Ballina Blog Faqe 47

Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa marrëveshje

Ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër një Brexiti pa marrëveshje, mes frikës se mund të çojë në trazirat ekonomike dhe të ushqejë tensionet e gjata në Irlandën e Veriut. Parlamenti ka votuar me 312 vota në të mirë të daljes së Britanisë me marrëveshje në krahasim me 308 kundër.

Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, për herë të dytë me radhë.
Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit.

Moore thotë se Vuçiq ka shumë ankesa për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar me diplomatin britanik, Richard Moore, me të cilin kanë diskutuar rreth vendimit të Kosovës për taksë ndaj produkteve serbe dhe vazhdimit të dialogut të Brukselit.

Vuçiq në këtë takim ka thënë se shpreson që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të bëjë presion dhe thirrje racione drejt Prishtinës për të hequr dorë nga tarifat ndaj Serbisë.

Presidenti serb ka thënë se shteti i tij është i gatshëm që të kthehet në dialogun e Brukselit, në momentin e parë që Prishtina e heq taksën, masë kjo për të cilën Vuçiq thotë se është ‘anti-civilizuese’, shkruan Novosti, transmeton Express.

Moorr ndërkohë i ka treguar Vuçiqit se ka kërkuar nga Prishtina pezullimin e taksës me qëllim të vazhdimit të dialogut të Brukselit, potencon komunikata e lëshuar nga zyra e Vuçiqit.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb është ankuar se Prishtina nuk i ka përmbushur detyrimet e veta të marra nga Marrëveshja e Brukselit, që njëra ndër to është edhe implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb është ankuar se Prishtina nuk i ka përmbushur detyrimet e veta të marra nga Marrëveshja e Brukselit, që njëra ndër to është edhe implementimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ndërkohë për votimin e Platformës për Dialogun, Vuçiq ka thënë se është prova më e mirë se Prishtina nuk mendon për dialogun, por vetëm për të destabilizuar rajonin.

Ndërkohë kur është bërë fjalë për raportet Serbi-Britani, sipas komunikatës thuhet se janë të mira, pavarësisht rrethanave komplekse. Kjo deklaratë e Vuçiq, mund të vij si pasojë e qëndrimit të Britanisë së Madhe kundër idesë për korrigjim të kufijve.

Moore në anën tjetër ka thënë se pavarësisht Brexit-it, Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të ndihmuar rajonin e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE, pasi një rrugë e tillë është vendimtare për stabilitetin e rajonit.

Faqja e famshme në Facebook publikon fotografi të Prizrenit, revoltohen serbët

Faqja e famshme në Facebook, “Civil Engineering Discoveries”, e cila ka mbi 7 milionë përdorues të rrjetit social që e përcjellin, ka publikuar një fotografi të Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Por shume komentues serbë, kanë vërshurar në këtë postim, duke thënë se fotografia është bërë në Serbi dhe se Kosova është Serbi.

Faqja e famshme, në mbishkrimin e saj në publikimin e fotografisë së qytetit të Prizrenit, kanë shkruar “Prizren, Kosovo”.

Kjo ka bërë që dhjetëra komentues serbë të revoltohen dhe të shkruajnë se “Kosova është Serbi”.

Agim Rashiti emërohet inspektor komunal i arsimit për komunën e Bujanocit

Me radhitjen e fundit të punëtorëve në Administratës komunale të Bujanocit, nga 20 shkurti, Agim Rashiti, është caktuar për inspektor komunal të Arsimit në Bujanoc.

Rashiti në pozitën e inspektorit komunal është rikthyer pas tetë vjetëve, ngase në ketë detyrë ka qenë i emëruar në vitin 2011-të, ndërsa së fundmi ka ushtruar  pozitën e kryeshefit të inspekcionit.

Si jurist i diplomuar, Agim Rashiti ka ushtruar edhe pozitat, si sekretar i Kuvendit komunal (2002-2006), bashkëpunëtor profesional në shërbimin pronësoro-juridik (2006-2011), inspektor komunal i arsimit (2011-2016), dhe kryeshef i inspekcionit.

