Në Medvegjë mes maleve dhe rrëfenjave të së kaluarës, jeton Azize Emini, një grua e moshuar me një histori të jashtëzakonshme përkushtimi dhe dashurie ndaj kulturës dhe traditës shqiptare. Prej më shumë se gjashtë dekadash, Azizeja i ka përkushtuar jetën e saj ruajtjes dhe promovimit të veshjeve tradicionale të Medvegjës – një pasuri e rrallë që rrezikon të harrohet në kohët moderne.
E nisi rrugëtimin e saj që në moshën 19-vjeçare, kur për herë të parë mori në duar gjilpërën, pein dhe copat e qëndisura me motive të lashta. Që atëherë, ajo nuk e ka ndalur asnjëherë punën e saj me dorë, duke punuar me kujdes dhe pasion çdo detaj të veshjeve popullore. Kostumet që ajo krijon nuk janë thjesht rroba – ato janë dëshmi të historisë, krenarisë dhe shpirtit të Medvegjës shqiptare.
Puna e zonjës Azize nuk është vetëm artizanale; ajo është edhe një akt rezistence kulturore. Në një kohë kur shumë elementë të kulturës shqiptare janë përballur me rrezikun e zhdukjes, Azizeja ka qenë një nga mbrojtëset më të përkushtuara të identitetit lokal. Ajo ka ditur të ruajë me përpikëri motivet e lashta, teknikat e qepjes dhe qëndisjes, si dhe përdorimin e ngjyrave e simboleve që flasin për jetën, zakonet dhe botëkuptimin e komunitetit shqiptar të Medvegjës.
Përmes veprës së saj, ajo ka frymëzuar edhe brezat e rinj, duke ndarë me ta njohuritë dhe dashurinë për këtë trashëgimi. Azize Emini nuk është vetëm një mjeshtre e veshjeve tradicionale – ajo është një arkivë e gjallë e kulturës sonë, një nënë shpirtërore e artit popullor dhe një zë i qetë, por i fuqishëm, që na kujton se rrënjët nuk duhen harruar.
Në kuadër të orëve të teknologjisë, pata kënaqësinë të udhëheq një projekt praktik dhe shumë interesant të realizuar nga nxënësi Andi Zeqiri, i cili ndërtoi një semafor funksional duke përdorur platformën Arduino.
Ky projekt përbëhej nga një pllakë Arduino UNO, tri drita LED (e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër), rezistorë dhe kabllo lidhëse. Me ndihmën e një kodi të thjeshtë të programuar në gjuhën C, Andi arriti të simulojë funksionimin real të një semafori, duke pasqyruar ndalimin, paralajmërimin dhe lejen për kalim. Projekti ishte jo vetëm funksional, por edhe një shembull i mirë se si mund të aplikojmë njohuritë teorike në praktikë.
Qëllimi i këtij projekti ishte të nxisim të menduarit logjik, kreativitetin dhe dashurinë për teknologjinë tek nxënësit tanë. Jam shumë krenare për përkushtimin dhe entuziazmin që tregoi Andi gjatë punës. Ky është vetëm fillimi – e ardhmja i përket atyre që guxojnë të krijojnë!
Në një cep të heshtur të qytetit, te Presheves, larg zhurmës së teknologjisë moderne, ende dëgjohet trokitja ritmike e çekiçit mbi aluminin. Është zëri i një tradite të lashtë që nuk pranon të shuhet. Këtu punon mjeshtri Ruzhdi Bektashi – ai që me durim dhe pasion i jep jetë tepsive të trasha, saçave të pjekjes, daulleve të pjekjes dhe enëve prej balte të formuara me dorë dhe me dizajne te ndryshme. Prej 50 viteve qe ushtron kte profesion ne punetorin e tij ne shtepi, çdo vegël që ai krijon nuk është thjesht një objekt – është një dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore. Në duart e tij, metali bëhet i butë, balta merr formë, dhe zhurma e daulles tingëllon si jehonë e kohëve të shku ara.
