Ballina Blog Faqe 9

Arbër Pajaziti: Është e papranueshme njollosja e simboleve tona kombëtare

“Është e papranueshme njollosja e simboleve tona kombëtare e aq më tëpër kur ato janë të vendosura në vendet e rënies të dëshmorëve tanë.

Këto veprime paraqesin provokime të rënda për popullin tonë i cili u flijua aq shumë gjatë historisë ndërsa primitivizmi i atyre që na dëmtuan gjithnjë nuk po pushon ende.

Serbia duhet t’i ndaloi këto sjellje anticivilizuese kurse Bashkësia Ndërkombëtare duhet të përkushtohet me më seriozitet për rajonin tonë.
Kontributin e Fatmir Ibishit dhe dëshmorëve tjerë nuk mund ta njollos askush.
Ata mbesin heronjtë tanë dhe është detyrim yni t’i përkujtojmë, e momentet e fundit të jetës së tyre paraqesin vendet e shenjta të cilat meritojnë përkulje për veprat madhore që i lanë pas vetes.” ka shkruar Arbër Pajaziti, kryetar i APN në Bujanoc.

Ragmi Mustafa: Provokim i papranueshëm, KKSH ftonë për qetësi dhe gjakftohtësi

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës.

Persona të pa identifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vendë të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbies në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti.

Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale.

Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.” ka shkruar kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa.

Nagip Arifi: Askush nuk mund ta përdhos flamurin kombëtar shqiptar

Veprimi i sotëm i përdhosjes së flamurit kombëtar shqiptar tek përmendorja e dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi në Konçul është i papranueshëm dhe një provokim për destabilizim të situatës në komunën e Bujanocit.

Dënoj ashpër një akt të tillë, i cili rrezikon paqen në Bujanoc, por edhe në Luginë të Preshevës.

Pas këtij incidenti, menjëherë kam njoftuar Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, atë të Republikës së Kosovës, si dhe Misionin e OSBE-së për rastin në fjalë.

Megjithatë, apeloj qytetarët që te ruajnë gjakftohësinë dhe mos të bien pre e këtyre provokimeve, sepse flamurin tone kombëtar askush nuk mund ta përdhosë, ndërsa ftoj organet e rendit që të marrin masa për gjetjen e akterëve të këtij akti vandal.” ka shkruar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Provokim i rëndë vendosja e flamurit serb tek përmendorja e dëshmorit Fatmir Ibishi

Flamuri serb ishte vendosur sot nga persona të paidentifikuar në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, në afërsi të përmendores së dëshmorit të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

Komuna e Bujanocit fiton 8.200.000 dinarë nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë

Komuna e Bujanocit ka përfituar 8.200.000 dinarë nga programi për mbështetje të zhvillimit për komunat e pazhvilluara (komunat të cilat bien në grupin e 4-të për kah zhvillimi), që udhlhiqet nga Ministria pa Portofol e Republikës së Serbisë.

Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në konkursin e shpallur nga ministria në fjalë ka aplikuar në dy programe me dy projekte, nga të cilat në progamin 1 ka përfituar 1.200.000 dinarë për përpilimin e projekt dokumentacionit nga fusha e ndërtimit të ulët, kurse në programin 2, ka përfituar vlerën prej 7.000.000 dinarëve për projektin ‘’Avancimi i kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave. Ngritja e kapaciteteve për mirëmbajtjen e infrastrukturës komunale me blerjen e makinerisë për pastrimin e asfaltit dhe hapësirave betonuese’’.

Komuna e Bujanocit shpallë kokurs për ndarjen e mjeteve në fushën e bujqësisë për vitin 2021

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE STIMULUESE NGA PROGRAMI MBËSHTETËS PËR REALIZIMIN E POLITIKAVE BUJQËSORE DHE POLITIKËS SË ZHVILLIMIT RURAL TË KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN 2021

Bazuar në Programin mbështetës për realizimin e politikave bujqësore dhe politikave të zhvillimit rural të komunës së Bujanocit për vitin 2021, nr. 320-6 /2021 nga data 04.03.2021 , në të cilën Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomis së ujërave ka dhënë pëlqimin numër: 320-00-02837-09 nga data 30.03.2021, Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese nga buxheti komunal në bujqësi, me pëlqim të këshillit komunal të komunës së Bujanocit , shpallë : KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE STIMULUESE NGA PROGRAMI MBËSHTETËS PËR REALIZIMIN E POLITIKAVE BUJQËSORE DHE POLITIKËS SË ZHVILLIMIT RURAL TË KOMUNËS SË BUJANOCIT PËR VITIN 2021

Komuna e Bujanocit uron kryeminstrin Rama për fitoren

Kryetari Nagip Arifi, në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit ka uruar kryeminstrin Edi Rama për fitoren e 25 Prillit.

