Ballina Blog Faqe 44

Tërmeti në Stamboll – reagimi i gazetares në studio dhe i një burri që gjendej brenda në një xhami

Një burrë brenda një xhamie ka qenë një nga personat të cilët janë zënë të befasuar kur një tërmet i fuqishëm ka goditur qytetin e Stambollit në Turqi.

Përveç tij, edhe një gazetare e një emisioni televiziv është gjendur në një moment të sikletshëm, në ato momente.

Megjithatë, siç edhe mund të shihet në pamje, ajo jo që largohet nga aty, por tenton edhe të qetësojë të tjerët.

Kanë qenë këto dy momente që janë publikuar gjithashtu nga përdorues të rrjeteve sociale, përkatësisht reagimet e tyre.

Ndryshe, një tërmet i fuqishëm prej 5,7 ballësh ka goditur Stambollin të enjten, për të cilin është raportuar se ka shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale, si dhe panik të çastit në qytet.
Si pasojë e panikut, siç është raportuar, shkollat dhe spitalet janë urdhëruar të evakuohen.


Haradinaj: Vuçiq po vazhdon të vajtojë që nuk po ndodh ndarja e Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, pas vizitës së tij zyrtare në SHBA.

Haradinaj u pyet edhe për qëndrimet e fundit të Vuçiqit dhe kampanjën e tërheqjes së njohjeve nga Serbia.

“Është gabim drejtimi që ka marrë Vuçiq. Ai ende po vazhdon me vajtu që nuk po ndodh ndarja e Kosovës, ku kishim pasë me i dhënë 950 hektarë, e ai me na propozu ‘ndonjë hektar’, me bë hajgare me Kosovën. Tani ideja se ne duhet ta marrim njohjen duke dhënë diçka ende është në tavolinë e kam përsëritë disa herë”, ka thënë Haradinaj para mediave, transmeton Telegrafi.

Kryeministri në detyrë, ka thënë se është gabim të hiqet taksa.

“Ne mund ta kthejmë tregun, pra taksa me u largu për njohje, por është gabim logjika e Vuçiq, pengimi i Kosovës. Në fakt, të ju them sinqertë, ai nuk po e pengon Kosovën, ai po e pengon Serbinë. Ai nuk ka me mujtë me ec përpara drejt BE-së apo drejt ndonjë zhvillimi tjetër duke e penguar Kosovën. Këtë ia kanë bërë të ditur të gjithë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Mërgimtarit nga Zvicra i refuzohet vota

Pas rreth 6 ditësh pasi kishte dorëzuar aplikacionin për votim nga diaspora, shqiptarit Kujtim Bllaca i cili jeton në Zvicër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i kishte dërguar e-mail duke e njoftuar që e kishin refuzuar aplikacionin e tij pasi që nuk ka përmbushur kushtet për tu përfshirë në listën e votuesve jashtë Kosovës.

Ai thotë se KQZ-ja nuk e ka njoftuar mbi arsyet e refuzimit të aplikacionit,

#erdhidita Votuesi nga Gjilani ka theksuar ne profilin e tij ne facebook sipas informacionev qe kishte refuzuar kqz pasi kishte organizuar gjith rrethin e vet ne diaspora te votojn per partin VETVENDOSJES

Komesari i Lartë për pakica Nacionale pranë OSBE-së, E.T. Lamberto Zannier, po qëndron për vizitë në Bujanoc

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, njoftoi opinionin se sot në mëngjes mirëpriti në zyrën e tij Komesarin e Lartë për pakica Nacionale pranë OSBE-së, E.T. Lamberto Zannier, po qëndron për vizitë në Bujanoc

“Komesari i Lartë për pakica Nacionale pranë OSBE-së, E.T. Lamberto Zannier, po qëndron për vizitë në Bujanoc

Gjatë takimit të përbashkët diskutuam mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe ngecjen në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të garantuara me Ligj dhe Konventa ndërkombëtare.

