Ballina Blog Faqe 16

Fillon vaksinimi i parë në Serbi kundër koronavirusit, mosha e shtyer vaksionohen në Beograd dhe Novi Sad

Vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar sot në shtëpinë e pleqve në Beograd dhe në Novi Sad.

Ndërsa nga udhëheqsia e shtetit vaksinën e morën kryemistrja e vendit Ana Brnabiq dhe ministrja Darija Kisiq Tepaveçevic, si dhe epidemiologu Predrag Kon.

20,000 dozat e reja të vaksinave, të cilat janë planifikuar për punonjësit shëndetësorë, priten në fillim të janarit të arrijnë , ka  njoftuar  Ekipi Kombëtar i Koordinimit të Imunizimit.

Problemet me shpërndarjen e vaksinave mund të fillojnë në mes të janarit, supozon  Presidenti i Serbisë. Ndërsa , mbrojtja e vetme kundër virusit mbetet edhe më tej  masa mbrojtëse.

Imunologët besojnë se nuk ka mundësi që ato të zvogëlohen ndjeshëm duke menduar se festat e fundit të vitit të festohen sikur çdo vit.

 Një alarm i ri për mjekët – një lloj i ri i virusit që është shfaqur në Britani. Ndryshe nga shumë vende, Serbia nuk ka ndaluar fluturimet nga ai vend, por epidemiologët paralajmërojnë se është e rëndësishme të monitorohet lëvizja e mutacionit të ri të virusit.

Në lehtësimin e masave pa rrezikuar përpjekjen e përbashkët anti-epidemike, ne do të diskutojmë se si t’i bëjmë masat më mirë të matura, të jenë sa më kufizuese sa të jetë e nevojshme dhe jo më shumë se kaq dhe çfarë saktësisht do të thoshte, kjo është një çështje për diskutim në kohë reale, ne ndjekim nga dita në ditë.Nga stafi mjeksor i Shtabit të Krizave thuhet se  nuk është koha të mendojmë të dorëzohemi sepse situata nuk ka filluar të përmirësohet në një masë të konsiderueshme. Vaksinimi mund të ndihmojë për ta bërë atë më të dukshëm, por presim që valët e ardhshme të epidemive në vendet e tjera të fillojnë të dobësohen.

Këshilli Komunal aprovon propozim buxhetin për vitin 2021

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit, anëtarët e Këshillit komunal njëzëri votuan propozim buxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin 2021 kap vlerën prej 1.298.000.000,00 dinarëve.

Për vitin 2021, ndër të tjera janë paraparë investimet në infrastrukturën rrugore, që përveç përmirësimit të kushteve të qytetarëve, do të ndikojë edhe në zhvillimin direkt apo indirekt ekonomik, në bujqësi, zhvillim ekonomik, aftësim profesional, si dhe përkrahjen financiare të mediave, klubeve sportive, shoqatave kulturore artistike, organizatave joqeveritare, etj.

Në pikat tjera të rendit të ditës janë aprovuar edhe programet e ndërmarrjeve publike.

Përurohet trafo stacioni në fshatin Bilinicë

Po vazhdojnë investimet në Malësi të Bujanocit. Kësaj here, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi me bashkëpunëtorët e tij, në prani të banorëve të fshatit Bilinicë përuruan trafo stacionin në këtë fshat, duke bërë kështu zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me rrjetin elektrik.

Investimi në këtë trafo stacion kap shumën prej më shumë se 100.000 €, dhe pas projektit të realizuar muaj më parë të asfaltimit të rrugës Muhoc – Zarbincë, kjo e sotit paraqet një investim tejet të rëndësishëm për banorët e Bilinicës.

Banorët e Bilinicës për rreth katër vite kanë pasur probleme me rrymën elektrike, e si pasojë e saj shumë pajisje shtëpiake, si makina e larjes, bojlerat, televizorat nuk kanë funksionuar në mungesë të përforcimit të rrjetit.

Ndërkohë, qytetarët e Bilinicës ndjehen të lumtur që kërkesa e tyre u trajtua seriozisht nga pushteti lokal, dhe nuk hezituan të shprehin falemnderime dhe mirënjohje për të parin e komunës së Bujanocit për premtimin e mbajtur.

Kontigjenti i parë i vaksinës me 4.800 doza Pfizer arrin sot në Serbi

Në orën 10:30 sot një aeroplan me pjesën e parë të kontigjentit të vaksinës Pfizer ka zbritur në aeroportin e Beogradit, sipas mediave në kuadër të kontingjentit përfshihen 4.800 vaksina.

