Ballina Blog Faqe 19

Ndërmarja publike “Komunalia” pastron rrugët e qytetit

Konform masave të qeverisë edhe shtabit për situat të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit ndërmarja publike Komunalia ka filluar menjëher implementimin e urdheresës për pastrimin e rrugëve.

Pastrimi i rrugëve kryesore sot ka filluar nga rrethërrotullimi deri tek shtëpia e shëndetit si dhe në rrugën e Kosovës ndërsa varësisht nga nevoja ne jemi të gatshëm të intervenojmë edhe nëpër vendbanimet tjera të komunës së Bujanocit tha për RTB-në Ruzhdi Halili drejtor i ndërmarjes publike Komunalia.

Drejtori Halili mëtej shtoi se jemi në gjendje gadishmërie të pastrojmë edhe tregun e kafshëve dhe atë të gjelbërt në mënyrë që të jemi  më të mbrojtur nga pa pastërtit sidomos tani kur jemi në gjendje pandemie duhet të tregojmë kujdes të shtuar në aspektin e pastërtis përfundoi drejtori Halili.

Ndërmarjet publike të Komunës së Bujanocit me udheheqësi të re

Në seancën e IV të Kuvendit Komunal të Bujanocit e mbajtur ditën e sotme, kshilltarët shqiptar njëzërit votuan edhe pikat që kishin të bëjnë me shkarkimet dhe emrimet e drejtorëve të ndërmarjeve publike si në vijim:

Nga qendra sportive “Rinia” u shkarkua Drejtori i deritanishëm Zoran Spasiq ndërsa si ushtrues detyre u emrua ish-deputeti popullorë Fatmir Hasani.

Në shtëpinë e kulturës u shkarkua drejtori i deritanishëm Jetmir Ismaili ndërsa si ushtrues detyre u emrua Granit Sadriu.

Në barnatoren e qytetit u shkarkua drejtori Basri Fejzullahu ndërsa u emrua Naser Asani.

Në Bibliotekën “14 Nëntori” u shkarkua drejtoresha Lidia Trajkoviq, ku në vend të sajë u emrua Ekrem Xhemaili.

Si dhe Agjensioni turistik nga Ahmet Kadriu si ishte deri më sot ky drejtorat në udhëheqje i kalon Shuajb Nezirit.

Gjithashtu në këtë seanc u miratuan edhe pikat tjera që kishin të bëjnë me shkarkimin dhe emrimin e antarëve të kshillit të disa shkollave në Komunën e Bujanocit

Historia e një ish të burgosuri politik nga Bujanoci

Nga Sevdail Hyseni – Përkitazi me librin jetëshkrimor të autorit Abdurrahman Limani me titull: “Rrugëtim në jetë”, Shtëpia Botuese “Lena”, Prishtinë, 2020. Në marsin e këtij viti, pikërisht, në periudhën e rëndë të pandemisë, doli nga shtypi libri me titull simbolik “Rrugëtim në jetë”, i autorit me origjinë nga Verbani i Bujanocit, Lugina e Preshevës, Abdurrahman Limani, ish i burgosur politik dhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare shqiptare në ish Jugosllavi.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme pandemike, në Bujanoc dhe më gjerë në rajon, përgatitjet organizative për promovimin e librit, u shtynë për një kohë më të përshtatshme, kështu që libri nuk arriti të depërtojë në duart e lexuesve, përveç aty-këtu, ndër miq e shokë të autorit dhe një paraqitje në formë interviste në programin e mëngjesit të Radio Televizionit të Kosovës.

Mirëpo, autori i librit Avdushi, siç e quajmë shkurtimisht, e mban shpresa se, këtë verë, kur të kthehet për pushime në vendlindje nga Londra, të bëjë promovimin e librit jetëshkrimor për të mos kaluar pa vlerësime nga lexuesit dhe kritika letrare.

