Ballina Blog Faqe 8

Tri dekadat e Referendumit të Krahinës Shqiptare

Shkruan: Refik HASANI

Me rastin e 30-vjetorit jubilar të mbajtjes së Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,popullata me shumicë shqiptare të Komunës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, shpalli këtë krahinë si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi Territoriale-Politike të shqiptarëve të tri komunave. Më datën 1 e 2 Mars 2022, po bëhen tri dekada, që kur më datën 1 e 2 Mars 1992, u mbajtën për dy ditë rreshtë, shprehja e vullnetit dhe ishte përcaktimi politik e Juridik i së ardhmes duke marrë përgjegjësinë për ta shtruarë-ngritur për zgjidhje çështjen e kësaj Krahinë-duke respektuar aspiratën e shprehur në formë plebishitare të Referendumit. I pasuar pas Referendumit është edhe kryengritja e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi. Përpjekjet e rëndësishme e popullit shumicë për liri e barazi qytetare të kësja Krahine është edhe gurthemeli tjetër si që është Marrëveshja e Konçulit. Referendumi, është kontribut i gjithë forcave politike e intelektuale,ishte një akt më i lartë historik, ishte një unitet dhe veprim i përbashkët i gjithë subjekteve politike shqiptare në ish-RSFJ,Republikën e Shqipërsisë dhe Diasporë. Po kalojn tri dekada të Referendumit, statusi politik i shqiptarëve të kësaj Krahine nuk është zgjidhur, dhe vazhdohet të dominohet nga diskriminimi në të gjithë fushat e jetës. Legjislatura e re e Parlamentit të Kosovës që ka dal nga zgjedhjet e datës 14 Shkurti 2021,përkatësisht Legjislatura e re e Parlamentit të Shqipërisë nga zgjedhjet e datës 25 Prillit 2021,do të duhej të vizitojn në realizim të projekteve nga investimet për Krahinën Shqiptare dhe të presin përfaqësues të subjekteve politike, institucuione e veprimtar që organizuan Referendumin. Në këtë përvjetor,jubilar Parlamenti i Kosovës dhe Parlamenti i Shqipërisë do të duhej të deklarohen në mënyrë zyrtare në mbrojtje të Referendumit. Për tri dekada të gjitha qeverit e Tiranës dhe e Prishtinës zyrtare, shumë pak kan ndihmuar këtë krahinë shqiptare. Në kët jubilar të Referendimit do të duhej të shenohet me manifestime të ndryshme, duke përfshir edhe veprimtari kulturore, politike e deri tek konferenca shkencore jo vetëm në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, por edhe në Prishtinë, Tiran, Shkup e gjithëandej diasporës. *Autori, përveqë këtij vështrimi ka edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësin mbajtjes së Referendumit,por edhe ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj.

Emine Ajdini nga diaspora dhuron donacion për blerjen e dhuratave për fëmijë

Një falemnderim i veçant për bashkëvendasen tonë z.Emine Ajdini e cila jeton në Gjermani por asnjëher nuk ndalet duke kontribuar në vendin tonë, kësaj radhe zonja Emine ka vendosur t’i bashkangjitet aksionit duke dhuruar donacion për blerjen e dhuratave për fëmijët me kushte të vështira ekonimike në prag të festave të fundvitit. Qëllimi im është që të ndjehen të lumtur edhe fëmijët në nevojë të cilët nuk kan mundësi të marrin pako, kështu që edhe këta fëmijë meritojnë të ndjejnë atmosferën e Vitit të Ri-shprehët zonja Ajdini, duke u zotuar se gjithëher do të jem e gatshme të kojtriboj aty ku është e nevojshme për vendin tim. I gjithë aksioni u realizua nga të rinjët, konkretisht parlamentet e nxënësve të shkollave të mesme nga Bujanoci së bashku me OJQ-në Iniciativat Qytetare, ndërsa u përkrah me donacione edhe nga disa biznese vendas.

Ragmi Mustafa kërcënon këshilltarët e subjektit të tij

Përkundër faktit që ka qenë 12 vite kryetar komunei Preshevës, ku me qasjen e tij destruktive ndaj të gjithë faktorëve relevantë, e pati sjellur komunën e Preshevës në një gjendje të vështirë ekonomike e sociale.

