Ballina Blog Faqe 7

Kryetarja Sinani pret për vizitë Ambasadoren Melsom

Patëm nderin të zhvillojmë një takim zyrtar me Ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, znj. Kristin Melsom. Një pritje e ngrohtë dhe një bisedë e hapur për sfidat reale me të cilat përballet Presheva!

Diskutuam për mungesën e investimeve, diskriminimin institucional, pasivizimin e adresave dhe përjashtimin nga tregu i punës për shkak të mosnjohjes së diplomave të Kosovës.

E theksuam qartë: Presheva ka nevojë për mbështetje dhe partneritete që sjellin zhvillim e dinjitet për qytetarët tanë!

Norvegjia ka qenë partnere në disa projekte të rëndësishme, si faza e parë e ujësjellësit dhe sot prezantuam kërkesat për vazhdimin e këtij bashkëpunimi:

  • Faza e dytë e rrjetit të ujësjellësit;
  • Energji solare për stacionet e pompimit;
  • Kanalizimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura;
  • Modernizimi i shkollave me laboratorë e pajisje digjitale;
  • Hapësira publike, parqe e kënde për fëmijë;
  • Mbështetje për të rinjtë dhe gratë në vetëpunësim dhe ekonomi lokale;

Faleminderit Ambasadës për dëgjimin me vëmendje dhe për gatishmërinë për bashkëpunim në fusha që prekin jetën e përditshme të qytetarëve tanë!

Presheva e meriton zhvillimin!

Presheva binjakëzohet me Korçën

Në Preshevë mirëpritëm delegacionin e Bashkisë së Korçës, të udhëhequr nga Kryetari Sotiraq Filo, me të cilët nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit ndërmjet dy komunave tona.

Ky hap i rëndësishëm hap rrugë për bashkëpunim në arsim, kulturë, sport, zhvillim ekonomik e turizëm, duke forcuar lidhjet tona.

Mirënjohje Ambasadës së Shqipërisë në Beograd për mbështetjen e vazhdueshme dhe falënderim të veçantë institucioneve tona arsimore e kulturore për përfaqësimin dinjitoz.

Ky është vetëm fillimi i një partneriteti që sjell zhvillim dhe mundësi të reja për Preshevën!

Komuna e Preshevës me njoftim për panairin e punësimit

Në kuadër të Panairit të Punsimit që organizon Ebti për Punsim me Komunën e Preshevës, më 17 Prill, nga ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës, Kompania Interspeed shpall mundësinë e punësimit për 100 pozita të lira në pozitat si më poshtë:
• Ekonomist
• Jurist
• Shkollë të mesme (përgjithshme)
• Shkollë të mesme mjekësore
• Punëtor administrativ
• Shitës
• Sigurim
• Punëtor përcjellës
• Punëtor ndihmës

Kushti i vetëm është që aplikantët të jenë të regjistruar në Entin për Punsim. Po ashtu, informacione të detajuara rreth mundësive të punësimit mund të merren më 17 prill, nga ora 11:00, tek Shtëpia e Kulturës gjatë Panairit të Punsimit në Preshevë.

Gjithashtu, Enti për Punsim informon qytetarët se të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në këtë panair kërkojnë gjithsej 350 punëtorë të profileve të ndryshme.

KKSh shpall thirje publike për nxënës dhe student

𝐅𝐓𝐄𝐒𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐀𝐏𝐋𝐈𝐊𝐈𝐌
𝐁𝐔𝐑𝐒𝐀𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐀𝐓 𝐅𝐈𝐍𝐀𝐍𝐂𝐈𝐀𝐑𝐄

Ftojmë të gjithë studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhakut të aplikojnë për bursa studentore, të cilat ndahen nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të programit “Përkrahje për Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun”.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë nxënësit shqiptarë që janë pa një ose asnjë prind, që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe (në institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme) të aplikojnë për ndihmën e njëhershme financiare, në kuadër të të njëjtit program mbështetës.

Aplikoni dhe përfitoni nga kjo mundësi e rëndësishme për të mbështetur rrugëtimin tuaj arsimor!

Për më shumë informacione dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, vizitoni faqen zyrtare të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pajaziti kërkon nga MPB dhe OSBE ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve policorë në rastin e Bosilegradit

Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti me shkresë iu është drejtuar MPB-së dhe OSBE-së lidhur me rastin e ndidhur në Bosilegrad, ne postimin e Pajazitit thuhet:

Me dy letra të ndara, sot iu jam drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe misionit të OSBE-së në këtë shtet, ku kam kërkuar hetim të detajuar dhe të paanshëm ndaj dhunës së ushtruar ndaj bashkëqytetarëve tanë në Bosilegrad.