Libri “Rrugëtim në jetë”, i autorit Abdurrahman Limani, ish i burgosur politik, është një vepër jetëshkrimore, e cila fillon, që nga faqet e para me Verbanin, historikun e lavdishëm të vendlindjes së tij, të njohur për odat e mikpritjes, bujarisë dhe patriotizmit, nga të cilat autori u frymëzua dhe u edukua në rrugëtimin e tij jetësor, pastaj vazhdon me veprimtaritë jetësore të autorit gjatë viteve të 80-ta, si student në Mitrovicë, jeta në ilegalitet, lëvizjet politike, vuajtjet në ushtrinë ish Jugosllave, për të vazhduar nëpër kazamatet e burgjeve të atëhershme serbosllave, e zhvillime e përjetime të tjera prapa grilave të burgut, të cilat nuk ishin edhe aq të lehta dhe të cilat nuk kaluan pa pasoja për autorin e këtij libri.

Brenda kopertinave të librit, si një kapitull i veçantë përfshihet diskriminimi i shqiptarëve në përgjithësi në ish Jugosllavi, pastaj periudha e viteve të 80-ta, kur autori ishte ushtar në Suboticë, në kohën kur filluan distancimet rreth demonstratave të studentëve në pranverën e vitit 1981, të cilat, ai, nuk i gjykoi për çka edhe u burgos, pas një procesi hetimor ushtarak.

Arrestimi i autorit, ndodh në shtatorin e vitit 1981, sa ishte ushtar në Suboticë, pastaj transferohet në burgun e Mitrovicës dhe të Vranjës, ku e dënuan me 5 vjet burg së bashku me shokët e tij: Halil Selimi, 8 vjet burg, pastaj vëllezërit: Ymer Hasani, 7 dhe Bejadin Hasani me 5 vjet burg. Nëpër dyert e këtyre burgjeve autori i librit pati rastin të njihet edhe me heronjtë e popullit Afrim Zhitia dhe Fadil Vata, pastaj Nysret Mirtaj, Sami Kurteshi etj, e me shumë të burgosur të tjerë politikë nga rrethe të ndryshme të Kosovës dhe krahut të saj lindor: Luginës së Preshevës.

Një kaptinë më vete në librin “Rrugëtim në jetë”, të autorit Abdurrahman Linani, përbën lirimi i tij nga burgu, një histori e dhimbshme dhe aq krenare, duke u përshkruar me një ndjenjë gëzimi dhe pikëllimi, për lirimin që e prisnin familjarët jashtë burgu dhe dhembjen e tij shpirtërore për shokët e idealit, që mbeteshin për ta vazhduar burimin më me shumë vjet. Ishin ato momente të prekshme, kur familjarët prisnin jashtë, kurse autoritetet e burgut nuk e lironin autorin, sepse kishte qëlluar ditë vikendi, dhe nuk punonte administrata. Gëzimi dhe hidhërimi bëheshin bashkë, duke krijuar një atmosferë të një torture çnjerëzorë, për të dy palët: ai që ishte i ngujuar prapa grilave dhe atyre, që prisnin jashtë për ta përqafuar njeriun e tyre të burgosur politik.

Në këtë ditar jete, si të themi, të autorit të rrugëtimit njerëzor, bënë pjesë edhe e fejuara e autorit, tani bashkëshortja e tij Burbuqja, e cila priti shtatë vjet për të lidh kurorë me burrin e tanishëm, me gjithë përjetimet e saj sa të dhembshme, po aq edhe krenare se kishte një të dashur të dënuar për kauzë kombëtare e jo për vepra kriminale.

