konfirmon këtë duke thënë se është shumë mirë që serbët e dijnë këtë.