Kam theksuar domosdoshmërinë për ndërmarrjen e masave ndaj zyrtarëve policorë të cilët në mënyrë flagrante kanë shkelur Ligjin si dhe zbardhjen e plotë të prapavisë tendencioze të rastit.

Është evidente se kjo ngjarje ka rritë pasigurinë e sportistëve shqiptarë për të garuar në kalendarin sportiv në Serbi, andaj kërkon qasje dhe zgjidhje të menjëhershme.

Sportistët tanë, veçmas futbollistët e Tërnocit nuk e meritojnë të dhunohen. Me djersën e tyre ata kërkojnë vetëm të trajtohen njësoj si të tjerët!

Salihi: Sulmi i djeshëm ndaj ekipit të KF Tërnocit, asnjë reagim nga përfaqësuesit politik sërb

Ndaj rastit të djeshëm që ndodhi në Bosiligrad kishte reagime të shumta dhe të ndryshme, ndërkaq këshilltari i kuvendit komunal të Bujanocit Rahim Salihi ka shkruar :

Sulmi ndaj futbollistëve të KF Tërnocit në Bosiligrad nuk është vetëm politik. Ai është njëkohësisht edhe etnik, edhe politik.

Është politik për shkak të përkatësisë etnike dhe etnik për shkak të atmosferës politike të krijuar në këtë shtet!

Reagimi i policisë nuk është vetëm reagim i një polici ndaj një lojtari. Ajo është dhunë e ushtruar e një aparati shtetëror ndaj një shqiptari!

Nuk e ka goditur polici lojtarin sepse ka humbur penaltin. As pse nuk i ka pëlqyer ngjyra e fanelave të KF “Tërnocit”, e aq më pak pse dje ka rënë borë në Bosiligrad!

Nëpërmjet goditjes, polici Petrov ka shpërfaqur mllefin, urrejtjen dhe mosdurimin që shteti të cilin ai e përfaqëson ka ndaj qytetarëve të vet që kanë emër e mbiemër tjetër. Në këtë rast Zeqiri, për shembull!

Prandaj ky skandal është shumë më i rëndë se sa një konflikt i ndodhur në një ndeshje të zakonshme futbolli.

Prandaj është politik. Dhe vetëm si i tillë duhet të trajtohet!

E kur jemi te kjo,

Klubi futbollistik Tërnoci është klubi më i vjetër e më i madh shqiptarë në Komunën e Bujanocit. Lojtarët e këtij klubi, përveç që janë shqiptarë, janë të gjithë qytetarë të komunës tonë.

Sulmi i ndodhur dje nuk ke i mjaftueshëm që të nxisë të reagojë asnjë përfaqësues lokal politik serb.

As drejtuesit serb të komunës që kanë gojën plotë “multietnicitet” dhe që ushtrojnë 40% të pushtetit në Bujanoc, as drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues e shefi i partisë shtet në Bujanoc.

Për ta, siç po shihet, më shumë ka rëndësi polici Petrov nga Bosilegradi, se futbollisti e qytetari Zeqiri nga Bujanoci!

Prandaj janë të rrejshëm! Edhe ata e edhe angazhimi i tyre për një Bujanoc të të gjithëve!

Ata e kanë te % e te pushteti.

Ata se kanë as te bashkëjetesa, as te barazia!

Seanca e II e Këshillit Kombëtar Shqiptar vjen me vendime të rëndësishme

Këshilli Kombëtar Shqiptar sot mbajti seancën e radhës për vitin 2025 ku u morën disa vendime:

✅ 𝐒𝐡𝐮𝐦𝐚 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝟔 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐟𝐨𝐤𝐮𝐬 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚𝐭 𝐦𝐞 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐭𝐚. 𝐃𝐨𝐧𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.

✅ 𝐔 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢 𝐢 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 𝐧𝐠𝐚 𝐟𝐮𝐬𝐡𝐚 𝐞 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟓.

✅ 𝐔 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐛𝐮𝐫𝐬𝐚 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐅𝐨𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬.

✅ 𝐔 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐠𝐣𝐢𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 (𝐩𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐜𝐢𝐥𝐞̈𝐭 𝐢 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐯𝐝𝐞𝐤𝐮𝐫) 𝐧𝐠𝐚 𝐅𝐨𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬. Thuhet në njoftimin e KKSh-së.

