Ballina Blog Faqe 20

Teatri i Qytetit të Preshevës po rihap dyert me premierën e shfaqjes “Paraja”

Aktorët e Teatrit të Qytetit të Preshevës përsëri i ngjiten skenës për të vazhduar me provat e Komedisë” Paraja ” nga Ray Cooney , me regji të Ekrem Sopi, ass regjisë Afeida Boriçi. “Gjendja e pamdemis ndikoi mjaft negativisht për ne si Teatër pasi që ishim në ditët finale për tu paraqit me premirën e shfaqjes më të re “Paraja”, por ndodhi ashtu sikurse në gjithë globin dhe u desht të pauzojmë një kohë mjaft të gjatë, gjë që na kushtoi neve si ekip por prap se prap unë po besojë që me një bashkpunim aq të siqert të arrijme me kohë sikurse me premierën ashtu edhe në përgaditjet e festivalit “Ditët e Komedisë Shqipe” i tha kështu portalit Hanapress, regjisorja Afeida Boriçi-Mehmeti duke shtuar se jemi në kontakt me shumë teatro nga Shqipria, Kosova e Maqedonia për mbajtjen e festivalit por ende nuk kemi diçka konkrete pasi që kët vitë kemi situat më ndryshe kur dihet se ende jemi në gjendje pandemie dhe gjithëçka varet nga rrethanat të cilat krijohen ditëve në vijim theksoi regjisorja Mehmeti, duke përfunduar se uroj që të kemi situat stabile dhe të realizojmë të gjitha përgaditjet sepse ndoshta këtë vitë mëshum se çdoher ka nevoj publiku për diçka të bukur apo pozitive siç është arti.

Aktorja Preshevare Egzona Salihu po tregon suksese ne botën e filmit, aktualisht pjes e xhirimeve të filmit “Dita e Gruas”

Ditë më parë në republikën e Maqedonisë së Veriut kan filluar xhirimet rreth projektit filmit të metrazhit të gjatë “Dita e Gruas” në regji të Goce Cvetanovskit ndërsa me producent Driton Ramadani. Vet titulli i filmit na bën të kuptojmë që si temë ka për qëllim ngritjen e vetëdijësimit tek popullata ndaj padrejtësive që i bëhen gruas në jetën e përditshme, deri tek prostitucioni i detyruar. Rol ky i cili iu besua Aktores Preshevare Egzona Salihu.

Aktorja Salihu në bised për portalin Hanapress thekson se pas shumë roleve sikurse në shfaqje teatrale ashtu edhe në filma apo seriale, ky është një rol pak më ndryshe ngase nuk ishte e lehtë të përshtatem me karakterin e Joanës të cilin luaj në këtë rast, por fal një bashkpunimi aq të mirë unë besoj se do ta paraqes në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Unë në kët film kam rolin e Joanës një vajz shqiptare nga Shqipëria, e cila është e trafikuar në teritorin e Maqedonisë së Veriut, për të punuar në prostitucion, ndërsa përmes meje një ish gazetarë mundohet të zbulojë rrjetin e trafikimit” shprehet Egzona duke falemnderuar për bashkëpunim gjithë ekipin realizues të filmit në krye me regjisorin Cvetanivski, jamë e nderuar të jem pjes e nje projekti me produksion dhe ekip aq profesionale shton aktorja Salihu.

Filmi “Dita e Gruas” po realizohet me përfshirje të tri gjuhëve si: Maqedonisht, Shqip dhe Anglisht ku në rolin kryesorë është aktorja Sladjana Vujoseviq ndërsa ne rolet tjera përfshihen edhe aktorët e Teatrit të Kumanovës si: Musa Isufi, Ismail Kasumi dhe Avni Dalipi. Filmi në fjalë para publikut pritet të shfaqet në fillim të vitit 2021

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi takohet me ministren e punëve të jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj

“Sot fillova takimin e parë me Ministren e Diasporës dhe punëve të Jashtme znj Meliza Haradinaj. Meliza në takimin e dy qeverive Shqiptare para disa ditëve në fjalimin e saj përshkroi detajisht gjendjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nevojen e domosdoshme për përkrahjen e Shqiptarëve të këtij vendi”, ka shkruar Shqiprim Arifi në rrjetin social Facebook.

Ai gjithashtu ka falendëruar ministren për punët e vazhdueshme karshi qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

“Në emër të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës faleminderova Ministren për përkahjen që po ia bënë Shqiptarëve të Luginës dhe e ftova përsëri ta vizitoj vendin tonë”, përfundoi ai.

Ekspozitë: Futbolli Preshevarë ndër vite.