Ambasadori Zannier u njoftua edhe për ngecjen  e zgjidhjes së problemit të teksteve, nevojën për hapjen e drejtimeve të reja në Paralelen e Fakultetit në Bujanoc dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për krijimin e mundësive të reja për studentët e diplomuar.

Integrimi në institucione do të ishte mundësi e mirë për angazhimin e kuadrove të diplomuar dhe do të kontribonte në rritjen e perspektivës për të rinjët.

Status quo-a në të cilën ndodhen shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë” ka shkruar Kamberi pas takimit.

Kanë filluar punimet në shkollën fillore të Samolicës, projekti po financohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës

Në shkollën fillore në Samolicë, kanë filluar punimet në rekonstruimin e objektit shkollor, projekt ky, nga donacioni i Ministrisë së Drejtësisë kosovare.

Donancioni në vlerë prej 40 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës, do të shërbejë për rekostruimin dhe veshjen e kulmit me limë, si dhe fasadimi nga jashtë, si nevojë urgjente për ketë institucion arsimor shqiptar në Komunën e Bujanocit.

Punimet, pritet të zgjasin rreth 45 ditë, ndërsa ekzekutori i projektit është kompania “Bici Comerc” nga fshati Samolicë-Bujanoc.

Kujtojmë se donacioni prej 40 mijë nga Ministria e Drejtësisë, erdhi pak kohë, pasi që ministri i drejtësisë kosovare, Abelard Tahiri, vizitoi Komunën e Bujanocit. Njëherit, kjo është edhe ndihma e parë e Qeverisë së Kosovës, për Komunën e Bujanocit.

Publikohet lista përfundimtare e studentëve fitues të bursave studentore në Bujanoc – pagesat fillojnë nga 8 prilli

Komuna e Bujanocit në faqen e saj zyrtare ka publikuar listën përfundimtare të studentëve fitues të ndihmës së njëhershme financiare për vitin akademik 2018/2019. Pagesat për studentët përfitues, do të fillojnë nga 8 prilli, gjithnjë sipas rradhitjeve në lsita.

Megjithate, Komuna e Bujanoicit, rrespektivisht komisioni vlerësuar për ndarjen e ndihmës së njëhershme studnetore, ka vendosur disa kritere në ndarjen e bursave për studentë, gjë që pagesat variojnë nga 18.000 deri në 5.000 dinarë.

Më poshtë ju sjellim listën e plotë të studentëve përfitues nga ndihma e njëhershme financiare:

Ka filluar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të fshatit Breznicë, me gjatësi prej 1.4 km

Sot ka filluar asfaltimi i njërës nga rrugët kryesore të fshatit Breznicë që lidh Mullirn e fshatit me shkollën fillore “Migjeni” në Breznicë.

Punimet e filluara sot në ketë rrugë të gjatësisë prej 1.4 kilometrave, pritet të përfundojnë të hënë e 1 prillit, ku përveç asfaltimit, është shpërndarë edhe rrjeti i ujësjellësit.

Ky projekt infrastrukturor i cili po ekzekutohet nga kompania “Saba Bellça”, po financohet nga Komuna e Bujanocit dhe vlerë e saj është rreth 8.7 milionë dinarëve.

Izraeli vret edhe një adoleshent palestinez, 20 mijë njerëz protestojnë në Gaza

Mijëra palestinezë kanë marshuar përgjatë kufirit mes Gazas dhe Izraelit të shtunën për ta shënuar përvjetorin e parë të protestave masive. Ata janë përleshur me forcat izraelite të sigurisë.

Ushtarët izraelitë kanë hedhur gaz lotsjellës matanë kufirit, ndërsa zyrtarët e këtij shteti kanë thënë se rreth 20 mijë protestues kanë hedhur gurë, granata dhe goma të djegura drejt forcave të sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka thënë se forcat izraelite e kanë vrarë në protestë adoleshentin 17-vjeçar, Adham Amara. Përndryshe, një adoleshent tjetër, Mohammed Sa’ad, u vra në orët e para të së shtunës para se të fillonte protesta.

