Ballina Blog Faqe 46

Rashica: Jam i gatshëm të luaj në cilëndo pozitë dhe ta jap maksimumin për Kosovën

Milot Rashica është i gatshëm të japë maksimumin e tij për Kosovën në cilëndo pozitë në fushë që ia kërkon trajneri.

Anësori i Werder Bremenit foli të martën në një konferencë për media para ndeshjes miqësore të Kosovës kundër Danimarkës, e përcaktuar të luhet të enjten në “Fadil Vokrri”, duke e vlerësuar atë si ndeshje shumë të rëndësishme për “Dardanët” për ta parë se ku qëndrojnë ata në raport me Kombëtaret e mëdha.

Rashica u pyet rreth pozitës së tij në Kombëtare dhe asaj në klubin e tij Werder Bremen, në një konferencë në Prishtinë pas stërvitjes me verdhekaltrit.

Ai këmbënguli se nuk ka rëndësi pozita në fushë për të, pasi është i gatshëm të luajë kudo që e cakton Bernard Challandes.

Pozita e parapëlqyer e 22-vjeçarit është anësor i majtë, edhe pse kohëve të fundit ka luajtur si qendër sulmues te klubi gjerman, në ekipin kombëtar zakonisht është aktivizuar si anësor i djathtë.

“Nuk kam folur deri tani më Challandes [për pozitën në fushë]. Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin pavarësisht pozitës. Dallojnë pozitat me atje [Bremen], jam duke luajtur si qendër sulmues, por taktikat ndryshojnë por unë jam i gatshëm te luaj edhe në tjerat pozita”, tha vushtrriasi.

Kërcënim me bombë në selinë e BE-së në Bruksel

Zëdhënësja e policisë së Brukselit Ilse Van de Kire tha se kërcënimi ishte bërë përmes telefonit në një zyrë konsultimi të lidhur me Komisionin Evropian.

Përafërsisht 40 vetë u evakuan nga një ndërtesë pranë selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel pasi kompania e lidhur me BE-në ishte kërcënuar me bombë.

Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Kire tha se kërcënimi u dërgua me telefon në një zyrë konsultimi të lidhur me Komisionin Evropian, duke theksuar se kërcënimi është kuptuar seriozisht.

Agjencia e lajmeve “AP” njofton se pjesët e caktuara të rrugëve janë të mbyllura dhe se policia po përdorë qen të trajnuar për të gjurmuar mjetin shpërthyes.

Gjeloshaj kryetar i Tuzit, Kajoshaj kryetar i parlamentit lokal

Partia Demokratike e Malit të Zi njoftoi se do të mbështesë koalicionin e partive shqiptare, Forumin shqiptar në komunën e Tuzit, në mënyrë që të dërgojnë Partinë Socialiste Demokrate të Milo Gjukanoviq në opozitë.

Udhëheqësi i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj do të jetë kryetar i ri i Komunës së Tuzit, ndërsa Fadil Kajoshaj nga Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve do të jetë kryetar i parlamentit lokal.

Forumi shqiptar, i cili përbëhet nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve, fitoi 16 vende në parlamentin lokal dhe me një përfaqësues të Partisë Demokratike të Malit të Zi do të ketë shumicën.

Seanca konstituive ku do të zgjidhet kryetar i Kuvendit të Tuzit është planifikuar për 21 mars, raporton  RTCG.

Ndryshe, Tuzi do të jetë komuna e parë që do të udhëhiqet nga shqiptarët, pasi në zgjedhjet e kaluara partitë shqiptare pësuan humbje në Ulqin.

Skepticizëm për një marrëveshje Kosovë-Serbi brenda vitit 2019

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë, vazhdojnë të deklarojnë vullnetin e tyre për dialog ndërmjet dy vendeve, si një proces që do të mundësonte arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por qëndrimet e skajshme të palëve dhe zhvillimet në skenat politike të të dyja vendeve, forcojnë dilemat nëse një marrëveshje eventuale mund të arrihet brenda vitit 2019, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, në Kosovë dhe në Serbi.