Ai është një kujdestar i mjeshtërisë popullore – një urë mes brezave, që përçon dijen dhe artin e punës me dorë, të trashëguar brez pas brezi. Në një botë që ecën me shpejtësi drejt harresës, ai ndalon për një çast kohën – dhe na kujton kush jemi, dhe nga vijmë. Prodhimet e tij ekspozohen edhe ne panaire te ndryshme. Ruzhdi Bektashi u lind me 25.04. 1950 ne Presheve ku edhe kreu shkollen fillore dhe te mesmen ndersa nga mosha 21 vjec filloi te miret me kete veprimtari duke mbajt familjen e tij e cila perbehet prej 6 anetareve, baba i 3 vajzave dhe nje djali.
Është shpallur konkurs për regjistrimin e fëmijëve në Institucionin parashkollor “Gëzimi Yne” në Buzanoc. për vitin 2025/2026.
Në programin e ketij enti mund të regjistrihen femijet si ne vijim: • në qëndrim të plotë ditor, fëmijët nga një vjeç deri në gjashtë vjeç e gjysmë, • në programin parashkollor gjysmëditor dhe përgatitor për fëmijët e lindur nga 1.3.2019.- 29.02.2020. vjeç, mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur para datës 31 gusht 2018 dhe fëmijët më të vegjël.
Prindërit e interesuar mund të aplikojnë për të regjistruar fëmijën e tyre në Parashkollor. dorëzuar në periudhën nga 12 deri më 31 maj 2025.
Aplikimet për Konkursin me dokumentacion të plotë, për qëndrim të plotë ditor, dorëzohen në selia e Institucionit Parashkollor, në rrugen, Vuka Karacia 66, nga data e Konkursit – nga 12 deri më 31 maj 2025, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Prindërit, fëmijët e të cilëve janë në listën e pritjes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin, Është e nevojshme të marrin pjesë në konkurs. Prindërit fëmijët e të cilëve janë në listën e pritjes, nuk kanë dorëzuar ende dokumentacionin e nevojshëm, duhet ta bëjnë këtë, për të mbrojtur Regjistrimi i fëmijëve të tyre është marrë në konsideratë nga Komisioni i Regjistrimit.
Enti do tëpranojnë të gjithë fëmijët që i përkasin programit përgatitor parashkollor. Pranimi i fëmijëve në kujdesin ditor në grupe arsimore bëhet me përparësi. përmes pikësimit dhe radhitjes.
Përparësi për regjistrim kanë: • fëmijët nga grupet e cenueshme sociale (në përputhje me Rregulloren për Regjistrimin e Fëmijëve në EP “Gëzimi ynë” në Buanoc. • fëmijët e prindërve të punësuar dhe studentë me kohë të plotë, • fëmijët që kanë statusin e femisë së tretë dhe çdo fëmijë të mëpasshëm në familjen parësore, • fëmijët, vëllezërit ose motrat e të cilëve janë regjistruar në të njëjtin kopsht.
Pas përfundimit të vlerësimit, Komisioni përpilon një listë të fëmijëve të pranuar dhe atyre të mbetur. Çmimi është vendosur në nivelin e rrethrrotullimit dhe shfaqet në tabelën e njoftimeve në Ent. Lista e fëmijëve të pranuar dhe në pritje do të shfaqet jo më vonë se data 15 Qershor 2025.
Thuhet në komunikatën e EP “Gëzimi Ynë” -Bujanoc
Prindi mundet brenda 8 ditëve nga data e përfundimit të Konkursit, nëse ai/ajo
Nëse fëmija nuk pranohet, ose është i pakënaqur me rezultatin, bëni një ankesë te drejtori.
Institucionet.
Prindi është i detyruar të regjistrojë që fëmija është pranuar në Konkurs me kohë të plotë
Vizitoni institucionin e pranimit të fëmijëve brenda 30 ditëve nga data e publikimit të listës së femijëve të përzgjedhur
Çdoher kur kemi nevojë per rregullim te çelsave drejtohemi ne lagjen prapa komunes ne Bujanoc tek mjeshtri I vetem ne qytet Hetem Qazimi I cili edhe perkunder pengesave fizike prej me shumë se 40 viteve ushtron kte veprimtari, ku edhe njihet si mjeshtri i vetëm i çelsave në ktë rrethinë.
Eshte nje histori sa interesante aq edhe emoionuese per faktin se mjeshtrit Hetem Qazimi me nje fjale iu kishte imponuar te merret me kte veprimtari, ne pamundesi te ushtronte profesionin qe kishte pasur me heret ku njihej si automekanik, por jo gjithmone gjerat shkojne ashtu sic ne i deshirojme andaj dhe duhet ti bejme balle sfidave qe jeta na ofron.