Komunën e shndërroi në pronë private, duke punësuar familjarët e ngushtë dhe të gjerë, duke zhvatur buxhetin e komunës në pasurimin e tij dhe familjarëve të tij, nëpërmjet aferat e banesave dhe trojeve në Kosovë, kontrollin e çdo gjëje shoqërore nga ai dhe klani i tij…

Pas pesë vitesh, në koalicion të gjerë me 4 parti, arriti të ringjitet prap në skenën politike e institucionale të komunës së rraskapitur të Preshevës, ngjitje kjo që nuk pati sukses, për shkak të diktaturave dhe pakënaqësive të mbjellura në subjektin e tij, por dhe brenda koalicionit të gjerë.

Natën e mbrëmshme i tërë ai presion dhe pakënaqësi shpërtheu, duke nxjerrur produktin e mendimit ndryshe, të cilin tashmë e përfaqëson këshilltari tashmë i pavarur Hamdi Fejzullahu, i cili për shkaqet e lartëcekura, braktisi koalicionin dhe subjektin e tij politik, për të vepruar i pavarur, pa presion, pa imponime…, thjeshtë një mendim ndryshe i dalë nga subjekti i Ragmi Mustafës. Për këtë gjë, Ragmiu i orkestroi një kurth, për t’a shantazhuar e kërcënuar ish këshilltarin nga subjekti i tij, thjeshtë duke e dhunuar mendimin ndryshe.

Vjen edhe reagimi i anëtarit të këshillit komunal Jetmir Ismaili

Ai poashtu është kundër vendimit të komisioni për ndarjen e subvencioneve për bizneset lokale. Postimi i plotë i Mehmetit:

Vendimi i komisionit per bizneset lokale eshte i papranueshem. Verejta se mbeshtetje ka mar nje individ(simpatizant i subjektit politik+praktikant) ndersa eshte refuzuar biznesi në të cilin punon ky individ. I ftoj bizneset e refuzuara te ushtrojne te drejten e ankeses.

Këshilltari i kuvendit komunal Nevzad Lutfiu reagon rreth vendimit për subvencione

Lidhur me vendimin mbi ndarjen e subvencioneve per bizneset ka reaguar edhe kshilltari i kuvendit komunal Nevzad Lutfiu ne postimin e te cilit thuhet:

Vendimin e komisionit mbi ndarjen e subvencioneve për bizneset lokale e konsideroj të gabueshëm. Shumë biznese ndonëse i kishin plotësuar kushtet nuk morën mbështetje. Ne jemi bërë bashkë për mos t’i ndarë njerëzit, kjo është shpërfillje. Me një qasje të tillë ne krijojmë oligarki. Një pjesë të madhe të fajit që sot po emigrojnë punëtorët e kanë bizneset që janë favorizuar nga politika, vet fitonin shumë e punëtorëve u jepnin aq sa për të mbijetuar.

Ai poashtu citoi:

I ftoj bizneset të cilat janë refuzuar ta ushtrojnë të drejtën e ankesës.I bëj thirrje kryetarit të Komunës Nagip Arifi që mos ta mbështes këtë vendim sepse ka argumente se vendimi nuk është marr mbi bazën e meritokracisë.Nga ky vendim kanë përfituar disa individë të cilët e kanë të mbushur sofrën e tyre ndërsa tani po presin edhe ëmbëlsirën, ndërsa disa sipërmarrës të cilët mezi arrijnë t’i paguajnë tatimet dhe ta mbajnë familjen e tyre, janë refuzuar.Janë refuzuar sipërmarrës të rinj të cilët sapo kanë krijuar familjet e tyre dhe janë të interesuar të jetojnë në këtë vend.Ky vendim është e kundërta e secilit subjekt në pushtet të cilët kanë premtuar mbështetje konkrete për bizneset lokale.

Të rinjët shqiptarë çdo ditë e më shumë të zhgënjyer nga pushteti lokal në Komunën e Bujanocit.

Rinia e zgjënjyer nga pushteti aktual, vjen reagimi i të riut Bejzad Limani i cili pa asnjë arsyetim anulohet nga konkursi i bizneseve. Ky ështe postimi i tij i plotë në Facebook.

Kujtojme se vendimi për subvencionimin e ndërmarjve të vogla dhe të mëdha nga Komuna e Bujanocit doli sot me datë 28.10.2021 pas një vonese dy mujore.

