Ballina Blog Faqe 18

Abazoviq me fjalim të fuqishëm në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur

Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit, tha sot në Parlamentin e Malit të Zi, kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviq.

Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS-in për situatën katastrofike në vend.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, pohoi politikani shqiptar, duke iu drejtuar deputetëve të DPS, raporton vijesti.

Kjo është vetëm një pjesë e debatit që ka vazhduar për ca kohë në parlamentin e Malit të Zi, ku po diskutohet qeveria e re malazeze, por Abazoviq vazhdoi të akuzojë deputetët e partisë e DPS-it.

Gjersa deputetët opozitar replikuan me Abazoviqin duke i thënë që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe “të mos bërtiste”. Ata gjithashtu e quajtën prezantimin e tij “zhurmë dhe zemërim”.

Ai gjithashtu pohoi se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.

“Mos më folni ju (deputetët e DPS-it) për të drejtat e komuniteteve. Unë nuk jam serb, as malazez. Jam pjesëtar i komunitetit më të shtypur. Vij nga një komunë jugore, e cila është më e varfra në vend”, theksoi ai

Ndryshe, Abazoviq është nominuar që të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ku kreu i qeverisë pritet të jetë edhe Zdravko Krivokapiq.

Për qytetarët e komunës së Preshevës çdo ditë e më shumë lehtësime qarkullimi

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugës Abdulla Krashnica.

Kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës Abdulla Krashnica në Preshevë.

Kjo rrugë është mjaft e frekuentuar dhe është si një arterje që lidhet me rrugën e Vranjës dhe që vazhdon për fshatin Rahovicë.

Gjithashtu në bashkëpunim me komunitetin rruga po zgjerohet në disa vende me qëllim që qarkullimi të jetë sa më efikas dhe automjetet të kenë hapsirë më të madhe gjatë lëvizjes.

Asfalltimi pritet të bëhet ditëve në vijim dhe gjatësia e saj është afër 250m.

Reagon Sekretarja e Kuvendit Komunal Nermine Aliu

Për mosdhenien e pëlqimit për shpalljen “Qytetar nderi” të Ministrit të Jashtëm të Shqipëris Gent Cakaj nga Ministrja për administrat shtetërore dhe vetëadministrim lokal Marija Obradovic , ka reaguar e KK të Bujanocit Nermine Aliu .

Postimi i plotë:

Ministrja e “Qeverisë Evropiane” të Republikës së Serbisë znj. Obradoviq dje deklaroi se ka refuzuar që të japë pëlqimin në propozimin e 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit për të shpallë “Qytetar nderi” ministrin për Evropë dhe punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj.

Ajo nuk e kontestoi faktin se Ministri Gent Cakaj bëri shumë për qytetarët e komunës së Bujanocit, të cilën ajo gjatë prezantimit të saj e ndau në popullatë shqiptare dhe jo-shqiptare, por potencoi faktin se nuk mund ta nënshkruante vendimin dhe të shpallte “Qytetar nderi” të një komune në Serbi, personin që tha se gjatë konfliktit në Kosovë dhe Metohi, ishte Serbia përgjegjëse për vrasjen e më shumë se disa mijëra shqiptarëve dhe dëbimin e miliona banorëve nga vendbanimet e tyre.
Dhe po, zonja Ministre, jemi dakord me Ju, që nuk është çështje e qëndrimit personal, por e arsyes së shëndoshë, e cila nuk mund ta pranojë realitetin dhe nuk pranon të përballet me të vërtetën.

Dhe po Ju duhet pak më shumë të informoheni me situatën në mjediset multietnike siç është Bujanoci, ku sipas jush 42% e popullsisë është jo-shqiptare, e përbëjnë serbët dhe romët dhe 58% e e pjesës së mbetur janë shqiptarë, apo jo?!

Unë do të doja të vija theks të veçantë në përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilat kanë degët ose filialet e tyre në territorin e komunës së Bujanocit. Le të njihemi pak me këto të dhëna dhe të shohim që megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në komunën e Bujanocit, përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore është në një nivel shumë të ulët.