Kujtojmë se Agjencia për medikamente dhe paisje medicinale e Sërbisë katër ditë më parë ka dhënë pëlqimin për importin e vaksinës Pfizer.

Rregullatorët e Unionit Evropianë dje kanë miratuar vaksinën kundër virusit korona të prodhuar nga kompanitë Bajontek dhe Pfizer, ndërsa dje po në mesditë, Komisioni Evropian ka lëshuar autorizimin për vërie në tregëtim të vaksinës, duke e bërë atë vaksinën e parë kundër Kovid-19 të miratuar në BE.

Cakaj: Jemi në pritje për hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanoc

Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë Gent Cakaj ka deklaruar se janë në pritje të përgjigjes pozitive për hapjen e konsullatës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se hapja e kësaj konsullate do të ndikojë në mbështetjen dhe forcimin e lidhjeve me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë:

Bujanoc. Aty ku ende presim të marrim një përgjigje pozitive për të çelur Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, për t’i shtrirë dorën e mbështetjes e për të forcuar lidhjen tonë me shqiptarët e gjithë Luginës.

Shpallet lista e pëfituesve për personat me nevoja të veçanta

Komisioni për ndarjen e mjeteve financiare për personat me nevoja të veçanta për komunën e Bujanocit ka shpallë listën e përfituesve.

Pasivizimi i adresave, deputetët e Luginës në OSBE do t’i shpalosin problemet

Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se sot në në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, kanë paraqitur hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që ai ka biseduar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Tiranë e në Prishtinë.

Ai njoftoi se pas këtij takimi, është hapur rruga që atje të shkojnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës, njofton Klan Kosova.

“Takime të kësaj natyre janë vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar për këtë çështje. Në fakt, çdo institucion ndërkombëtar me përfshirje në këtë çështje do të vihet në dijeni për këtë problem jashtëzakonisht të madh për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginë. Tani, nga Konpenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Evropiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës”.

Zyra për të rinjë në Bujanoc nga java e ardhshme fillon me realizimin e projekteve

Cdo vend padyshim se ardhmërin e ka në rini, çdo përkrahje ndaj tyre është investim për një të ardhme më të mirë.

Kët po e bënë edhe zyra për të rinjë në Bujanoc e cila tashmë ka edhe kordinatorin e sajë të ri Arbnor Sadriun, një frym e re, me energji dhe vullnet për të mbështet planet dhe idet e të rinjëve të vendit tonë.

 Arbnori përgjat bisedes na shpalozi edhe disa projekte të cilat do të fillojnë nga java e ardhshme.

Nga data 24 dhjetorë do të fillojë kursi i gjuhës angleze dhe gjithashtu kurset tjera për matematike, informatikë dhe do të u jepet hapsirë edhe grupeve të cilët kanë interes për lexim.

Dera e zyrës për të rinjë është e hapur për të gjithë ata që duan të japin kontributin e tyre me aktivitete të ndryshme qoft me karakter edukativ, humanitarë apo kulturorë shtoi kordinatori Sadriu.

Komuna e Bujanocit shpërndanë paketa për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot gjatë ditës ka shpërndarë paketa për të gjithë nxënësit me nevoja të veçanta që ndjekin mësimin fillor dhe të mesëm në komunën e Bujanocit. Këto dhurata po jepen në prag të përfundimit të gjysmëvjetorit të parë.

Kategoria e personave me nevoja të veçanta kërkon angazhim dhe përkujdesje më të madhe, dhe për këtë shkak komuna e Bujanocit ka angazhuar rreth 30 asistentë personal që merren kryesisht me zhvillimin dhe aftësimin e personave në fjalë.

Komuna e Bujanocit do të vazhdojë ta përkrahë këtë kategori personash edhe në të ardhmen në mënyra konkrete për t’i integruar në shoqërinë tonë.

Në fshatin Muhoc kthehet në funksion Barnatorja

Ushtruesi i detyrës së Barnatores së qytetit Naser Asani ka marrë vendim që barnatorja në fshatin Muhoc të riaktivizohet pas rreth 4 viteve. Ky lajm i ka gëzuar pa masë qytetarët e Malësisë së Bujanocit, të cilët deri më tani është dashur të udhëtojnë në pikat më të afërta, respektivisht në Bujanoc dhe në Rogan të Kamenicës për t’u furnizuar me barna.

Barnatorja do të jetë e hapur çdo të mërkurë duke filluar nga ora 09:00, dhe përveç qytetarëve të Muhocit, do të jetë në shërbim edhe të të gjithë banorëve të Malësisë së Bujanocit.