Ballina Blog Faqe 15

Ka filluar vakcinimi i qytetarëve në komunën e Bujanocit

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc sot ka filluar vakcinimi i qytetarëve të cilat janë paraqitur vullnetarisht për t’u vakcinuar. Për të përcjellur nga afër se si ecën procedura, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka vizituar personelin shëndetësor.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit për ditën e sotme janë paraqitur 52 persona për vakcinim, kurse deri më tani janë vakcinuar 30 persona. E gjithë procedura ka ecur mbarë deri në këto momente, kurse qytetarët që dëshirojnë të marrin vakcinën, por ende nuk janë paraqitur, të njejtën mund ta bëjnë duke klikuar online në faqen www.euprava.gov.rs ose përmes faqes zyrtare të komunës së Bujanocit www.bujanovac.rs dhe të gjejnë rubrikën e-uprava.

Vakcinimi i qytetarëve kundër Covid 19 do të fillojë nga java e ardhshme

VAKCINIMI I QYTETARËVE KUNDËR COVID 19 DO TË FILLOJË NGA JAVA E ARDHSHMEShtabi për Situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj të mbajtur më 16.01.2021 ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale për hapjen e pikave për imunizim kundër COVID 19.

Me këtë rast, anëtarët e Shtabit për Situata të jashtëzakonshme kanë caktuar objektin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc si pikë për imunizimin e qytetarëve kundër Covid 19. Vakcinimi do të fillojë nga java e ardhshme, kurse qytetarët e interesuar për vakcinim mund të aplikojnë në faqen zyrtare www.euprava.gov.rs

Në mes betejës kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID 19 dhe zbatimin e të gjitha masave, e një rëndësie të madhe është edhe imunizimi i popullatës, me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe në mënyrë efikase të eliminohet pandemia.

Sh.m “Sezai Surroi” mësimin e fillon të hënën më 18 janar

Në bazë të instrukcioneve të marra nga Ministria e Arsimit, drejtoria e shkollës së mesme “Sezai Surroi” ka njoftuar se mësimi do të fillojë të hënën më 18 janar.

Edhe gjysëmvjetorin e dytë shkolla do të fillojë me modelin e kombinuar sikurse ishte përfunduar gjysëmvjetorin e parë

Në njoftimin e shkollës thuhet:


Të dashur nxënës, të nderuar profesorë,
Në bazë të udhëzimeve profesionale, Ministria e Arsimit ka njoftuar se gjysmëvjetori i dytë fillon më 18.01.2021 (e hënë), sipas orarit aktual.
Shkolla jonë fillon me modelin e kombinuar të mësimit, pra grupi i parë i paraleles vijon mësimin në shkollë, ndërsa grupi i dytë përcjell mësimin onlajn.
Ditën e hënë në shkollë vijnë nxënësit e grupit të parë, ndërsa grupi i dytë e mban mësimin në distancë.
Para dite vijnë në shkollë nxënësit e viteve të para dhe të dyta, ndërsa pas dite nxënësit e viteve të treta dhe të katërta.
Përgatitjet ditore arsimtarët i bëjnë në formë digjitale (pyetjet, detyrat, materiali për mësim dhe ushtrime, etj.), pa marrë parasysh se a mbahet mësimi në shkollë apo onlain.

Komuna e Bujanocit viziton familjet e dëmtuara nga vërshimet

Një delegacion i komunës së Bujanocit sot ka vizituar disa prej shtëpive të dëmtuara nga vërshimet e fundit që goditën komunën e Bujanocit, respektivisht në fshatrat Lluçan, Konçul, Novo Naselje dhe Banjë të Bujanocit, me ç’rast nga afër u njoftuan rreth dëmeve.

Nga situata e fundit e vërshimeve shumë ekonomi familjare janë dëmtuar, dhe përfaqësuesit institucional të komunës së Bujanocit i njoftuan familjet e dëmtuara rreth mënyrës së aplikimit për ndihmë, e cila sipas Shtabit për situata të jashtëzakonshme kanë afat prej 30 ditëve për të paraqitur kërkesat.

Sekretarja e Kuvendit, Nermine Aliu kërkon nga qytetarët që bashkërisht tu dalim në ndihm familjeve të dëmtuara nga vërshimet (FOTO)

Te nderuar miq, Nga fotot qe po shihni mund te konstatoni gjendjen e veshtire ne vendbanimet e prekura nga vershimet e diteve qe lame pas. Uji dale nga dale po terhiqet por pasojat e demshme po mbesin dhe jane jashtezakonisht te medha. Ne keto dite te ftohta dimri familjet shtepite e te cilave u mbushen plote uje te kontaminuar po pastrojne dhe heqin ujin nga objektetet e tyre te banimit. Disa thone ka qe dy dite e dy nete akoma gjume nuk kane vene ne sy duke u munduar me kapacitetet e tyre te sanojne demet dhe nxjerrin ujin jashte. Gjithçka qe kishin iu eshte demtuar sepse te gjitha gjerat e mobileria e shtepive iu eshte lagur dhe kundermon nga era. Nuk mund te flejne ne shtepite e tyre sepse nuk kane vend nga uji, edhe dyshemete i kane zhveshur e gjithçka kane hedhur jashte qe te thahen e ky mot i ftohte e ben edhe me te veshtire gjendjen.