Kur jemi te ky fakt, më lejoni t’ju p;rmend disa shembuj: në Gjykatën Themelore në Bujanovac, kur për herë të fundit u punësua një gjyqtar shqiptar?!, Megjithëse kishte vende të për gjyqtarë, njerëz nga Vranja u punësuan në ato pozicione, në Entin Republikan të Gjeodezisë – Departamenti i Kadastrit të Patundshmërive në Bujanoc asnjë shqiptar nuk është i punësuar, në Administratën e Pyjeve Bujanoc njëjtë, në Fondin e Sigurimit Pensional gjithashtu asnjë shqiptar nuk është i punësuar, në NP “Putevi Srbije”, megjithëse janë vendosur stacionet për pagesën e taksave, edhe atë dy në komunën e Bujanocit nuk është punësuar asnjë shqiptar, në Spitalin Special për Rehabilitimin Bujanovac, nga të gjithë rreth 120 të punësuar, vetëm një shqiptar është i punësuar dhe me kontratë në një kohë të caktuar, në Qendrën Shëndetësore Vranje, ku trajtohen të gjithë banorët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, asnjë shqiptar nuk është i punësuar. Në Qendrën Shëndetësore në Vranjë është edhe spitali i lindjes, ku edhe gratë pjesëtare të pakicës kombëtare shqiptare që dinë shumë pak serbisht lindin dhe ato shpesh janë në situata shumë të vështira, por edhe këtu nuk është punësuar një punëtor i vetëm që i përket pakicës kombëtare shqiptare, as një infermiere e vetme, mami ose të paktën një punëtor administrativ etj, etj.
Dhe Ju po flisni vetëm për 15 këshilltarë, të cilët vet kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancat e Kuvendit Komunal dhe të mos votojnë “për” ose “kundër” propozimit për shpalljen e Ministrit Gent Cakaj si “Qytetar nderi”, kontributi dhe angazhimi, i të cilit në zhvillimin e komunës së Bujanocit nuk ishte dedikuar vetëm për popullsinë shqiptare.

Ministarka “Evropske Vlade” Republike Srbije gosp. Obradović izjavila je da je odbijen predlog 26 odbornika Skupštine opštine Bujanovac o proglašenju ministra za Evropu i spoljne poslove Republike Albanije z.Genta Cakaja za “počasnog građanina” opštine Bujanovac.

Ona nije usporila činjenicu da jeste ministar Gent Cakaj učinio mnogo za građane opštine Bujanovac, koje je ona tokom svog izlaganja je delila na albansko stanovništvo i nealbansko stanovništvo, ali da ne može da potpiše odluku i proglasi za “počasnog građanina” jedne opštine u Srbiji, čoveka koji je rekao da je tokom sukoba na Kosovo i Metohiji, Srbija je ta koja je odgovorna za ubistvo od više od nekoliko hiljade albanaca, i deportaciju miliona stanovnika.

I jeste gospođo ministarko slažemo se s Vama da nije stvar o ličnom stavu nego o zdravom razumu, koji ne može da prihvati realnost i odbija da se suoči sa istinom.