Libri i Abdurrahman Limanit, “Rrugëtim në jetë”, është një vepër autobiografike e pasur me një ditar jetësor, jo vetëm nga jeta ushtarake dhe e burgjeve, por edhe me një kronologji janë të lidhura në mënyrë zingjirore kapitujt e tjerë kushtuar vendlindjes, periudhës së sundimit të ferrit të kuq komunist titist, diskriminimit të shqiptarëve në ish Jugosllavi, demonstratat popullore të 81-ishit, bisedat e ashtuquajtura informative, paraburgimet, burgjet, emocionet pas lirimit nga burgu, dasma e shumëpritur, vazhdimi i lëvizjes për pajtimin e shqiptarëve, kyçja në jetën politike në Bujanoc e Preshevë, daljet në skenë të UÇK-së dhe UÇPMB-së dhe kapituj jo më pak të rëndësishëm për lexuesit e këtij libri.

“Rrugëtim në jetë”, mund të themi lirisht, është një kronikë historike dhe autori i saj Abdurrahman Limani, është një protagonist i gjallë, që ka marrë pjesë aktive nëpër këto procese e rrethana kohore, duke i përjetuar shpirtërisht e fizikisht, të cilat i prezanton me kujdes dhe me përkushtim në formë jetëshkrimi në këtë libër.

Libri jetëshkrimor “Rrugëtim në jetë”, i autorit Abdurrahman Limani, ish i burgosur politik, brenda kopertinave të tij përfshinë 261 faqe, të shoqëruara me një parathënie të redaktorit dr. Ferid Selimi dhe më një album të pasur fotografish, pjesë të kujtimeve të autorit nga e kaluara e deri në ditët e botimit të librit.

Autorin e përgëzoj për botimin e librit me titull kuptimplotë “Rrugëtim në jetë”, me urimet e përzemërta për suksese të mëtejme në fushat e preferuara të veprimtarisë së tij krijuese dhe lexuesve fat, që do të kenë në dorë një libër jetëshkrimor si ky./rajonipress/

Organizata QARG realizon bashkëbisedim me gratë ndërmarrëse.

“Women4Woman” ose Gratë për gruan ishte tema e takimit të sotëm e që mblodhi disa gra në ambientet e Hotel Rozafës për të diskutuar rreth sfidave dhe arritjevenë fushveprimin e tyre. Mjafton një nismë e vogël për të arrit hapa edhe më të mëdhenj.


Nuk ka aspak dilema se një grua me potencialet që posedon të arrij suksese në çdo synim apo përpjekje që ajo bën, andaj mjafton vetëm motivi dhe përkrahja që çdo grua të realizoj idet dhe qëllimet e saj u tha ndër të tjerat në takimin e sotëm të realizuar nga Organizata QARG ( Qendra per Avancimin e te rinjve dhe grave), e cila per qellim ka per promovimin e grave ne biznes dhe mbeshtetjen qe ato mund te japin per grate tjera. Projektin në fjalë fananciarisht është mbështetur nga Komuna e Bujanocit në kuadër të konkursit piblik për financimin e shoqërive civile.

Kompania për prodhimin e duhanit “IGLA” nga Shkodra viziton komunën e Bujanocit

Me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, kompania për prodhimin e duhanit “IGLA” me seli në Shkodër të Shqipërisë ka vizituar komunën e Bujanocit. Kryetari Arifi ka njoftuar pronarin e kompanisë për kulturën dhe përvojën e qytetarëve tanë në kultivimin e duhanit. Gjithashtu, njoftoi edhe për kushtet klimatike, e të cilat janë shumë të volitshme, por që për disa vite me radhë kultivimi i duhanit është ndaluar.

Një takim tjetër mjaft i rëndësishëm është zhvilluar edhe mes përfaqësuesve të kompanisë IGLA me bujqit lokal, ish kultivues të duhanit, për një mundësi të rifillimit të kultivimit të duhanit.

Ky është vetëm një fillim i mbarë për mundësinë e kthimit të kultivimit të duhanit, që do të mundësonte ngritjen e mirëqenies sociale në komunën e Bujanocit.

Thaçi jep dorëheqje pasi i konfirmohet aktakuza

Pas konfirmimit të aktakuzës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të vendit.