Fatkeqesisht komuna jone eshte e varfer dhe nuk do te kete mundesi financiare te beje demshperblimin te gjitha familjeve qe jane demtuar nga vershimet, andaj po qe se ka njerez te vullnetit te mire dhe deshirojne te ndihmojne mundesia gjithmone ekziston sepse bashkeqytetaret tane me te vertete kane nevoje per ndihmen financiare te çdokujt sado e vogel qe te jete ajo. Fotot ku shihet edhe djepi i lagur jane nga shtepia e familjes B.Jakupi nga Lluçani, i cili njeherit eshte edhe invalid i luftes, i cili ne kohen kur atdheu kishte nevoje per te ai e deshmoi veten, tani kur B.Jakupi ka nevoje per ju atdhetare edhe ju duhet ta deshmoni veten. Shtepia e tij eshte plotesisht e shkaterruar, dy femijet e vegjel i kishin derguar te dajte e tyre, kurse familja po flenin ne shtepine e vellaut e cila kishte shpetuar pa demtime nga uji. Ka shume raste si familja Jakupi, por mua sinqerisht me preku shume gjendja e tyre duke e pasur parasysh se kane edhe femije te vegjel te cilet meritojne te jetojne te lumtur e te kthehen ne shtepine e tyre ne kushte normale.

Nese mendoni se mund t’i ndihmojme komentoni dhe jepni ide si t’ia bejme qe t’i dalim ne ndihme bashkeqytetareve tane qe kane nevoje per ne.

Gent Cakaj jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Cakaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se tashmë dorëheqjen ia ka paraqitur kryeministrit Edi Rama.

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, ka njoftuar Cakaj.

Po ashtu, lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Rama me anë të një shkrimi në Twitter, duke e falënderuar Cakajn për punën e tij.

“Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit”, ka njoftuar Rama.

Aprovohet buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2021 prej 1.298.000.000 dinarëve

Në seancën e fundit të Kuvendit komunal të komunës së Bujanocit është aprovuar buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2021me një shumë prej 1.298.000.000 dinarëve.

Për propozim vendimin rreth buxhetit për vitin 2021 nga gjithsej 26 këshilltarë të pranishëm, 23 votuan PËR, asnjë KUNDËR, kurse 3 këshilltarë nga APN abstenuan.

Dy të mitur kanë humbur jetën 4 të lënduar në aksidentin në rrugën Lluçan-Dobrosin

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e pasditës së sotme në rrugën Lluan-Dobrosin dy të mitur kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre rëndë, lajmin ia ka konfimruar portalit LajmiAL mjeku kujdestarë nga ndihma e shpejtë në Bujanoc Dejan Stojanoviç.

Sipas tij personave të lënduar menjëherë iu dhënë ndihma e parë në Bujanoc dhe më pas janë transportuar për  në Spitalin e Vranjës.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti e ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra nën rrugë./LajmiAL/

Komuna e Bujanocit ndihmon K.F.”Tërnocin”

Në seancën e djeshme të Këshillit komunal është aprovuar kërkesa e K.F.”Tërnocit” për ndihmë financiare.

Duke u nisur nga fakti se këtë vit komuna e Bujanocit nuk ka ndarë mjete financiare për klubet sportive, por ka paguar obligime të vitit 2019, dhe se rezultatet e K.F.”Tërnocit” janë për t’u admiruar, e që si rrjedhojë janë shpallur kampion vjeshtor në Ligën e Pçinjës, kryetari i komunës së Bujanocit përmes Këshillit komunal ka aprovuar kërkesën për ndihmë financiare të K.F.”Tërnocit”, dhe kështu ka ndihmuar klubin me 300.000 dinarë.

K.F.”Tërnoci” është klubi më masovik në nivel komune dhe në mënyrë direkte në aktivitete janë të kyçur rreth 120 të rinj.

Nga garat e zhvilluara me ekipin e seniorëve, pionierëve, fatosave, klubi ka bartur një barrë të rëndë financiare, në rradhë të parë në shpenzimet e udhëtimeve, por edhe në shpenzimet tjera që përkojnë me mbarëvajtjen e garave. ( ushqim, pije freskuese, honoraret delegatëve, referëve, etj).

Poashtu, gjatë sezonit vjeshtor, edhe fusha ka pësuar dëmtime si rrjedhojë e zhvillimit të dhjetëra ndeshjeve, kështu që ndihma e komunës së Bujanocit ka qenë nevojë e patjetërsueshme.

Asfaltohet oborri i shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc

Kushtet e mira klimatike kanë mundësuar realizimin e punimeve në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.

Me rishikim të buxhetit gjatë muajit shtator, këshilltarët e Kuvendit komunal të Bujanocit aprovuan propozimin për asfaltimin e oborrit të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, si projket me urgjencë për përmirësimin e kushteve të nxënësve të kësaj shkolle.

Projekti në fjalë ka kushtuar 1.700.000 dinarë me TVSh, dhe punëkryes është kompania “Saba Bellça”.