Aktualisht, sipas tyre, shumë zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e vlerësojnë këtë vit si moment të përshtatshëm dhe si shans për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë – Serbi, por ata kanë këndvështrime të ndryshme lidhur me gjasat që kjo të ndodhë.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se parakusht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është dialogu, i cili aktualisht ka stagnuar, për shkak të vendosjes nga Qeveria e Kosovës të taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë. Ai shprehet mjaft skeptik për mundësinë që kjo masë të pezullohet tash për tash nga Qeveria e Kosovës. Por, sipas tij, në rast se një gjë e tillë ndodhë, hapet rruga për dialogun dhe mundësia për një marrëveshje ndërmjet palëve.

Por, ndryshe mendon Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se aktualisht ekzistojnë tre narracione lidhur me mundësitë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Autoritetet e Serbisë kanë refuzuar t’i kthehen dialogu me Kosovën pa u hequr taksa ndaj mallrave të saj.

Qeveria e Kosovës këmbëngulë në vendimin saj, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që taksa të pezullohet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke.

REAGIM I KRYETARES SË DEGËS SË PVD-së NË PRESHEVË, ARDITA SINANI

Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të sherbimeve famëkeqe shtetërore serbe. Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin.

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, besoj tashmë jeni bindur se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë. Për më shumë, ky ishte edhe një mesazh për të gjithë ju, se çdo lëvizje e Juaja, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret.

Vazhdës së proceseve të montuara politike të prokurorisë serbe kundrejt meje, tashmë edhe publikisht po i bashkangjitet soji i ngjashëm shqipëfolës në komunë të Preshevës!

Rritje e re e çmimit të benzinave në Maqedoninë e Veriut

Çmimi i benzinës do të rritet për 1,5 denarë, gjegjësisht 1 denar për litër, derisa çmimi i dizelit do të ulet për 0,5 denarë. Këtë vendim e ka sjell sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit të publikuar, nga mesnata në litër EUROSUPER 95 do të shitet për 1,5 denarë më shtrenjtë dhe do të kushtojë 66 denarë, ndërsa EUROSUPER 98 çmimi i të cilit rritet për 1 denar, nga mesnata do të kushtojë 67,5 denarë për litër.

Dizeli mbeten sërish më i liri duke rënë për gjysmë denari dhe nga mesnata do të kushtojë 60,5 denarë për litër.

Veprat e Avni Deharit e Destan Hajdinit përurohen në 5 qytetet të Zvicrës

Veprimtari dhe shkrimtari, Avni Dehari,  përkundër sfidave me të cilat u ballafaqua në jetë, mbetet një figurë e ndritshme shqiptarie, jo vetëm si personalitet më vete, por edhe si krijues që vazhdimisht begaton trungun tonë letrar me botime të reja. Kur e themi këtë, kemi parasysh edhe veprave të tija të posa pezantuara, që për një javë rresht tërhoqën vëmendjen e mërgimtarëve tanë në qytetet më të mëdha të Zvicrës, filluar nga Gjeneva, Berna, Cyrihu, St. Gallenit, e deri te Badragazi.

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Sa i përket St. Galenit, mbrëmë (më 13 Mars 2019) nën drejtimin e poetit Isuf Sherifi, kryetar u SHKSH “Mëmëdheu”  u mbajt edhe një promovim parafundit i dy librave me autorë Avni Dehari : “ALI ALIU KELMENDI Ringjallja e Prometheut” dhe të librit monografik “Arif Seferi në shërbim të popullit” me bashkautorë: Avni Dehari dhe Destan Hajdini.
Ndonëse në këtë prezantim nuk ishte numri i pritur i artdashëve, megjithatë, të pranishmit edhe përmes diskutimeve e komunikimit me autorë, shprehën interesim për përmbajtjen e këtyre librave më shumë se monografike, pasi në to shkruhet për figura dhe periudha të caktuara historike kanë peshë e që nxisin kërshërinë e lexuesit. Në mungesë të Hydajet Hysenit, gjatë kësaj mbrëmje vështrimin e shkruar nga ana e tij e lexoi veprimtari, Agush Buja, nga Shoqata “Lëvizja”, që po ashtu ishte pjesë e këtij organizimi

