Ballina Blog Faqe 17

Nxënësja e shkollës së mesme “Sezai Surroi” fituese në konkursin për kalendarin e Programit të Zhvillimit të BE-së për vitin 2021

Në konkursin për kalendarin e zhvillimit të programit PRO për 2021, vendi i dytë i takoi Elma Agushit, nga Shkolla e Mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc. Nxënësja Elma Agushi, e udhëhequr nga profesori Avni Zairi, e ndihmuar nga psikologia Bukurie Boriqi dhe e përkrahur nga drejtoria e shkollës, tregoi se në shkollën tonë mund të arrihen suksese nga më të mirat në konkurrencë me nxënësit e shkollave tjera në rajon dhe më gjerë. Sipas votave të audiencës dhe jurisë së ekspertëve, nxënësit fitues iu përgjigjën më së miri temës së këtij viti “Solidariteti na bashkon”, e cila synonte të inkurajonte të rinjtë të njohin rëndësinë e solidaritetit gjatë pandemisë. Nxënësit e shkollave të mesme gjithashtu treguan se ata kujdesen për më të rrezikuarit që kanë nevojë për ndihmë – të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me aftësi të kufizuara ose ndonjë sëmundje dhe se mjekët janë heronjtë e kohës sonë.

Punimi nga Elma Agushi Bashkimi Evropian (BE) në partneritet me Ministrinë e Integrimit Evropian ka mbështetur këtë konkurs arti për më shumë se një dekadë dhe kështu i motivon të rinjtë të jenë krijues, por edhe anëtarë aktivë të komuniteteve të tyre lokale. “E kaluara e vitit 2020 ka konfirmuar edhe një herë thënien e vjetër se një mik në nevojë e njeh njëri-tjetrin, se solidariteti na bën më të fortë dhe se vetëm së bashku mund të kapërcejmë çdo fatkeqësi,” tha Zëvendës Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Mateja Norcic Stamcar, duke shtuar se kriza e shkaktuar nga përhapja e . “Të gjithë nxënësit që morën pjesë në garat tona na ndihmuan të shohim, nga perspektiva e të rinjve, të talentuar, me cilat sfida përballen komunitetet e tyre, si të zgjidhin probleme në dukje të pazgjidhshme, çfarë lloj mbështetje ka dhënë fryt, por gjithashtu dha ide të reja se si të Mbështetja e BE-së mund të ndihmojë më tej zhvillimin e komuniteteve lokale, ”tha Olivera Kostić, Menaxhere e Programit të PRO PRO, duke falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.

Deputeti popullor, Argjend Bajrami kërkon spital për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc

Deputeti shqiptarë në parlamentin e Sërbisë Argjend Bajrami gjatë diskutimit të tij në seancën e sotme kërkoi që banorët e Komunës së Preshevës dhe Bujanocit të kenë spitalin e tyre dhe jo të vdesin pacientët rrugës pershkak të largësisë së spitalit në qytetet tjera.

“Për secilin rast të ndihmës së parë, na duhen të paktën një orë derisa të arrijmë në spitalin më të afërt dhe unë nuk dua të komentoj për numrin e pacientëve që vdiqën gjatë rrugës para se të mbërrinin në spital.

Këto janë kushtet më çnjerëzore që nuk ekzistojnë as në vendet më të varfra të këtij planeti” ka thën deputeti Bajrami ndër të tjerash gjatë diskutimit të tijë.

Preshevë: Vendosen pikat e emetimit të internetit (WiFi) në vendet publike në qytet

Tashmë janë vendosur pikat e emetimit të internetit në vendet publike të porositura nga Komuna e Preshevës, si:

– në oborrin e Administratës komunale

– tek stadiumi i qytetit

– në afërsi të Entit për punësim dhe Postës

Qëllimi i vendosjes së këtyre pikave të internetit ka të bëjë me ofrimin e shërbimit të internetit të gjithë qytetarëve të komunës sonë, bashkatdhetarëve tanë, mysafirëve e kalimtarëve të rastit etj., me rastin e frekunentimit të këtyre institucioneve, do të kenë mundësinë e konektimit në internet, kryesisht për të kryer punë të ndryshme administrative dhe në rast nevoje, parashihet që keto pika interneti të zgjerohen në tërë territorin e komunës së Preshevës.