Ishin momente mjaft emocionuese teksa ndegjonim historin e mjeshtrit Hetem te cilit aksidenti ia kishte ndryshuar jeten, dhe per kte histori nuk ngurroi te rrefehet se si e nisi kte profesion para 4 dekadash . pas aksidentit të ndodhur isha ne shoqeri te mikut tim te cilit i vinte keq per ngjarjen çfar me kishte ndodhur dhe krejt rastesisht morem te shfletojme gazeten ditore, aty pamë se ishin ne shitje disa makineri apo mjete per rregullimin e çelsave, aty vendosem fillojme por pa e ditur se kjo do te beheshte puna apo shoqeruesi im gjate gjithe jetes.
Dikur kishte më shumë kerkesa por pavarsisht perfitimeve eshte nje pune qe e bej me shume pasion thekson Qazimi.
Kur ke vullnet per pune as sukseset nuk mungojne, kte e deshmon edhe mjeshtri Qazimi, I cili prioritet kishte ti pres me shume dashamiresi klientet.
Zakonisht kohen e lire e kaloje me familjen dhe miqe te cilet asnjeher nuk me anashkalojne, e te cileve u jame sa mirenjohes aq edhe falemnderues thot ai.
Ne fund Hetem Qazimi dha nje mesazh inkurajues ku thot se;
Keshilla ime per njerezit tjere me aftesi te kufizuar do te ishte,: Perqendrohuni ne gjerat qe aftesia juaj nuk ju pengon te beni, dhe mos ndjeni keqardhje gjerat ne te cilat jeta nderhyn… Mos e kufizoni shpirtin tuaj nga gjendja juaj fizike. Nuk eshte mire te zemroheni nese keni ngecur diku, intelegjenca eshte aftesia per te iu pershtatur ndryshimeve.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Bujanocit, sot u zhvillua konferenca me temë: “Analiza e qëndrimeve të të rinjve shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva mbi Planin Shtatëpikësh”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit “Prioriteti i implementimit të Planit 7 pikësh për të rinjtë e pakicës kombëtare shqiptare”, i financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Serbi, përmes Iniciativës Qytetare në Beograd, dhe po zbatohet në partneritet nga Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoc.
Në hapjen e konferencës, moderatori Agon Islami theksoi se të gjeturat e prezantuara vijnë nga terreni dhe përfaqësojnë qëndrimet e të rinjve shqiptarë të moshës 18–30 vjeç nga komunat e Bujanocit dhe Preshevës. Ai njoftoi se analizën e gjetjeve do ta prezantojë Zoran Gavriloviq nga organizata BIRODI – Biro për Hulumtime Shoqërore.
Gjatë paraqitjes së tij, Gavriloviq deklaroi: “Jam i shokuar që, si qytetar i Serbisë, nuk kam dëgjuar kurrë për Planin shtatëpikësh, ndërsa tani kuptoj rëndësinë që ka ky plan për shqiptarët në Serbi.” Ai theksoi se një ndër sfidat më të mëdha për të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës është mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë, e cila përbën pengesë për punësim dhe siguri profesionale. Sipas tij, edhe kur punësohen, të rinjtë shpesh angazhohen në pozita që nuk korrespondojnë me nivelin e tyre arsimor, dhe për paga më të ulëta.
Gavriloviq potencoi gjithashtu se shumica dërrmuese e të anketuarve nuk kishin dëgjuar për Planin shtatëpikësh, ndërsa vlerësuan se situata aktuale e të rinjve është më shumë negative se pozitive, me papunësinë si sfidën më kritike në komunën e Bujanocit. Ai përmendi edhe problemet me pasivizimin e adresave dhe bindjen e përhapur se shqiptarët janë të diskriminuar në punësimin në institucionet shtetërore.
Të rinjtë që kishin dëgjuar për Planin shtatëpikësh thanë se informacioni u kishte ardhur kryesisht nga deklaratat e deputetëve nga Lugina e Preshevës, veçanërisht nga Shaip Kamberi. Këto deklarata, sipas tyre, janë pasqyruar më shumë në mediat lokale, dhe më pak në rrjetet sociale. Ndër shqetësimet e tjera të ngritura ishte edhe mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.