I da potrebno je da malo više upoznate sa situacijom u više etničkom sredinom kao što je Bujanovac, gde je po Vašim rečima 42% nealbansko stanovništvo koju čine srbi i romi, a ostatak od 58% čine albansko stanovništvo, zar ne?!
Htela bih da poseban akcenat stavimo na njihovo zastupljenost u državnim institucijama Republike Srbije, koje imaju svoje ogranke ili filijale u teritoriji opštine Bujanovac. Hajde da se upoznamo malo o tim podacima i vidimo da iako albanci činu večinu stanovništva u opštini Bujanovac, njihova zastupljenost u državnim institucijama je u jako nižem nivou.
Kad smo kod toga dozvolite nam da istaknemo nekoliko primera: u Osnovnom sudu u Bujanovcu, kada prošli put je primljen sudija ili Albanac na poslu?!, iako su bili upražnjeni radna mesta za sudije, primljeni su ljudi iz Vranja u tim pozicijama, u Republičkom geodetskom zavodu – odsek za katastar nepokretnosti Bujanovac nijedan albanac nije zaposlen, u Šumskoj upravi Bujanovac isto, u Fond za penzijsko invalidsko osiguranje takođe nijedan albanac nije zaposlen, u JP Putevi Srbije, iako su stavljene naplatne rampe i to dve u teritoriji opštine Bujanovac nije zaposlen nijedan albanac, u Specijalnoj bolnici za rehabilitaciju Bujanovac od svih oko 120 zaposlenih samo jedan albanac je zaposlen i to ugovorom u neko određeno vreme, u Zdravstvenom centru Vranje, gde se leče svih stanovnici opštine Bujanovac i Preševo, takođe nije zaposlen nijedan albanac, u okviru Zdravstvenog Centra u Vranje je i porodilište, gde rađaju i žene pripadnice albanske nacionalne manjine koje jako slabo znaju srpski i često su u jako nezgodnim situacijama ali i tu nijedan jedini radnik pripadnik albanske nacionalne manjine nije zaposlen, nijedna medicinska sestra, babica ili bar administrativni radnik itd itd.
A Vi pričate samo o 15 odbornika koji su sami odlučili da ne prisustvuje sednicama Skupštine opštine i da što ne glasaju za ili protiv predloga proglašenja za “počasnog građanina” ministra Gent Cakaja, čiji doprinos i posvećenost za razvoj opštine Bujanovac, nije bio namenjen samo albanskoj stanovništvo.

N.A.

Shpallet lista preliminare e nxënësve të shkollave të mesme në komunën e Bujanocit të cilët kanë fituar bursa në konkursin e Trupit Koordinues

Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka shpallur rang listën preliminare të përfituesve të bursave të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020/2021 për komunën e Bujanocit.

Të gjithë nxënësit nga numri 1 deri 124 janë përfitues të bursave, kurse nga 125 deri 334 nuk kanë arritur të përmbushin kriteret.

Kundërshtimi në rang listën preliminare të kandidatëve mund të dorëzohet në Këshillin komunal të komunës së Bujanocit më së voni 8 ditë nga shpallja e rang listës preliminare. Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit e cila është shpallur me datë 20.11.2020, afati për kundërshtim është shkurtuar në 8 ditë dhe ate prej datës 26.11.2020 deri me 03.12.2020.

Kundërshtimi në rang listën preliminare parashtrohet në zyrën e shërbimit për arsim të komunës së Bujanocit, numër 301 (rruga K.Petroviq115).

Pajaziti: Është dasht të reagohet me kohë në mënyr që të parandalohet spastrimi etnik

Arbër Pajaziti, kryetar i APN në Bujanoc në rrjetin social ka deklaruar se “Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë ka filluar në vitin 2011 “Është dashur të ngritet zëri me kohë, në mënyrë që të parandalohet spastrimi etnik përmes pasivizimit”

Postimi i plotë:

“Përmes ligjeve njerëzve mund ti jepen të drejta universale dhe përmes ligjeve gjithashtu mund të bëhet edhe gjenocid.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë ka filluar në vitin 2011, në kohën kur më shumë se kurrë shqiptarët merreshin me vetvetën dhe përçarja mes tyre kishte arritur kulmin.

Është dashur të ngritet zëri me kohë, në mënyrë që të parandalohet spastrimi etnik përmes pasivizimit. Po përgjegjësi a mbanë dikush për këtë gjendje?!

Vullini racist dhe albanofob, meriton vetem një gjë, injorim! E vetmja gjë e mirë e kësaj qeverie është, ajo nuk do të jetoje më gjatë se në prill të 2022-ës.”

Cakaj: Serbia po kryen spastrim etnik “të maskuar” të shqiptarëve në Luginë

Gent Cakaj, akuzon se Serbia po kryen një tjetër spastrim etnik të shqiptarëve, duke theksuar se këtë herë ky veprim po fshihet me veprime burokratike. 

Cakaj  tha se në një kohë kur Serbia do të mbajë vitin e ardhshëm të censusit kombëtar, ka nisur “zhdukja e adresave të shqiptarëve”.