Ky akt nuk duhet të kaloj pa përgjegjsi institucionale, shprehet kryetari i KKSh-së

Pas rastit të ngjarjes tronditëse që u ndodhi lojtarëve të klubit futbollistik Ternoci në Bosilegrad, ka pasur reagime te ndryshme, i menjëhershem ishte edhe reagimi i kryetsrit të KKSh-së Enken Rexhepi ku thuhet:

Shprehim shqetësimin më të thellë për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në Bosilegrad, ku, sipas informacioneve të konfirmuara, ndaj fustbollistëve të klubit shqiptar pasi është ushtruar dhunë në fushë, policia është futur edhe në zhveshtoret e futbollistëve, duke i trajtuar ata si kriminel e jo si sportist.

Kam kontaktuar me drejtuesit e KF Tërnocit, ku kam shprehur gatishmërinë për t’iu qëndruar pranë futbollistëve, të cilët ndodhen në stacionin policor në Bosilegrad. Si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, jam në dispozicion të tyre për çdo mbështetje institucionale.

Ngjarja e sotme, ku sipas informacioneve të marra nga drejtuesit dhe mediat, policia jo vetëm që ka ndërhyrë në zhveshtore por edhe ka ushtruar dhunë ndaj një futbollisti shqiptar, është krejtësisht e papranueshme. Institucioni që duhet të kujdesej për sigurinë e tyre nuk mund të jetë pjesë e dhunës ndaj tyre.

Ky akt nuk duhet të kaloj pa përgjegjësi institucionale!!!

Reagon Pajaziti pas maltretimit të lojtarëve të KF Tërnocit në Bosilegrad

I papranueshëm ndalimi dhe mlatretimi i futbollistëve të KF Tërnoci, kërkova sqarime nga Drejtoria Policore

E gjykoj me çdo forcë maltretimin e sotëm që i ka ndodhur djelmoshave të KF Tërnoci me rastin e ndeshjes së futbollit në Bosilegrad.

Lidhur me rastin kam kërkuar menjëherë sqarime nga Drejtoria Policore në Vranjë, në ingirencat e së cilës është edhe Stacioni Policor i Bosilegradit.

Gjatë bisedës me kompetentët më është thënë se “policia e Bosilegradit ka marrë informacione se disa futbollistë të KF Tërnoci kanë futur në stadium mjete të forta dhe armë të ftofta me qëllim të shkaktimit të incidenteve. Pas bastisjes së kryer, ka rezultuar se askush nga KF Tërnoci nuk posedon gjëra të tilla”, m’është thënë nga DP në Vranjë.

Poashtu, më është kumtuar se “ kapiteni i KF Tërnoci ka bër shqiponjën me duar me qëllim të mxitjes”.

Në ndërhyrjen time se policia ka përdorur dhunë, m’është thënë “ se ndaj policëve që kanë përdorur dhunë do të merren masa”.
Në fund më është thënë “ se pas deklaratave në polici”, futbollistët do lihen të lirë për tu kthyer në shtëpi.

Pa marrë parasysh deklaratat e policisë, konsideroj se prezenca e uniformuar në ambientet personale të futbollistëve është një formë maltretimi e cila nuk lejohet me rregullat sportive e ato civile.

Aktin e sotëm e cilësojmë të qëllimshëm, të montuar dhe me prapavijë.

Ditëve në vijim, kjo ngjarje do të kërkojmë të sqarohet në nivele të larta, ndërsa ndaj atyre që e kanë përgatitur duhet të merren masa rigoroze.

Kryetarja Sinani mirëpret për vizitë delegacionin e RMV-së

Në Komunën e Preshevës pritëm në një vizitë vëllazërore zv. Kryeministrin e Parë të RMV-së, z. Izet Mexhiti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij: znj. Miqereme Rusi – këshilltare për arsim, z. Astrit Iseni – zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe znj. Feride Haxhiu – deputete në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbisedimi ynë u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të zonës, me theks të veçantë në përfshirjen e investitorëve nga Maqedonia e Veriut në Zonën Industriale të Preshevës, si dhe në mundësitë për realizimin e projekteve të përbashkëta përmes fondeve ndërkombëtare.

Diskutuam gjithashtu për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, si një hap strategjik që do të lehtësonte qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe do të sillte përfitime konkrete për qytetarët tanë.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe arsimimi universitar i të rinjve nga Lugina e Preshevës, ku u diskutuan mundësitë për mbështetje me bursa dhe akomodim për studentët që ndjekin studimet në Maqedoninë e Veriut.

Kjo vizitë vëllazërore rikonfirmon vullnetin e përbashkët për bashkëpunim afatgjatë dhe përkushtimin për zhvillimin e ndërsjellë të zonave tona.