Në hapsirat e fushës sportive Arbi në Preshëvë është realizuar sot Ekspozitë kushtuar aktivistëve dhe kontribuesve të futbollit Preshevarë. Presheva përveçse në kulturë ajo edhe në sport ka dhën mjaft shembuj duke nxjerr talent të cilët po arrijnë suksese në vende të ndryshme nëpër Europë. Andaj sipas organizatorëve qèllimi i kësaj ekspozite ishte rikujtimi i gjeneratave të shkuara dhe motivimi i të rinjëve për të mbajt gjallë kët lloj sporti.

Qeveria e Kosovës hap zyrë për asistencë për qytetarët e Luginës

Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u tha se kjo Zyre do të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes së Qeverisë tha se me themelimin e kësaj zyreje do të mbështesin qytetarët e Luginës së Preshevës në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Ai po ashtu tha se Lugina do të mbështetet në fushën e arsimit, furnizimit me libra e materiale mësimore, do të mbështetet po ashtu me në aktivitetet kulturore, etj.

Hoti tha se do të kontaktojnë me përfaqësuesit e Luginës për t’u koordinuar.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se drejtor i kësaj zyre do të jetë një nga këshilltarët e kryeministrit

Maqedonia pritet që t’i hapë kufijtë javën e ardhshme me vendet e rajonit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se vendet e rajonit gjatë javës së ardhshme do të marrin vendim përfundimtar për hapje të kufijve.

Mbledhja e ardhshme për regjimin e lëvizjes së qytetarëve nga rajoni do të zhvillohet ‘online’ mes gjashtë vende nga Ballkani Perëndimor, përfshirë këtu Bullgarinë dhe Greqinë.

Ministri Filipçe në emisionin ‘Rruga drejt’ tha se gjendja epidemiologjike është e ngjashme në gjithë rajonin dhe kjo balancë do të mund të liberalizojë kalimin në kufij dhe lëvizjen e lirë në vendet e rajonit.

Një nga kushtet është edhe heqja e PCR testimet në mënyrë që të kalohet kufiri.

Cakaj: Qeveria e Shqipërisë do të ndajë mjetet financiare për hapjen e zyrës së KNSH – së në Medvegjë

Postimi i plotë

Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës

Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.

Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…

#JemiNjë

Si u zbulua dhe parandalua “skandali” me mjetet e mediave në komunën e Buajnocit?

3 milion dinarët nga 5 sa janë paraparë gjithsejë për media nga buxheti i komunës së Bujnaocit për vitin 2020 për pak sa nuk u avulluan në llogari të vetëm 4 mediave, kjo siç ka mësuar lajmi-AL nga burimet e sigurta brenda Administratës komunale, ish-Kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit i shpëtoi për një fije floku gjithashtu edhe mediave të “përzgjedhura”.

Cila ishte baza ligjore apo edhe morale që mjetet e parapara për media nga buxheti komunal ti ndahen pothuajse në mënyrë të fshehtë nga opinion dhe pa konkurs, (vetëm me një fjali të konkluzionit) katër mediave në komunën e Buajnocit këtë më së miri mund ta shpjegojë ish-Kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe ish-Kryeshefi tashmë në dorëheqje Fadil Aliti i cili përmes një konkluzioni ishte autorizuar nga Kamberi për të lidhë kontratat me mediat për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 3 milion dinarëve, mjete këto nga buxheti komunal të parapara për media, konkluzion të cilin e kishte miratuar Kamberi më 21 korrik të këtij viti, një ditë para se KK në seancën konstituive ta emrojë Nagip Arifin Kryetarë të komunës së Buajnocit.

Megjithëse në opinion ishte bërë e ditur nga përbërja e kaluar se komisioni për vlerësimin e projekteve për media që kishin konkuruar në konkursin për media të komunës së Buajnocit, muaj më parë ishte shpërbërë për shkaqe përsonale të kryetares së komisionit, kjo nënkupton se projektet për media ligjërisht nuk janë shqyrtuar nga komisioni përgjegjës sepse nuk kishte një të tillë.

Çështje me të cilët duhet të merren organet e drejtësisë është fakti se në çfar mënyre u përzgjodhën 4 mediat, 3 në gjuhën shqipe që në bazë të kontratës së nënshkruar do të përfitonin nga 800.000 dinarë secila dhe një në gjuhën serbe e cila kishte synim të përfitonte 600.000 dinarë.

Edhe përkundër mungesës së komisionit ish-kryeshefi Aliti më 22 korrik pikërisht në ditën e mbajtjes së seancës konstituive kishte lidhur kontrata me 4 mediat në shumën e lartpërmendur, por që në mungesë të mjeteve financiare, Kamberi më 23 korrik kur më nuk ishte Kryetar sepse një ditë më parë KK e kishte emruar Nagip Arifin për kryetarë të komunës së Bujnaocit kishte nënshkruar urdhëresat që këtyre mediave ti paguhen nga 500.000 dinarë.