Pajaziti akuzon pushtetin lokal per ikjen e rinisë, së shpejti do të mbyllen edhe bizneset

Postimi i plotë: Pushteti i “ditëve të mira” nuk mjaftohet vetëm me largimin e kuadrove drejtë Gjermanisë, ata do t’i detyrojnë edhe bizneset të mbyllen e të ikin nga ky vend. Konkursi për “zhvillimin e ekonomisë” është shpallur më 30 korrik, propozim-vendimi për përfituesit nuk është marrur ende, ky prolongim po bëhet për arsye se partnerët e koalicionit ende nuk janë marrur vesh cilëve nga militantët ti ndahen mjete. Kriteri kryesor i këtij konkursi është përkatësia partiake e përfituesit potencial. Listat e militantëve dhe oligarkëve enden nëpër zyrat e tre udhëheqësve të Komunës së Bujanocit, duke i ndarë ata sipas parimit “ky i juvi, ky i joni”. Përfitimet personale i realizojnë në afate rekorde, ato të qytetarëve i prolongojnë në maksimum. Këtij regjimi i ka humbur çdo kuptim!

OJQ “Beyond” realizon projektin “Të gatshëm ndaj sfidave”

Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht shëndetin në përgjithësi (fizik & mendor).

Prandaj dhe kjo ishte arsyeja qe këto aktivitete të jenë pjesë e projektit tonë “Të gatshëm ndaj sfidave” i cili po vazhdon të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, me nxënës të shkollave fillore nga komuna e Bujanocit. Këtë fundjavë u perfshin nxënësit e shkollave fillore “Naim Frashëri” dhe “Vuk Karaxhiq” të cilët përmes lojërave të ndryshme patën rastin jo vetëm të shoqërohen mes vete por edhe të relaksohen në ambientet e natyrës.🎸🤼‍♀️🤹‍♂️🏸

Synimi i organizatës sonë është që të kemi rini aktive e shëndet të mirë, prandaj vazhdojm tutje me aktivitetet ne vijim-thuhet ne faqen e organozates Beyond.

OJQ “Beyond” realizon projektin “Të gatshëm ndaj sfidave”

🧘‍♂️🧘‍♀️ Yoga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht shëndetin në përgjithësi (fizik & mendorë).

Prandaj dhe kjo ishte arsyeja qe këto aktivitete të jenë pjesë e projektit tonë “Të gatshëm ndaj sfidave” i cili po vazhdon të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, me nxënës të shkollave fillore nga komuna e Bujanocit. Këtë fundjavë u perfshin nxënësit e shkollave fillore “Naim Frashëri” dhe “Vuk Karaxhiq” të cilët përmes lojërave të ndryshme patën rastin jo vetëm të shoqërohen mes vete por edhe të relaksohen në ambientet e natyrës.🎸🤼‍♀️

🤹‍♂️🏸 Synimi i organizatës sonë është që të kemi rini aktive e shëndet të mirë, prandaj vazhdojm tutje me aktivitetet ne vijim-thuhet ne faqen e organozates Beyond.

“Gëzuar 1 Qershorin” ishte shfaqja e cila mblodhi sot një numër të madh të fëmijëve në shtëpin e kulturës në Bujanoc.

Kjo shfaqje u interpretua në skene nga nxënësit e shkollës së mesme Sezai Surroi, të cilët ishin protagonist të shkëlqyeshëm në rolet e kësulkuqes, lepurushes, gjuetarit etj ndërsa u realizua nën regji të Afeida Borici Mehmetit dhe organiozatës Beyond,nën korfinimin e profesoreshës Jellena Randjelloviq, e cila në prononcim për RTB-në thekson se është mjaft e lumutur me rezultatet duke pare reaksionet e femijeve shihet qe është mirëeprit ky projekt, kjo na inkurajon që ne mos të ndalemi këtu thekson Randjelloviq.

sa e vështirë është aq edhe knaqësi të ngjitesh në skenë kur e din se je para publikut më të ëmbël të shoqërisë sonë dhe ishim ne arsyeja e bëzeqeshjes së tyre, kështu ndër të tjera u shprehen protagonistët e kësaj shfaqje.


Shfaqja “1 Qershori jonë” u intepretua në të dyja gjuhët, sërbe edhe shqipe në mënyrë që pa dallim nacionalioteti fëmijët të shoqerohen mes vete, ky edhe ishte qellimi i këtij projekti thonë organizatorët të cilët falemnderojnë Ministrine e kultures dhe informimit për mbështetjen financiare të këtij projekti.