“Është një proces i maskuar mirë. Ka vazhduar prej vitit 2011. Në emër të verifikimit të adresave nëse shqiptarët nuk rezultojnë në vendin banimin e deklaruar ata regjistrohen si të larguar. Në këtë moment pasivizohet adresa dhe si rrjedhojë i hiqet e drejta e votës”, tha ministri, për Euronews Albania.

Cakaj solli shembullin e Medvegjës ku tha se, në vitin 2015 shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë nuk u lejuan që të votonin pasi i mbyllën kufirin.

Me këto ritme ai tha se, rrezikohet që shqiptarët të arrijnë në më pak se 15% të popullsisë së Medvegjës dhe kështu gjuha shqipe nuk do të jetë më gjuhë zyrtare.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se këto veprime të Serbisë janë një “spastrim etnik i maskuar me burokraci” të shtetit serb dhe “përpjekje shtetërore e mirë menduar për uljen e ndikimit politik të shqiptarëve”.

Cakaj tha se për këtë problem “duhet alarmuar faktori ndërkombëtar dhe duhet të reagojë Këshilli i Evropës si dhe kjo çështje duhet të vrasë dhe syrin e komisionit Evropian”.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë foli për herë të parë për një takim të anuluar me homologun e tij serb për shkak se shteti i Serbisë refuzon të japë lejen për hapjen e konsullatës shqiptare në Medvegjë.

“Komunikimi im me qeverinë dhe zyrtarë të qeveris së Serbisë është tepër i kufizuar për të mos hënë inekzisten. Unë asnjëherë nuk kam pasur takim dypalësh me ndonjë ministër të Jashtëm të Serbisë. Ka qenë një takim i planifikuar  por për shkak të rrethanave u anulua dhe e kam anuluar unë. Thelbi i bisedimeve të atij takimi ishte hapja e konsullatës së përgjithshme në Bujanovcë, për të cilën ende Serbia nuk po përgjigjet pozitivisht dhe kjo tregon diçka edhe për vullnetin e saj sa i përket bashkimit rajonal dhe marrëdhënieve dypalëshe”, deklaroi Cakaj.

Ndryshe nga qëndrimet e kryeministrit, Edi Rama deri tani, ai tha se Serbia nuk ka treguar vullnet në bashkëpunimin dypalësh me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë tha se, Serbia mbetet vendi me më shumë probleme dypalëshe në Ballkanin Perëndimor si dhe nuk është distancuar nga e kaluara. Madje ai akuzoi edhe BE në këtë pikë thënë se nuk ka dënuar krimet e ndodhura në Kosovë.

“Mendoj se problem kryesor në bashkëpunimin rajonal vazhdon të mbetet Serbia sepse është i vetmi vend që vazhdon të përzihen të punët e brendshme të së paku tre shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe qëllimisht po them të paktën tre. Vuçiq nuk është distancuar nga e kaluara në raport me shqiptarët dhe Kosovën. BE ka qenë disi symbyllur lidhur me trashëgiminë kriminale të Serbisë në Kosovë”, u shpreh Cakaj.

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim: Qytetarët e Shqipërisë mund të shkojnë në shtetin serb me letërnjoftim

Sot, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim që u mundëson qytetarëve të Republikës së Shqipërisë të hyjnë në territorin e Republikës së Serbisë pa pasaportë.

Ata do të jenë në gjendje të hyjnë në Serbi me një kartë identiteti të vlefshme.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje ndërshtetërore të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit, raporton b92.

Gjithashtu siguron një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Zyra e Qeverisë për Bashkëpunim me Media.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.

BE mund të japë dritën jeshile për dy vaksinat kundër COVID-19 që në dhjetor

Bashkimi Evropian mund t’i japë dritën jeshile vaksinave kundër COVID-19 që po zhvillohen nga Moderna dhe Pfizer/BioNTech që në dhjetor.

Sipas Euronews, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të enjten se vaksinat mund të aprovohen para fundit të vitit, gjë që do t’i lejojë ato të shpërndahen në Evropë.