Ali Aliu Kelmendi, një atdhetar i devotshëm i Çështjes Kombëtare

Në vështrimin analitik të kryetarit të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të , Hydajet Hyseni, përkujtohen momentet krijuese që ndërlidhen me autorin e librit, Avni Dehari, duke shkruar në veçanti për personalitetin shumëdimensional të Ali Aliut-Kelmendit, një atdhetari të devotshëm të Çështjes Kombëtare, i cili tërë jetën ishte angazhuar në rrugën e lirisë për bashkimin e trojeve të Shqipërisë.

“Nuk ka qenë e lehtë për autorin ta shkruajë këtë libër meqë veprimtari, Ali Aliu ka një biografi tejet të pasur me të dhëna të shumta të aktivitetit të tij atdhetar, qysh nga Lufta e Dytë Botërore, ku ai mori pjesë në luftën Antifashiste dhe vazhdoi aktivitetin e tij deri te lufta e UÇK-së dhe e çlirimit të Kosovës nga robëria shekullore sllave e serbe, thuhej në shkrimin e Hydajet Hyseni i cili vlerëson po ashtu përkushtimin dhe ruajtjen e materialeve në periudha të ndryshme, në mënyrë që autori Avni Dehari, ti begatojë ato deri në nivelin maksimal, duke e pasuruar këtë monografi që të jetë tash kaq voluminoze- mbi 700 faqe”…

Arif Seferit një atdhetar i devotshëm i derës së madhe të Seferve

Ndërkaq një vështrim për librin e dytë: “ Arif Seferi në shërbim të popullit” të autorëve Avni Dehari dhe Destan Hajdini e ka shkruar Qazim Hajzeraj, i cili veçmas ndalet tek ajo pjesë e veprimtarisë së Arif Seferit që ndërlidhet edhe me trungun e familjes së shquar atdhetare, Seferi.
Përkujton se : “Jetojmë në një kohë kur antivlerat kanë dale në sipërfaqe, kurse vlerat e vërteta ose mohohen, ose zbehen, e bile edhe shtrembërohen për interesat e politikes se ditës. Janë shkruar e po shkruhen nga dita ne dite vepra qe si qellim kanë jetëpërshkrimin e jetës dhe veprës se njerëzve qe kontribuuan për çështjen kombëtare. Ne shume prej tyre autoret ne vend qe te flasin për personazhin e veprës me tepër flasin për vehten e tyre, te bëmat e tyre dhe « këshillat qe u  paskan dhënë personazheve te tyre », ndryshe veprojnë autorët Dehari dhe Hajdini duke u shpreh gjithnjë ne veten e dyte. Nuk duhet te jete e vështirë te bësh portret dëshmorësh, por shume e vështirë duhet të jetë, të gjesh fjalët për ti përshkruar ata ne tërësinë e tyre madhështore, pasi vepra e tyre është mbi lartësinë e çdo përshkrimi qe mund tu bëhet atyre.

Më tej Hajzeraj nënvizon se : “Jam i nderuar te them disa fjale për Monografinë «Arif Seferi» te autoreve Avni Dehari dhe Destan Hajdini, që ne mënyrë te thuket e vërtetojnë thënien e popullit se « Dardha pike nën dardhë», duke përshkruar historikun e familjes Seferi. Qe nga prejardhja e tij nga fshati Sefer si vendlindje e  burrit të madh te kombit – Idriz Seferit e deri te vet prindërit e vet, i ati Isufi qe qysh herët iu kundërvu pushtuesit turk dhe si pasojë shtëpia e tyre digjet dy here. E te njëjtën rruge pa asnjë ngurrim e vazhdoi edhe Arifi, i cili qysh ne moshe te re u brumos me tregimet e te pareve te tij për te bëmat e Idriz Seferit me shoke ne te mire te çështjes kombëtare.