Në vazhdim po ju përcjellim urimin e plotë:

I dashur kryeministër Rama,

Kam privilegjin që në emër timin dhe të qytetarëve të komunës së Bujanocit të ju uroj për fitoren e madhe në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, duke ridëshmuar për të tretën herë se politika që udhëheqni është e duhura për vendin dhe qytetarët shqiptarë.

Kemi përcjellur me kujdes gjithë procesin zgjedhor, dhe lirisht mund të them se përveç Partisë Socialiste që triumfoi në këto zgjedhje, gjithashtu fituan edhe shqiptarët dhe Shqipëria.

Uroj që angazhimi i Qeverisë suaj të vazhdojë për të gjithë shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë, me theks të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët ende mbeten pakica më e diskriminuar në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Një Shqipëri me stabilitet politik dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik do të ishte një faktor sigurie edhe për shqiptarët jashtë Republikës së Shqipërisë.

Ju uroj punë të mbarë dhe realizim të qëllimeve për Shqipërinë dhe kombin shqiptar!

Vëllazërisht,

Nagip Arifi – kryetar

Rezultatet e financimit të klubeve dhe organizatave sportive në komunën e Bujanocit për vitin 2021

Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të sportit për vitin 2021

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve nga sfera e sportit në komunën e Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur më datë 16.04.2021, në bazë të nenit 113.parag.1. pika 1. të Ligjit mbi sportin (Gazeta Zyrtare RS nr. 10/16), nenit 6. të Rregullores mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e sportit në Komunën e Bujanocit (Gazeta Zyrtare e Komunës së Bujanocit, nr.19/14) dhe në bazë të Konkluzionit të Këshillit komunal të Bujanocit nr. 400-116/21 nga data 23.04.2021, në lidhje me thirrjen publike të shpallur më datë 18.02.2021, dhe aprovoi këtë Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të sportit për vitin 2021, me seli në teritorin e komunës së Bujanocit.

Rezultatet për financimin e Shoqërive Kulturoro Artistike në komunën e Bujanocit për vitin 2021

Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të shoqërive kulturoro artistike për vitin 2021

Komisioni për vlerësimin e programeve dhe projekteve nga sfera e kulturës në komunën e Bujanocit, në mbledhjen e mbajtur më datë 14.04.2021, në bazë të nenit 76.i Ligjit mbi kulturën (Gazeta Zyrtare RS nr. 72/09, 13/16, 30/16, – përm. dhe 6/20), nenit 9. të Rregullores mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve në fushën e kulturës në Komunën e Bujanocit (Gazeta Zyrtare e Komunës së Bujanocit, nr.19/14) dhe në bazë të Konkluzionit të Këshillit komunal të Bujanocit nr. 400-115/21 nga data 23.04.2021, në lidhje me thirrjen publike të shpallur më datë 25.02.2021, dhe solli këtë Vendim për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të shoqërive kulturore-artistike dhe seksioneve amatore për vitin 2021, me seli në teritorin e komunës së Bujanocit.

Komuna e Bujanocit thirrje qytetarëve për vaksinim

Qeveria e Republikës së Serbisë ka siguruar vakcina të mjaftueshme Pfizer dhe Sputnik V për imunizimin e qytetarëve pa caktuar paraprakisht termin, dhe apelohen të gjithë qytetarët që në numër sa më të madh të fillojnë të vakcionohen.

Në të njejtën kohë, apelohen edhe të gjitha ndërmarrjet publike, institucionet dhe organizatat tjera në komunën e Bujanocit që në kuadër të organizatave të veta të organizojnë grupe të të punësuarëve për vakcinim, por edhe qytetarë tjerë të moshës madhore.

E rëndësisë së veçantë është edhe informimi nga mediat lokale dhe Shtëpia e Shëndetit që të apelojnë qytetarët të vakcionohen për imunizim, duke mos harruar të cekin se vakcinimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendit (e shtunë, e diel).