Po të njetën ditë kur janë nënshkruar urdhëresat personi në shërbimin e financave (i njohur për redaksinë) ka “lëshuar një gabim pa dashje” i cili nuk ka lejuar që pagesat të kalojë te thesari dhe kështu kjo procedurë ka mbetur të kryhet për 24 korrik.

Për fat të mirë të mediave në komunën e Buajnocit, i sapozgjedhuri në postin e të parit të komunës Nagip Arifi më 24 korrik arrinë që ta parandalojë një gjë të tillë por edhe gjitha pagesat tjera, sepse tashmë në duart e tij e kishte dekretin që ia dha KK për ta menaxhuar buxhetin e komunës së Buajnocit.

Disa javë pasi kjo ishte parandaluar Lajmi-AL ka mësuar se ish-Kryeshefi Fadil Aliti i ka shfuqizuar vendimet që kishte nënshkruar me mediat, vendime këto që ishin lidhur pa kurfar konkursi apo komisioni për vlerësim të projekteve, vetëm në bazë të një konkluzioni me një fjali të vetme e cila i dedikohej pandemisë së Covid-19. 

Mediat që kanë nënshkruar kontrata me ish-Kryeshefin janë, Luginalajm 800.000 dinarë, Folonline 800.000 dinarë, Spekt 800.000 dinarë dhe Bujanovaçke në gjuhën serbe 600.000 dinarë.

Veç tjerash vlenë të përmendet, kur dhe cilat media kanë raportuar për mbledhjen e Këshillit Komunal në të cilën është aprovuar Konkluzioni i cili thirret në mbledhjen e Këshillit Komunal, nëse është mbajtur kjo mbledhje?/Ljamial/

Reagon PD: Viktimizimi vazhdon të mbetet arma e vetme e PVD-së

Partia Demokratike njofton gjithë opinionin se me ardhjen e saj në pushtet ka jetësuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë të komunës së Bujanocit për të bashkëqeverisur me partitë politike shqiptare për katër vitet e ardhshme. Për këtë gjë kemi pasur takime të shumta në zyrën e PD-së, e gjithashtu bisedimet i kemi vazhduar edhe në Tiranë, ku jemi dakorduar për të bashkëqeverisur në interes të të gjithë qytetarëve.

Andaj, në këtë drejtim Partia Demokratike që nga marrja e mandatit ka filluar menjëherë të punojë në interes të qytetarëve duke filluar me realizimin e projekteve të mbetura për vite të tëra gjatë qeverisjes së kaluar. Për vetëm 50 ditë të qeverisjes kemi arritur që të përfundojmë rrugën Muhoc – Zarbincë, rrugë kjo që u politizua aq shumë, e që kishte edhe raste të dyshimta korrupcioni gjatë mandatit të kaluar. Shumë shpejt do të rregullojmë edhe problemin e rrymës në fshatin Bilinicë, që u neglizhua nga pushteti i kaluar pa ndonjë arsye të theksuar. Po përmirësojmë gjendjen në N.P Komunalia, ku në qeverisjen e kaluar ishte pranë kollapsit. Paguam bursat e studentëve në vlerë prej 85.000 eurove, të cilët ju i premtuat që nga janari i këtij viti, e që patët për synim t’i shfrytëzoni për qëllime paraelektorale. Këto ditë do t’i paguajmë edhe ata praktikantë që kanë punuar edhe gjatë pandemisë, e ju i latë nën mëshirën e fatit pa asnjë dinarë. Për punën tonë 50 ditëshe po flasin të gjithë qytetarët.

Një pjese të PVD-së me gjasë po i pengojnë sukseset tona, dhe ka riaktivizuar armën e tyre të vetme ‘’viktimizimin’’. Partia Demokratike vlerëson si gjest jo korrekt që të dilet në rrjetet sociale me reagime kundër PD-së, kurse në anën tjetër anëtarët e Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit vazhdojnë të votojnë unanimisht të gjitha vendimet. Deri më sot, edhe këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë ngritur dorën për ‘’diktatorin provincial’’ siç po e quani ju.

Por, kryetari i komunës z.Nagip Arifi, kurse për ju ‘’diktator provincial’’ po udhëheq me sukses pushtetin, por ai asnjëherë nuk pranon që dikush të marrë rroga duke ndejtur nëpër kafiteri, praktikë kjo e juaja e kahmotshme, nuk pranon që dikush të mos vijë në punë përshkak gjendjes shëndetësore, kurse gjithë ditën endet rrugëve dhe kafiterive të qytetit. Të sëmurët ose qëndrojnë në shtëpi, ose në spital.