Ndikimi shërues i mjaltit dhe kanellës

Mjalti dhe kanella janë ndër ushqimet më të fuqishme dhe më të larmishme në natyrë, dhe kombinimi i tyre është një ilaç i jashtëzakonshëm për probleme të ndryshme shëndetësore.

Së bashku, kanella dhe mjalti kanë veti të forta antioksiduese, antimikrobike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në trajtimin e ftohjeve dhe gripit.

Për të ndihmuar në zbutjen e simptomave të të ftohtit, përgatitni çaj me mjaltë dhe kanellë dhe pini atë gjatë ditës. Ky kombinim parandalon dhe trajton diabetin, dhe konsumi i moderuar i mjaltit nuk çon në një rritje dramatike të papritur të niveleve të sheqerit në gjak.

Pacientët me artrit mund të përfitojnë nëse marrin një gotë me ujë të ngrohtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë të vogël pluhur kanelle. Kur merret çdo ditë, edhe artriti kronik mund të shërohet.

Mjalti forcon sistemin imunitar dhe zbut simptomat e alergjive. Gjithashtu, shkaqet kryesore të alergjive homeopatie janë merimangat, por produktet e përdorura për shkatërrimin e tyre shpesh janë shumë të rrezikshme dhe të mbushura me kimikate, duke shkaktuar astmën, pezmatimin e lëkurës, rinitit dhe probleme të tjera, por kanella është armë e fuqishme kundër tyre.

E konfirmon Blero, martohet në shtator me Afrona Dikën

Këngëtari Blerim Muharremaj, i njohur si Blero ka konfirmuar për Gazetën Express se do të martohet në muajin shtator me modelen Afrona Dika

Pas pothuajse 10 viteve kur ishte kurorëzuar për herë të parë me aktoren Teuta Krasniqi, pikërisht në muajin shtator dhe me të cilën ka edhe një vajzë, Blero pritet që të rikthehet në rendin e të martuarve në muajin e njëjtë.

“Mund ta konfirmoj se do të martohem në muajin shtator”, ka thënë për Gazetën Express, Blero.

Ai nuk ka dashur të specifikojë datë, por më shumë gjasë ajo do të jetë dita e fundit e verës 2019.

Blero ka disa vite që është në tregun e beqarëve derisa në lidhje me modelën Afrona Dika është që nga viti 2015.

Lidhja me Afronën kishte ardhur disa muaj pasi që ai i kishte dhënë fund martesës me Teutën, e cila tashmë është martuar me Adonis Morinën, një trajner fitnesi me të cilën ajo ka edhe një vajzë.

Tuchel nuk shqetësohet nga komentet e Perezit: “Të gjithë i dëshirojnë Mbappen e Neymarin”

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, thotë se nuk shqetësohet nga komentet e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, i cili ka folur për qëllimet e klubit për të marrë Kylian Mbappen e Neymarin në radhët e tyre, duke insistuar se “të gjithë i dëshirojnë” çiftin e PSG-së.

Perez ka thënë se ai do t’i merrte “të dy”, Mbappen e Neymarin, pasi është pyetur se kë do të zgjidhte ai si sulmues të ekipit, pas rikthimit të Zinedine Zidanes në Madrid.

“Është e kuptueshme sepse të gjithë i dëshirojnë Neymarin, Mbappen, [Marco] Verrattin apo Marquinhos në ekipet e tyre, nuk më shqetëson ta them këtë”, ka thënë Tuchel para gazetarëve.

“Janë top-lojtarë por janë lojtarë tanë dhe kjo është më e rëndësishmja”, deklaroi ai.

Shaqiri kthehet në Allianz, gjithçka që duhet të dini përballjen Bayern – Liverpool

Dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sonte, kur edhe do të caktohen dy çerekfinalistët e fundit për këtë sezon.