Lidhur me moszbatimin e Planit, 30.8% e të anketuarve fajësuan Qeverinë e Serbisë, 22.7% Trupin Koordinues, dhe 19.2% Kuvendin e Serbisë.
Në diskutim, Gëzim Murati nga organizata The Future ngriti pyetjen nëse moszbatimi i Planit lidhet me raportet Kosovë–Serbi. Gavrilović u përgjigj se problemi qëndron në mungesën e institucioneve kredibile dhe në dominimin e etnonacionalizmit, i cili, sipas tij, ka zëvendësuar patriotizmin kushtetues.
Aktivistja Tuba Avdiji theksoi mungesën e informimit të të rinjve shqiptarë për Planin 7 pikësh, duke nënvizuar se ata nuk kanë pasur mundësi reale për t’u njohur me përmbajtjen e tij.
Ndërkohë, këshilltari komunal Rahim Salihi tha se problemi nuk është mungesa e informimit, por moszbatimi i planit. Ai kritikoi Trupin Koordinues, duke thënë se, megjithëse është institucioni kryesor përgjegjës, nuk ka shfaqur gatishmëri për të nisur procesin e implementimit, dhe sipas tij, “shteti dëshiron ta eliminojë këtë iniciativë.”
Nga ana tjetër, Bujar Mustafa nga organizata BEYOND propozoi që Plani të përfshijë një aneks të veçantë për të rinjtë shqiptarë, që do të parashikonte linjë të dedikuar buxhetore për punësim, praktika dhe mbështetje konkrete. Ai e bazoi këtë propozim në përvojën e projektit të fundit të realizuar në bashkëpunim me organizatën People in Need.
Kjo konferencë u organizuar në kuadër të projektit ‘Prioriteti i implementimit të Planit 7 pikësh për të rinjtë e pakicës kombëtare shqiptare’ të financuar nga Ambasada e Bitanisë së Madhe në Serbi, përmes Iniciativës Qytetare në Beograd, e që po implementohet në partneritet nga Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina, në partneritet me Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Bujanoci./LUGINALAJMI/
Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit, Daliborka Pavloviq pranoi donacionin nga kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, në njoftimin e të cilit thuhet:
Në emër të komunës, sot i kemi dhuruar shtëpisë së shëndetit një veturë terreni, vlera e së cilës është 2.866.000 dinarë.
Shpresojmë se tash e tutje ndihma shëndetësore do të mund t’i ofrohet edhe pacientit të viseve më të thella në komunën tonë.
Ky akt tregon për gatishmërinë tonë si pushtet lokal për të qenë pranë secilit qytetar, sidomos për ata që kanë nevojë për mbështetje shëndetësore, siç janë të sëmurët.
Bashkëpunimi me shtëpinë e shëndetit do të vazhdojë edhe përmes projekteve tjera duke pasur parasysh në radhë të parë mbrojtjen e shëndetit të bashkëqytetarëve tanë.
Rrobaqepsia nje nga zanatet me te vjetra. per me shume se 50 vite Alisahit Sahiti eshte brenda kesaj fushe. U lind me 15.01.1952 ne fshatin Dobrosin te Bujanocit, shkollen fillore e kreu ne Pogragje. ne vitin 1970 kishte kryer zanatin e rrobaqepsise ne Bujanoc. me hapjen e fabrikes Simpo u punesua dhe ishte nder punetoret e pare ne kete fabrike ku punoi per 10 vite. me pas vendosi te hap lokalin e tij privat ku edhe sot ndodhet duke iu sherbyer klienteve te tij me shume dashamiresi dhe perkushtim. Ne te kaluaren rrobaqepsit shpesh qendronin deri ne oret e vona per te permbushur kerkesat e klienteve dhe per te perfunduar punen me cilesi te larte. ne kohet e meparme nuk ishte e lehte edhe sigurimi i materialeve sepse duhet te shkonim ne Shkup per te siguru materialet shpjegoi ai duke thene se tani keto gjera jane bere me te lehta. Sipas rrobaqepsit Alisahit dashuria per profesionin shpeshher mi ka lehtesu edhe gjerat me te veshtira. Sot teknologjia ja sjelle ndryshike te medha dhe perparime, shume prej tyre vazhdojne te bejne puje te shkelqyera edhe pse mund te perballen me sfida te reja ne kerkesat e tregut, pavarsisht ketyre sfidave shume rrobaqeps te dedikuar vazhdojne te mbajne traditat dhe cilesin e punes se tyre duke u pershtat me nevojat e klienteve dhe duke ruajtur profesionin e tyre.