E kuptojmë brengën tuaj që dëshironi të viktimizoheni, pasi që keni frikën se do t’ju dalin në shesh të gjitha malverzimet që i bëtë gjatë mandatit të kaluar. I kemi parë maskarallëqet e juaja përmes faturave ku keni shpenzuar shuma marramendëse në dreka e darka, keni dhënë vendime për përfituesit e bujqëve ende pa u hapur kërkesat se kush ka aplikuar, keni tentuar që jashtëligjshëm t’i ndani mjetet për informim në ditën konstituive të Kuvendit. Keni bërë ç’mos, por për hir të unitetit nuk i bëmë publike. Nuk do të lodhemi shumë për të bëmat tuaja, ngaqë ato i vlerësuan qytetarët në ditën e votimit.

Sa i përket asaj se ne paskemi të preferuar partinë SNS, ju kujtojmë se ishte kryetari i PVD-së po ai që po dëshiron me çdo kusht të bëhet pjesë e qeverisë së Serbisë që udhëhiqet nga SNS. Është po kjo PVD e cila para katër viteve votoi programin e qeverisë së Serbisë ku nënvizonte se Kosova është pjesë e Serbisë.

Prandaj, Partia Demokratike e ka guximin që keqpërdorimeve dhe hajnive t’i thotë STOP.

Partia Demokratike mendon se ‘’Ditët e mira’’ vijnë me njerëz të përgjegjshëm, duke punuar, e jo duke u viktimizuar nëpër rrjetet sociale.

Partia Demokratike do ta zbatojë marrëveshjen e Tiranës, e jo atë marrëveshje “dy vjet ti, dy vjet unë, e Nagipin ta lëmë në opozitë”. As Tirana zyrtare nuk pranon marrëveshje që keqpërdorimet dhe hajnitë të lejohen edhe më tej sikur kishte ngjarë në mandatin e kaluar.

Mos u viktimizoni në emër të shqiptarisë, të cilën nuk e keni në zemër, pasi që është parë që të gjitha projektet në vendbanimet serbe i keni kryer gjatë mandatit të kaluar, kurse i keni anashkaluar ato në vendbanimet shqiptare.

Kështu që, para se të viktimizoheni, ejani në punë dhe kryeni obligimet që keni marrë. Ejani diskutoni për problemet e qytetarëve aty ku është vendi. Përndryshe, e gjithë kjo lojë e juaja e viktimizimit nuk do të shitet më. Qytetarët e kanë kuptuar më së miri, dhe më së miri e kanë shprehur në kutitë e votimit ditën e 21 qershorit.

Nëse mendoni se për ‘’një pleshtë të digjet jorgani’’, atëherë bëjeni. Sot, pa vonesë.

Shërbimi për Informim i PD-së

Reagim i degës së PVD-së Bujanoc

PVD dhe njerëzit e saj nuk kanë nevojë as arsye të frigohen nga askush, sidomos jo nga një “diktator provincial”.

Është një rregull e pashkruar në parimet e demokracive parlamentare, që “qeverisjes së re i jepen njëqind ditë pa e shqetësuar për të kryer premtimet e dhëna”.

Duke respektuar këtë parim elementar demokratik, pavarësisht se ka pasur nevojë edhe në disa raste të reagohet, nuk kemi reaguar.

Edhe pse i zgjedhur në vendin e të parit të Komunës së Bujanocit me tetë votat e këshilltarëve të PVD-së, Nagip Arifi, nuk ka lënë asnjë rast pa sulmuar apo thumbuar partnerin e kolicionit (PVD-në) për këtë apo atë punë, për këtë apo atë çështje.

Kjo nuk është në etikën e ndërtimit të parteneritetit për bashkëqeverisje të mirë, që është ndër parimet kryesore të “Marrëveshjes së Tiranës”, aq më pak shkon në dobi të ndërtimit të partneritetit shqiptar në Bujanoc.

I pari i komunës së Bujanocit e paska quajtur frikacak kryeshefin e deritashëm për investime, Rahim Salihi, duke harruar që gjithë këto investime që po i kryen këto ditë janë punë të përgatitura nga Rahim Salihi.

Është tepër naive “loja”. Aq naive sa në atë mund të besojnë vetëm ata “gjelat rreth kryetarit azgan”.

Qëllimi i gjithë kësaj parodie është të revoltohet PVD, për tu larguar nga koalicioni në mënyrë që të krijohet hapësirë për të preferurit e kryetarit “SNS”.

Dëshirohet me çdo kusht të përmbyset Marrëveshja e Tiranës, me lojra tinzare e jo me guxim politik. Nëse vërtetë ke guxim prishe Marrëveshjen por lirohu nga politikat tinzare.

PVD dhe njerëzit e saj nuk kanë nevojë as arsye të frigohen nga askush, sidomos jo nga një “diktator provincial”.

Po afrohen 100 ditët dhe po afrohet momenti kur do të të pyesim “ku mbetën Ditët e mira”.

Nëse si “Ditë të mira” e keni menduar asfaltin ua kujtojmë atë parollën tuaj “Asfalti nuk hahet”.

Shërbimi për informim i PVD-së