Deputetja Beqiri kërkon rritjen e buxhetit për qeverisjen lokale në Bujanoc (Video)

Deputetje shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Nadije Beqiri në seancën e fundit ka kërkuar mes tjerash rritjen e buxhetit për qeverisjen lokale në Bujanoc.

Ajo theksoi në 10 vitet e fundit transferi nga niveli qendrorë nuk është rritur dhe se në vitin 2020 ishte 391 milion dinarë ndërsa kërkoi në parlament që kjo në vitin 2021të rritet për 20%. Deputetja Beqiri, përmendi edhe nevojën e financimit të dy projekteve në komunën e Bujanocit, rekonstrumimin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dhe objektin e shkollës filllore “Sami Frashëri” në Luçan.

https://www.youtube.com/watch?v=P_-5MtIB-Bg

Bujanoci përfiton donacion nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përmes ambasadës së saj në Beograd ka dhuruar një donacion me vlerë prej 5.000 € për komunën e Bujanocit.

Donacioni i dedikohet të rinjëve të komunës së Bujanocit, të cilët me blerjen e pajisjeve kompjuterike do t’i mundësohet aftësimi në sfera të ndryshme.

E gjithë kjo është si rrjedhojë e takimit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj më 4 Nëntor të këtij viti në Tiranë, ku pos problemeve kyqe të shqiptarëve rreth pasivizimit të adresave, u shtjellua edhe kërkesa e kryetarit Arifi për t’i ndihmuar të rinjtë e komunës së Bujanocit.

Ndryshon Ligji për ndalesën e punësimit në sektorin publik

Në valën e lajmeve negative mbi virusin korona, lajmi për punësim më të lehtë në sektorin publik nga viti i ardhshëm do të gëzojë shumë persona të papunë.

Institucionet dhe ndërmarrjet do të mund të punësojnë persona për të cilët kanë nevojë pa patur nevojë të marrin pëlqimin e komisionit të Qeverisë së Serbisë, ka bërë të ditur Ministri i financave Sinisha Mailli.

Ky ndryshim i Ligjit ka arritur pas 6 viteve nga ndalesa e punësimit në sektorin publik.

Risit jjanë paraparë me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi sistemin buxhetorë që është në procedurë të Kuvendin të Sërbisë, në të cilën thuhet se shfrytëzuesve të mjeteve publike në tri vitet e ardhshme, i mundësohet që pa asnje leje të veçantë dhe pëlqim të Qeverisë së Serbisë të pranojnë persona të ri në mardhënie pune.

Ndërmarrjet sshtetërore dhe institucionet mund të punësojnë në koh të caktuar dhe të pacaktuar, por në numër të kufizuar.

Votohet qeveria e Malit të Zi, zv.kryeministër është shqiptari Dritan Abazoviç

Parlamenti malazes, me votat e shumicës parlamentare, zgjodhi një qeveri të re, presidenti i së cilës është Zdravko Krivokapi.

70 deputetë votuan – 41 deputetë ishin pro, 28 ishin kundër, ndërsa një deputet abstenoi.

“Betohem se do ta kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me ndërgjegje. Kështu më ndihmoi Zoti,” tha Krivokapic.

Pasi bëri betimin, Kryeministri falënderoi deputetët për mbështetjen dhe tha se shpresonte që puna e tyre e përbashkët të ishte në favor të Malit të Zi.

“Puna, rendi dhe përgjegjësia duhet të jenë një masë e kësaj qeverie,” tha kryeministri.

Qeveritë do të kenë 12 ministri dhe një nënkryetar.