Bayern Munich – Liverpool

Liverpooli ishte konsideruar favorit kur ishte hedhur shorti për këtë ndeshje, megjithatë ndeshja e parë përfundoi me rezultat 0:0. Tani, epërsia e të qenit vendas dhe forma e mirë gjatë kohës së fundit bën që Bayerni të ketë gjasa për ta zënë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, fituesi i kësaj ndeshjeje është mjaft i vështirë për t’u parashikuar. Këtë gjë e ka pohuar edhe Xherdan Shaqiri i Liverpoolit, i cili e ka vlerësuar kthimin e tij në Allianz Arena si ndeshjen më të vështirë të Ligës së Kampionëve. 27-vjeçari kishte qenë më parë pjesë e skuadrës së Bayernit.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Liverpool 0:0 Bayern Munich

Bayern München: Neuer; Rafinha, Sule, Hummels, Alaba; Thiago, Martínez, James Rodríguez; Gnabry, Lewandowski, Ribéry
Jashtë: Kimmich (i suspenduar), Müller (i suspenduar), Robben (i lënduar), Tolisso (i lënduar) 
Në dyshim: Coman (i lënduar)
Ndeshja e fundit: Bayern 6-0 Wolfsburg (09/03)
Forma: FFFBFFFHFF

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Fabinho, Henderson; Salah, Firmino, Mané
Jashtë: Keïta (nuk dihet), Oxlade-Chamberlain (i lënduar), Gomez (i lënduar)
Në dyshim: Alexander-Arnold (i lënduar), Lovren (i lënduar), Milner (i lënduar)
Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Robertson
Ndeshja e fundit: Liverpool 4-2 Burnley (10/03)
Forma: FBFBBFBBFF

Pasi ta mësoni këtë nuk do ta përzieni më kafen me qumësht kurrë

Arsyet përse duhet të hiqni dorë menjëherë nga kafeja me qumësht.

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën dhe sidomos dhe ne vendin tonë.

Disa mendojnë se qumështi i jep një aromë më të lehtë dhe më të shijshme për kafen e tyre. Por sipas studimeve, kombinimi i kafesë dhe qumështit ka pasoja negative shëndetësore.

Lexoni tre arsye të rëndësishme si më poshtë:

1-Kombinimi i kafeinës dhe kazeinës (proteina e qumështit) krijon mpiksjen e stomakut që është shumë e vështirë për t’u tretur. Kështu, jo vetëm që kafeja me qumësht bëhet më pak e lehtë, por gjithashtu mund të shkaktojë intolerancë.

2-Qumështi në kafe shkakton sekretim të kalciumit përmes urinës duke rritur sekretimin e kalciumit në zorrët.

3-Kafe e thjeshtë nuk përmban kalori dhe yndyra. Kur kombinohet me qumësht, atëherë numri i kalorive të panevojshme dhe yndyra që hamë është rritur, sidomos kur pimë shumë kafene çdo ditë.

Gazetarët serbë të Beogradit për herë të parë në Prishtinë: “Askush s’na shikoi shtrembër”

“Ç’po kërkon atje, është rrezik”, “Mos flisni serbisht në rrugë, në rrugë të hapët mes vete folni anglisht”, Kur t’ju pyesin kush jeni e nga vini, thoni jeni gazetarë nga Polonia.” Kështu e nisin shkrimin e tyre mbi përshtypjet nga qëndrimi katërditor (për herë të parë) në Prishtinë dy gazetarë të rinj të të përditshmes “Danas” të Beogradit, Unës dhe Milloshit, transmeton Koha.net.

Këto ishin, shkurtimisht, reagimet e miqve kur morën vesh se do të shkonim me punë në Prishtinë. Ndonëse qëllimin e mirë dhe kujdesin e tyre nuk e kundërshtuam, katër ditë të kaluara në kryeqytetin e Kosovës mjaftuan që vetvetes dhe personave tanë të dashur t’ua dëshmojmë se droja e tillë është pasojë e propagandës shumëvjeçare mediatike për “shqiptarët e këqij e të egër”, të cilët me të dëgjuar fjalën e parë serbe ta kthejnë me barbull në kokë. Ose ndon jë gjë më serioze.