Në një qoshe të vogël të shtëpisë së saj në Bujanoc, mes fijeve të pambukut dhe copave të bardha, Tevide Asllani nisi të ndërtojë një rrugë që do të linte gjurmë – jo vetëm në pëlhura, por në zemrat e shumë vajzave e familjeve. Ajo nuk ishte thjesht një rrobaqepëse. Ishte një grua me duar të arta, që përmes punës së saj e kthente pasionin në art dhe traditën në krenari.
Me durim, dashuri dhe sy të mprehtë për detajin, ajo filloi të përgatiste çejze – thesaret e nuseve, me kujdesin e një nëne dhe përkushtimin e një mjeshtre. Çdo mbulesë, çdo peshqir apo çarçaf që dilte nga duart e saj mbante një copë shpirt. Ajo nuk punonte vetëm me duar, por edhe me zemër. E çdo nuse që merrte çejzin e punuar prej saj, merrte me vete edhe një pjesë të shpirtit të një gruaje që e donte traditën dhe e nderonte rolin e saj në jetën e të tjerëve.
Por Tevideja nuk u ndal me kaq. Puna e saj, fjala e mirë dhe dashuria që e shoqëronte, u shpërndanë në gjithë Bujanocin. Nuset nuk vinin më vetëm për çejzin – ato ëndërronin të visheshin nga ajo edhe për ditën më të rëndësishme të jetës. Kështu, ajo hapi lokalin e saj të fustaneve të nusërisë – një hapësirë ku ëndrrat e bardha merrnin formë, ku çdo fustan nuk ishte thjesht një veshje, por një ndjenjë.
Në butik, çdo fustan mbante shenjat e përkujdesjes, elegancës dhe thjeshtësisë së saj. Nuk kishte fustan që dilte prej aty pa kaluar përmes duarve të saj të sigurta dhe syrit të saj të mprehtë. Vajzat hynin me ndrojtje dhe dilnin me buzëqeshje, sepse Tevideja nuk u ofronte vetëm një fustan – ajo u ofronte një përvojë, një kujtim, një ndjesi që mbetet përjetë.
Sot, e më shumë se 20 vite emri i Tevide Asllanit është bërë sinonim i mjeshtërisë dhe shpirtit të bardhë të gruas shqiptare që punon me zemër. Nga një dhomë e vogël në shtëpi, deri te një lokal ku qepen ëndrra, ajo ka dëshmuar se kur puna bëhet me dashuri – ajo bëhet e përjetshme.
Mbrëmja e djeshme në jugun e Serbisë u shënua nga një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore dhe sociale: prezantimi i projektit “Zanatet e vjetra në jugun e Serbisë”, një iniciativë që jo vetëm që promovon trashëgiminë kulturore, por edhe afron komunitete të ndryshme etnike në frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.
Nën organizimin e Qendrës B, me përkrahjen e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe dialogut shoqërir, projekti solli së bashku qytetarë nga tri nacionalitete të ndryshme – serbë, romë dhe shqiptarë – të cilët ndanë një hapësirë të përbashkët për të prezantuar dhe festuar zanatet tradicionale që për dekada kanë qenë pjesë e identitetit të kësaj treve.
Ngjarja përfshiu një ekspozitë të pasur me prezantime nga mjeshtër të vjetër të zanateve, si dhe biseda të hapura rreth rëndësisë së ruajtjes së këtyre vlerave në një kohë kur ato po rrezikojnë të zhduken. Përmes imazheve, dokumentarëve të shkurtër dhe tregimeve personale, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me trashëgiminë kulturore të fqinjëve të tyre dhe të kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkomunitar.
Qendra B, si një organizatë e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe ruajtjen e identitetit kulturor, theksoi se qëllimi i këtij projekti është të rikthejë vëmendjen te vlerat që na bashkojnë – puna, kreativiteti dhe trashëgimia.
Ky aktivitet u mirëprit gjerësisht nga qytetarët dhe përfaqësuesit lokalë, duke dëshmuar se përmes kulturës dhe trashëgimisë, mund të ndërtohen ura mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë në mesin e dallimeve etnike.