Agjencia Evropiane e Medicines (EMA) është “në diskutimet e përditshme” me FDA, homologen e saj amerikane, për të “sinkronizuar vlerësimet e tyre të vaksinave” kundër COVID-19, ajo tha në një konferencë për shtyp të enjten.

“Nëse të gjitha procedurat shkojnë pa probleme, EMA mund të japë për Pfizer/Biontech dhe Moderna autorizimin e tyre të kushtëzuar në fillim të pjesës së dytë të dhjetorit”, ka thënë von der Leyen.

E pyetur në lidhje me përdorimin e mundshëm të një vaksine të zhvilluar në Rusi – për të cilën Hungaria, në veçanti, ka shprehur interes – në BE, ajo ishte shumë e kujdesshme.

“Çdo vaksinë do të duhet të kalojë nëpër procedurën e autorizimit të EMA, me transparencë të plotë”, tha ajo.

Ndryshe, po sipas Euronews, Komisioni Evropian deri më tani ka nënshkruar pesë kontrata për të porositur paraprakisht vaksinat e mundshme: me kompaninë suedeze-britanike AstraZenaca, kompaninë amerikane Johnson&Johnson, dyshen franko-britanike Sanofi-GSK, dyshen SHBA-gjermane Pfizer/BioNTech dhe CureVac të Gjermanisë.

Më herët të enjten, Ugur Sahin, drejtori i BioNTech, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte e mundur që vaksina e tyre të mund të merrte autorizim dhe të shpërndahej në SHBA dhe BE para vitit 2021.

NP Komunalia intensifikon pagesën e parkingjeve, “Parko paguaj”

Ndryshimet kandrovike në Ndërmarrjen Publike Komunalia, përveç risive që kanë sjellë në menaxhimin e brendshëm të ndërmarrjes, ndryshimet janë të dukshme edhe në menaxhimin e jashtëm, sikurse përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, menaxhimin e mbeturinave, pastërtinë e qytetit e parasegjithash sanimin në mënyrën më të mirë të mundshme të deponisë.

Pas shuarjes së ish-ndërmarrjes Drejtoratit për Ndërtim menaxhimi i parkingjeve publike në qytet ka kaluar në kompetencë të NP Komunalia.
Së fundmi inkasantët e parkingjeve janë angazhuar maksimalisht që ky shërbim të jetë efikas, gjegjësiht çdo kush që dëshiron që veturën e tij ta ketë në vend të sigurt gjegjësisht në një parking publik atëherë duhet të kryej edhe pagesën e paraparë.

Shërbimi i parkingjeve njoftonë të gjithë shoferët se çdo hapsirë e shënuar për parking do të jetë me pagesë dhe se inkasantët nuk do të bëjnë lëshime për askend në këtë drejtim.

Përpos inkasantëve kontrolla do të ketë edhe nga udhëheqësit e këtij sektori me qëllim të zbatimit në mënyrë sa më të drejt të këtij aktiviteti.

NP Komunalia njoftonë shoferët se në rast të mos pagesës së parkingut, tiketa e vendosura nga inkasantët janë plotëfuqishme dhe ato shqiptohen në baz të ligjit.

Naser Asani emrohet ushtrues detyre në Barnatoren e qytetit

Kuvendi komunal i Buajnocit në mbledhjen e fundit ka emruar edhe ushtruesit e detyrave të drejtorëve të rinjë në ndërmarrjet publike dhe institucionet tjera ku themelues është Vetqeverisja lokale.

Pjesa dërmuese e drejtorëve vetëm se i kanë marrë detyra e reja dhe kanë filluar menaxhimin në postet ku janë emruar.

Edhe Barnatorja e qytetit nga sot do të menaxhohet nga një kuadër I ri, energjik dhe me përkushtim që këtë inistituciona ta qoj përpara sa I përket prmirësimin dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Naser Asani në mandatin e ardhshëm do të jetë drejtues I Barnatores së qytetit.

A sani këtë post e ka pranuar me shumë dëshirë dhe premton se do të jap maksimumin në avansimin e shërbimit të barnatores për qytetarët e komunës së Bujanocit.