Kronist që regjistruan jo vetëm figura por edhe përudha të bujshme kohore

Duke na sjell ne kronikë jetën e dëshmorit, autoret na sjellin e edhe kroniken e luftës ne vazhdimësi që beri populli ynë ne kohen kur jetoi dëshmori .  Në kroniken jetësore te Arifit, autoret qesin ne pah edhe marrjen e tipareve të një pjesëmarrësi aktiv te heroit ne përplasje jo vetëm me jetën por edhe me pushtuesin.  Duke vazhduar me pjesëmarrjen aktive ne ngjarjet e vitit 1968 qe kishin shpërthyer në mbarë hapësirën shqiptare ne përmasa e forma te ndryshme.

Ne vazhdim autoret na sjellin dhe qëndrimin e Arifit , qe ishte edhe qëndrim i LPRK-se se : «..duhet ti prijmë çështjes dhe duhet ta çojmë përpara,  duke e zgjedhur atë pa kurrfarë kompromisi. Me këtë kurojmë bashkimin e te gjitha trojeve shqiptare, pra ky do te jete sovraniteti ynë » thënie kjo e Arifit në kohën kur po bëhej referendumi mbi sovranitetin e Maqedonisë,  qe Arifi dhe LPRK-ja e kundërshtonin me forcë.

Hapësirë te veçantë ne këtë jetëpërshkrim për dëshmorin autoret i japin edhe opinioneve të bashkëveprimtarëve te Arifit rreth jetës dhe veprës se tij. Autori i këtij vështrimi shpreh gjithashtu respekt edhe për shoqatën “ Lëvizja”, qe vazhdimisht po bën përpjekje qe te qitet ne dritë veprimtaria e Organizatës dhe e veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, siç është rasti edhe me këtë monografi dhe të shumë aktiviteteve të tjera, përfundon në shkrimin e tij, Qazim Hajzeraj.

 Autori Dehari, me volum e argumente ju jep jetë figurave të kombit 

Në fund, autori i librit, Avni Dehari ka spikatur faktin jo vetëm përmes librit të tij voluminoz e me peshë të rëndësishme edhe për gjeneratat e ardhshme, se Ali Aliu-Kelmendi, gjatë tërë jetës së tij nuk i devijoi bindjet dhe qëndrimin e drejtë atdhetar, edhe pse regjimi jugosllav e kishte arrestuar, persekutuar dhe e kishte mbajtur në burg disa herë, duke e degdisur edhe në burgun famëkeq të Goli Otokut. Krejt në fund autori lexoi edhe një fragment që tërhoqi vëmendjen dhe u prit me duartro kitje nga të pranishmit.

Ndërsa disa nga të pranishmit u ndërlidhen në bisedë lidhur përmbajtjen e veprave, por me pyetje drejtuar autorëve për tema që lidheshin me personazhet që trajtoheshin në këto dy monografi që patën pesë prezantime në qytetet e mëdha të Zvicrës.

Kryetari Shaip Kamberi priti në takim anëtarët e Komitetit Këshilldhënës për mbrojtjen të pakicave – i njofton për pozitën e rëndë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Anëtarët e Komitetit Këshilldhënës të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave nacionale të Këshillit të Evropës, zonja Marie Hagsgard (Suedi), z. Petter Wille (Norvegji) dhe zonja Edita Żioviene (Lituani), po qëndrojnë për vizitë në Bujanoc, ku janë pritur nga Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili përmes rrjetit social fb njofton për takimin në fjalë ku thuhet:

Në takimin e përbashkët i njoftova ekspertët për stagnimin e avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mosinkuadrimin e tyre në institucionet shtetërore, vështirësitë për riorganizimin e sistemit të gjyqësorit, kthimin e Gjykatës në Preshevë, pamundësinë e nostrifikimit të diplomave nga Republika e Kosovës dhe mungesën e qartë të vullnetit politik nga Beogradi për ti trajtuar pakicat si qytetarë të barabartë.