Zëvendëskryeministri është Dritan Abazovic.

Ministri i Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias është Tamara Srzentić

Ministri i Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanistikës Ratko Mitrovic

Ministri i Punëve të Brendshme Sergej Sekuloviç

Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac

Ministri i Punëve të Jashtme Djordje Radulovic

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatovic

Ministri i Investimeve Kapitale Mladen Bojaniç

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijović

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sporteve Vesna Bratic

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Borovinić Bojović

Ministri i Drejtësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave Vladimir Leposavic

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajić

Liverpooli e ka nxjerr në shitje Shaqirin, këto janë klubet e mëdha që janë vënë pas yllit shqiptar

Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli kosovar nuk ka pasur shumë hapësira këtë edicion me The Reds, por edhe ka vuajtur nga lëndimet.

Por duket se trajneri Jurgen Klopp nuk llogarit në të pas janarit dhe Liverpool e ka nxjerrë në shitje kosovarin.

Mediat angleze kanë raportuar se The Reds synojnë të përfitojnë mbi 15 milionë euro nga shitja e Shaqirit.

29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje, dy në Ligën e Kampionëve, dy në Ligën Premier dhe një tjetër në kuadër të Kupës së Anglisë, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.

Tanimë në Angli kanë filluar të qarkullojnë emrat e skuadrave të mëdha evropiane që janë vënë pas Shaqirit.

Fulham dhe Newcastle United janë dy ekipet angleze që duan ta mbajnë Shaqirin në Ligën Premier.

Teksa Galatasaray, Sevilla dhe Borussia Dortmund janë tri ekipet tjera që kanë shprehur interesim për gjilanasin.

Shaqiri ka disa opsione mjaftë interesante para vetës, por i sigurt është vetëm largimi i tij nga Anfield, por jo edhe klubi i ardhshëm.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës me veprim të përbashkët kundër pasivizimit të adresave në Medvegjë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, pritën sot në një takim të përbashkët në Prishtinë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Të dy ministrat mirëpriten arritjen e marrëveshjes për veprim politik të përbashkët të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kundër pasivizimit të adresave në Medvegjë, e cila u nënshkrua në prani të tyre në Prishtinë.

“Jam e lumtur dhe falënderoj shumë përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës për marrëveshjen e arritur e cila garanton se ata do të flasin me një zë dhe do të jenë unik për Medvegjën”, u shpreh Ministrja Haradinaj-Stublla.

Ajo tha se shembulli i tyre duhet të ndiqet edhe nga Prishtina e Tirana kur janë në pyetje temat dhe interesat nacionale.

“I falënderoj kolegët nga Lugina, secilin pa dallim për durimin dhe veprimin e mençur drejt unitetit – duke dhëne një shembull të jashtëzakonshëm edhe për ne këtu në Kosovë, por edhe në Shqipëri – që të jemi sa më unik e të flasim njëzëri për temat e interesit strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, në këtë kohë tepër delikate nëpër të cilën po kalojmë“, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla, duke e ngritur si çështje urgjente shqetësimin e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në lidhje me mos zbatimin e dy pikave të Marrëveshjes së Uashingtonit, pikës 6 dhe 12., që kanë të bëjnë me njohjen e diplomave dhe certifikatave profesionale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe zotimit që obligon palët (Kosovën dhe Serbinë) që të angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të qëndrueshme për personat e zhvendosur brenda vendit.

“Pra, vazhdon ende avazi i vjetër i mosnjohjes së diplomave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kanë diplomuar në Prishtinë. Prandaj, ne do ta ngrisim zërin dhe do të kërkojmë respektimin e pikave të Marrëveshjes së Uashingtonit”.

Nga ana e tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se të dyja shtetet duhet të ndërmarrin një aksion diplomatik për ta sensibilizuar bashkësinë ndërkombëtare për gjendjen në Luginë të Preshevës, ku po tentohet përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve atje.

“Shprehim shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë”, u shpreh Cakaj.