Thaçi këtë e bëri të ditur në një konferencë për media.

“Nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës”, tha ai, raporton Telegrafi.

“…Për të mbrojtur integritetin e Presidencës, shtetit të Kosovës, qytetarit të Kosovës, popullit të Kosovës dhe duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare sot jap dorëheqje nga pozita  e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Thaçi më tej tha se ndihet krenar me përgjegjësitë që ka bartur në tri dekada në pozicione të ndryshme institucionale.

Ish presidenti Thaçi kërkoi nga forcat politike që në këto rrethana të reja të dëshmojnë maturinë që kërkon koha, në mënyrë që vendi të mos thellohet në krizë kushtetuese e institucionale.

“Interesat e shtetit të jenë mbi ato personale dhe partiake”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të ruhet orientimi euro-atlantik i shtetit dhe shoqërisë.

Terrori në Vjenë: kush janë dy turqit e shpallur “heronj” dhe pse (Video)

Publiku përshëndeti “guximin heroik” të dy luftëtarëve turq MMA që jetonin në Vjenë pasi ata erdhën në ndihmë të një gruaje dhe një oficeri policie në mes të një sulmi të cilësuar si “terrorist”, mbrëmë në kryeqytetin austriak.
Dyshja, të quajtur Mikail Ozen dhe Recep Gultekin, u shfaqën shkurtimisht në videot e marra gjatë të shtënave të së hënës mbrëma, në të cilën Ozen dëgjohet duke bërtitur “Largohuni!” në turqisht sepse të dy kërkuan strehë pas ndërtesës – e cila duket të jetë hyrja në metro, raporton Russia Today.

Përveç asaj që mund të shihet në video, dy persona (turqit) mendohet se u hodhën për të ndihmuar gruan dhe policin e dëmtuar në zonë.

Gruaja e moshuar u drejtua për në vendin e ngjarjes, duke ecur. “Kur pamë gruan, u ndalëm dhe zbritëm poshtë. Ne gjithashtu e çuam atë grua në një vend të sigurt”, i tha Ozen shtëpisë së lajmeve turke Hurriyet.
Ai shtoi: “Kjo ishte kur arritëm në stacionin e metrosë.”

Vetë Gultekin u plagos.

Në një moment gjatë incidentit, sulmuesit e armatosur ishin vetëm rreth pesë deri në gjashtë metra larg, tha Ozen, i cili vjen nga qyteti turk i Sarikaya-s por tani është një shtetas austriak. Ai tha se të dy shkuan në stacionin e policisë “menjëherë më pas” dhe u treguan atyre çfarë kishin parë në lidhje me sulmuesin.

Në rrjetet sociale, të dy ata u përshëndetën si “heronj të Vjenës” sepse rrezikuan duke ndihmuar të tjerët, sipas Russia Today.

Megjithëse u spekulua më herët gjatë natës që të paktën një nga personat e armatosur u dëgjua të fliste turqisht gjatë të shtënave, kjo mund të buronte nga konfuzioni për videon me Ozen.

Vjen bashkëpunimi i radhës mes komunës së Bujanocit dhe OJQ Peaceful Change Initiative People in Need

Komuna e Bujanocit nënshkruan memorandum mirëkuptimi me organizatat joqeveritare Peaceful Change Initiative dhe People in Need

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me organizatat joqeveritare Peaceful Change Initiative dhe People in Need për implementimin e projektit “Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë”.

“Fuqizimi i zërave lokal për zhvillim të barabartë” është projekt i financuar nga qeveria britanike i cili do të zbatohet nga viti 2020 deri në gusht të vitit 2022. Ky projekt do të realizohet në tri komuna të Serbisë, në vendbanimet ku administrata komunale dhe shoqëria civile kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmirësimin e jetës së të gjithë banorëve dhe si rrjedhim do të përfitojnë nga një projekt të kësaj natyre.