Në takim theksova edhe rëndësinë e rrespektimit të drejtave të pakicave si parakusht i integrimit të vendit në Unionin evropian dhe procesin e integrimit e konsiderova si mundësi në të cilën pakicat do të mundë t’i realizojnë të drejtat e tyre të garantuara me Konventa ndërkombëtare dhe legjislacionin vendorë.

Konvetën kornizë për mbrojtjen e pakicave Serbia e ka ratifikuar në vitin 2001, ndërsa monitorimi i të njejtës bëhet çdo të 5-tin vit.

Në vitin 2013 ka qenë vizita e fundit e ekspertëve për vlersimin e të (pa)arriturave të Sërbisë drejtë përmirësimit të pozitës së pakicave nacionale që jetojnë në Sërbi, thuhet kështu në profilin zyrtar të kryetarit Kamberi.

Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur – gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto/ +18)

Një 28-vjeçar me shtetësi australiane, dyshohet të jetë njëri nga katër të përfshirët në sulmet terroriste të kryera në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 persona dhe 48 tjerë të plagosur.

Sipas dëshmitarëve okularë, mbi 50 plumba janë shkrepur nga pushka automatike e sulmuesit, që u fut në xhaminë Al Noor në Chrischurch, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi është identifikuar në profilin e tij në Twitter si Brend Tarrant nga Grafton në New South Wales, i cili kishte transmetuar live sulmin në xhaminë Al Noor, që ka ndodhur rreth orës 1:30 sipas orës lokale, derisa besimtarë të shumtë ishin brenda xhamisë.

Videoja e publikuar nga Daily Mail Australia, shfaq burrin duke shkrepur dhjetëra plumba mbi besimtarët, ku disa prej tyre mundoheshin të fshiheshin, por pa sukses.

E sulmi i dytë ka ndodhur në një xhami tjetër në Linwood që është gjithashtu në qytetin Christchurch. Lidhur me sulmin në këtë xhami janë marrë në pyetje katër persona, përfshirë tre burra dhe një femër.

Në anën tjetër kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka deklaruar se autorët e masakrës nuk figuronin në listën e terroristëve potencialë.

“Sulmi terrorist i të premtes është një nga ditët më të errëta për Zelandën e Re”, ka shtuar kryeministrja Ardern.

Njëri prej tyre është arrestuar derisa po vendoste në trup rripin e mbushur me eksploziv. E një tjetër i veshur me rroba ushtarake është arrestuar para shkollës Papanui.

Nga 49 të vrarët, 30 prej tyre janë ekzekutuar në xhaminë Al Noor, e dhjetë tjerë në xhaminë Linwood e të tjerët në oborrin e xhamisë. Mediat lokale raportojnë se të paktën 48 tjerë janë plagosur, ku 20 prej tyre janë në gjendje kritike.

Spitali më i madh i Evropës hapet në kryeqytetin e Turqis

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara nesër do të hapet spitali më i madh në Europë, i cili është gjithashtu spitali i tretë në botë që ka të instaluar të gjitha repartet në kuadër të një projekti ambicioz.

Pas qyteteve turke Yozgat, Mersin, Isparta, Adana Kayseri, Elazig, Eskisehir dhe Manisa, Ankaraja është qyteti i nëntë që bëhet me spital të ri. Në kuadër të spitalit ndodhet dhe kampusi mjekësor ndërsa ky spital mund të pranojë deri në 30 mijë pacientë në ditë.

Edhe pse ceremonia solemne e hapjes është nesër, spitali në Ankara ka filluar të pranojë pacientë që nga 7 shkurti i këtij viti. Fillimisht puna nisi në repartin e kirurgjisë kardiovaskulare, spitalin e përgjithshëm, neurologjinë, ortopedinë dhe onkologjinë, përcjell Atsh.

Deri më sot janë kryer 2 815 ndërhyrje kirurgjike, në nivel javor janë kryer 7 000 operacione ndërkaq në aspekt ditor janë kryer rreth 600 operacione emergjente. Kapaciteti i spitalit është rreth 3 800 shtretër.