Përleshjet mes trupave izraelite dhe civilëve palestinezë janë shtuar gjatë kësaj jave. Në një sulm me raketë nga Gaza u plagosën shtatë ushtarë izraelitë. Si kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi, Izraeli kreu disa sulme me raketa dhe e vendosi ushtrinë në kufi.

Protestat në këtë zonë kanë qenë të përgjakshme viteve të fundit, ndonëse ndërmjetësuesit egjiptianë po bëjnë përpjekje që një gjë e tillë të parandalohet dhe të lehtësohen kufizimet e Izraelit në Gaza.

Protestuesit po kërkojnë që Izraeli ta largojë një rrethojë të sigurisë dhe që palestinezët ta kenë të drejtën për t’u kthyer në tokën nga e cila janë zhvendosur në vitin 1948. Izraeli po e kundërshton këtë kërkesë me arsyetimin se kjo do ta eliminonte shumicën hebreje, shkruan “Reuters”,

Rashica shkëlqen në fitoren e klubit të tij

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit, në kuadër të xhiros së 27-të të  këtij sezoni në Bundesligë.

Werder Bremeni e fitoi ndeshjen kundër Mainzit me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2:0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

Goli dhe asisti i Rashicës bën që Werder Bremeni ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë dhe tani klubi gjerman radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e ligës.

Kosnett: SHBA-ja e pret sivjet marrëveshjen Kosovë-Serbi, vonesa mund ta humbë përkrahjen tonë aktuale

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar në ofrimin e mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Kosnett në intervistën për “Radio Kontakt Plus”, ka thënë se durimi i SHBA-së ka gjithmonë kufij dhe se nuk mund të garantojë se Washingtoni edhe në të ardhmen do të jetë po kaq i përkushtuar nëse qeveritë e dy vendeve dëshirojnë të ecin përpara më shpejt, transmeton Koha.net.

“Durimi ynë ka gjithmonë kufij. Një gjë që ua kemi thënë dy qeverive, në Kosovë dhe në Serbi, është se SHBA-ja i përkushtohet ofrimit të përkrahjes në proces. Presidenti Trump, siç e dini, u ka shkruar letra presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq se SHBA-ja është krejtësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka thënë Kosnett, citon b92.

Ai ka tërhequr vërejtjen se nëse qeveritë e dy vendeve nuk duan të ecin përpara sa më shpejt dhe thonë “e po mirë, jemi të gatshëm brenda disa viteve”, atëherë nuk mund të garantohet se Washingtoni edhe në të ardhmen do të jetë po kaq i përkushtuar sa është dhe tani.

Duke folur për taksën e Kosovës vënë ndaj mallrave të Serbisë e të Bosnjë e Hercegovinës , ai ka thënë se Qeveria amerikane edhe më tej beson se heqja e taksës është një hap i rëndësishëm që dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë sërish të vazhdojë dhe kjo gjë është thënë tash e disa herë.

“Ajo që e kemi thënë, ajo që Qeveria ime e ka thënë, është se ne mendojmë se Kosova e Serbia në vitin 2019 duhet të arrijnë te marrëveshja gjithëpërfshirëse, duhet t’i shikojmë të dy palët të kthyera në tavolinën e bisedave dhe që dialogu të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundshme. Nuk dua që procesin ta lidh me ndonjë datë qëllimisht të caktuar”, ka thënë Kosnett.

Ai ka vlerësuar se bisedimet për bashkimin e Mitrovicës jugore dhe asaj veriore aktualisht nuk janë as konstruktive dhe as produktive, ndërsa ka shtuar se e kupton shqetësimin e serbëve për paralajmërimet e bashkimit të Mitrovicës, për Trepçën dhe statusin e Universitetit të Prishtinës në Mitrovicën veriore.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, dje ka qëndruar në Mitrovicën veriore dhe atje është takuar me përfaqësues të Listës Serbe, të Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it, OJQ-ve dhe me gazetarë.