Ky projekt gjithashtu i kushton vëmendje të veçantë nevojave dhe shqetësimeve të të rinjve. Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në shfrytëzimin e potencialit të kësaj pjese vitale të popullsisë, duke investuar në njohuri dhe aftësi të rëndësishme për krijimin e bizneseve të reja dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në tregun dixhital. Do t’i vihet theks tek ata të rinj që janë zotuar të qëndrojnë në Serbi e që besojnë në realizimin e plotë të potencialit të vendlindjeve të tyre.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut së shpejti me pikë të përbashkët kufitare

Kosova dhe Maqedonisë së Veriut së shpejti do të arrijnë marrëveshje për krijimin e një pike të përbashkët kufitare që mundëson lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe qytetarëve ndërmjet këtyre dy shteteve.

Derisa deri në vitin 2022 do të përfundojë ndërtimi i autostradës në pjesën e mbetur në Maqedoninë e Veriut që lidhë me Kosovën.

Kështu tha ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pas takimit me ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.

Abrashi tha se temë diskutimi me homologun e tij ishte ndërtimi i infrastrukturës rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjithsesi se do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme mes dy qeverive me prioritet të lartë, është pika e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo pikë kufitare ka me ndikuar që njerëzit dhe bizneset të cilat e shfrytëzojnë këtë rrugë koha e pritjes do të jetë shumë më e shkurtë sesa aktualisht që është tani. Rrjedhimisht do t’i ndihmojnë bizneset e të dy shteteve për integrim ekonomik”, tha Abrashi, raporton KP.

Ministri i Transportit të Maqedonisë Veriore, Blagoj Boçvarski, gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, tha se lidhja regjionale është qëllimi i tyre, por edhe i Bashkimi Evropian.

Boçvarski shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Kosovën, si dhe përfundimin e autostradës Shkup-Bllacë.

“Përfundimi i autostradës pritet të ndodhë në vitin 2022, është një rrugë serioze për problemet me të cilat ballafaqohemi prej Shkupit deri tek pika kufitare me Kosovë. Pra, jemi në pritje që projekti të realizohet brenda tri viteve. Diskutuam për shumë tema aktuale dhe konkrete, besoj që gjatë mandateve tona qeveritare do të bëjmë zhvillim me të gjerë për shtetet tona. Qëllimi i parë për ne dhe BE është qasja regjionale për zhvillim ekonomik”, tha Boçvarski.

Ministri Abrashi në fund po ashtu tha se me ministrin maqedonas kanë diskutuar për temat që lidhen edhe me sektorin e transportit hekurudhor.

Organizata “Beyond” Shënon ditën botërore të shëndetit mendorë

Shëndeti mendorë në periudhën e pandemisë, ishte tema që bashkoi të rinjët e Komunave Bujanoc e Preshevë ku para të pranishmëve ligjëruan dy profesoreshat e Shkollës së mesme “Sezai Surroi” Bukurie Boriçi dhe Arjeta Aliu .

COVID-19 është akoma një virus me plotë të panjohura dhe që ka nxitur edhe histori të shumëta konspirative dhe domosdoshmërisht ngjallin frikë dhe panik. Duke pasur parasysh që gjithçka që nuk kuptohet mjaftueshëm krijon frikë dhe pasiguri, duke nxitur edhe reagime të vullnetshme e të pavullnetshme që jo gjithmonë shkojnë në dobi të vet individit. kjo edhe ishte arsyeja e aktivitetit të sotëm me qëllim të ngris vetdijsimin tek të rinjët se si të përballen me këto situata apo rrethana të cilat çdo ditë e mëshum preokupojnë më së shumti rininë- thonë për portalin Hanapress organozatorët e këtij aktiviteti, duke shtuar se ligjerata të ngjashme që kan për qëllim ngritjen e vetdijësimit tek të rinjët do të mbajmë edhe në të ardhmen.