A do t’ju gënjenim sikur t’ju thoshim se në mëngjesin para se të niseshim, kolegia Una dhe unë nuk ndjenim as më të voglin tension? Ndoshta po, po nuk duam t’ju gënjejmë, meqë nuk është mirë. Megjithatë çfarëdo tensioni na ndodhi që kur hipëm në automobil, ende pa dalë mirë nga Beogradi. Aty, në një hapësirë të ngushtë mbi katër rrota, e njohëm kolegët nga TV Mrezha, Sllavenin dhe Bobanin, të cilët udhëtimet në Prishtinë ka kohë që nuk i numërojnë. Kur morën vesh se për herë të parë po shkonim atje “poshtë”, nisën të na rrëfenin për galeritë, kafiteritë, restorantet ku hahet mirë, njerëzit interesantë me të cilët ishin shoqëruar, bashkëbiseduesit të cilët i kishin intervistuar. Pamë njëri tjetrin dhe kuptuam se po shkonim në një qytet “si gjithë të tjerët”, mes njerëzish që janë “si gjithë të tjerët” dhe tensionet, si pasojë e frikës nga të panjohurat, u shndërruan në emocione të shëndetshme dhe çliruese nga njohja e të panjohurës.

Pas pesë orësh udhëtim, arritëm në Prishtinë. Para hotelit na priste nikoqiri ynë Bashkimi. Kishim kohë vetëm sa t’i lëmë gjësendet, që të arrinim për njërën nga intervistat e caktuara. “Mirë se erdhët në Prishtinë. Si udhëtuat? Çfarëdo që t’ju duhet, më njoftoni mua”, ishin fjalët e para që i dëgjuam nga recepsionistja në gjuhën serbe. Me Bashkimin u nisëm drejt Fakultetit të Arteve, nëpër qendër të Prishtinës. Bisedonim me zë në gjuhën serbo-kroate (Bashkimi tash 12 vjet jeton e punon në relacionin Prishtinë-Zagreb). Herë pas here ndaleshim për ta pritur shoqëruesin tonë deri sa përshëndetej me të njohurit e tij.

Na njihte me ta dhe të vetmen gjë që dëgjonim prej tyre ishin fjalët për mirë se ardhje.

Ato katër ditë, siç thamë, bisedonim në gjuhën serbo-kroate. Ama kudo. Gjatë katër ditëve të ecejakeve nëpër Prishtinë, kryq e tërthor, nëpër institucione, zyra, banesa, teatro, kafiteri e shitore nuk patëm as të vetmin problem – askush nuk na shikoi vëngër, e lëre më të na kërcënojë ose të na shajë. Përkundrazi, të gjithë ata që i takuam, ishin të përzemërt dhe të etshëm për të biseduar. Këshillat e miqve tanë që të prezantoheshim rrejshëm si gazetarë nga Polonia na dukeshin qesharake, por edhe pikëlluese. Pyesnim sa njerëz në Serbi, të bombarduar nga propaganda imediate 24 orë në 7 ditë, qytetin ku kaluam momente aq të bukura për një kohë kaq të shkurtër vazhdojnë ta perceptojnë edhe më tutje si territor armiqësor, ku nuk shkohet.

Pas kthimit në Serbi detyra jonë nuk ka përfunduar. Vetëm sa ka filluar. Kurdoherë dhe në çdo vend do të flasim se qyteti është qytet, se njerëzit janë njerëz, ndërsa propaganda ka vetëm një qëllim – që neve, njerëzve të zakonshëm, të na largojë nga njëri tjetri, në mënyrë që ata me urdhër të të cilëve na serviret ajo të çimentohen në pushtet/Danas