Ballina Blog Faqe 25

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të lumtur që dialogu Kosovë-Serbi po fillon përsëri

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas është shprehur i kënaqur për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një bisede telefonike ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla me ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas ka shkruar Zyra për punë të jashtme e Gjermanisë, duke thënë se janë të lumtur që dialogu po fillon përsëri.

Më tej thuhet se Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane në Këshillin Evropian.

“Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane në Këshillin Evropian. Prandaj, ne jemi të lumtur që dialogu për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë po fillon përsëri”.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar sot për bisedën telefonike me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qëndrimi parimor i Gjermanisë ishte vendimtar në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Qëndrimi parimor i shtetit Gjerman ishte vendimtarë në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Shpreh mirënjohje të thellë Heiko Maas dhe Gjermanisë për mbështetje të vazhdueshme. Për Kosovën Gjermania është partner kredibil në rrugëtimin euroatlantik. Liberalizimi i vizave mbetet pritje e madhe”, ka shkruar Maas.

Pritet vizita e parë e dy ministrave kosovarë në Luginë të Preshevës

Lugina e Preshevës është bërë agjendë e veçantë e dy qeverive shqiptare, në Tiranë dhe Prishtinë.

Lugina pritet të vizitohet edhe nga dy ministra të Qeverisë së Avdullah Hotit, përfshirë për herë të parë një kryediplomate nga Kosova.

Indeksonline mëson se ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe  ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj kanë bërë kërkesë për vizitë.

Kjo pritet të jetë vizita e parë zyrtare që dy ministra të ekzekutivit Hoti shkojnë në Preshevë.

Ndryshe, lajmi i mirë është se Lugina e Preshevës tashmë kanë 3 deputetë në parlamentin e Serbisë.

Në zyrën e PD-së po zhvillohet takimi mes Ambsadorit z.Ilir Boçka dhe kryetarit të PD-së z. Nagip Arifi

Në zyrën e Partisë Demokratike po zhvillohet takimi mes Ambsadorit të Republikës së Shqipërisë në Beograd z.Ilir Boçka dhe kryetarit të PD-së z. Nagip Arifi.

Temë diskutimi është situata politike në Bujanoc pas zgjedhjeve të 21 qershorit 2020.

Për më gjërësisht, do të njoftoheni më vonë.

Shkëmbimi i territoreve Bolton thot se ishte ide e Thaçit dhe Vuçiç

Ish këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, ka deklaruar se liderët e Kosovës dhe Serbisë janë ata që kanë diskutuar për shkëmbimin e territoreve si një opsion për një marrëveshje, që në fillim të 2018.

Në një intervistë me Foreign Press Association, Bolton tha se pavarësisht se ideja e liderëve të vendeve ishte e diskutueshme, ai kishte menduar se ia vlente të provohej.

“Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, kishte të dhëna që në 2018 se liderët donin të zgjidhnin problemin sepse ata mendonin se nuk mund të rriteshin ekonomikisht dhe as të stabilizoheshin pa normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Kishte shumë polemika në të dyja vendet por mua mu duk se ia vlente ta provonim. Një nga gjërat që ata diskutonin ishte mundësia e një shkëmbimi territoresh. Në pjesë të Ballkanit, në gjermani, në vende të Evropës perëndimore, ideja u prit me pakënaqësi pasi druanin se shkëmbimet e territoreve mund të conin në një efekt domino, diku tjetër. Kjo ndodh në histori. Është dicka me të cilën mund të adaptohesh”, tha Bolton.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka refuzuar në vazhdimësi akuzat se ai ka biseduar për këmbime territoresh me presidentin serb, Aleksander Vucic. I dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Ricard Grenell, tha pak kohë më parë se plani i shkëmbimit të territoreve nuk mbështetej nga Donald Trump por nga Bolton. Më herët ai kishte pretenduar se nuk kishte patur asnjë plan të tillë. Në të shkuarën, thaci dhe vucic janë akuzuar si iniciatorë të një plani për shkëmbime territoresh, mbështetur edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe më vonë edhe nga kryediplomatja e BE Federika Mogherini.

Bilanc shqetësues! Virusi kthehet frikshëm në Ballkan

Ministria serbe e Shëndetësisë tha një ditë më parë se tetë persona kishin humbur jetën 24 orët e kaluara si pasojë e koronavirusit duke e çuar totalin në 306, ndërsa rastet e reja ishin 325. Shifrat në rritje që vijnë nga Serbia kanë bërë që Greqia të vendosë mbylljen e kufijve për vizitorët nga ky vend. Nga ora 6 e mëngjesit të së hënës, qeveria greke ka vendosur të ndalojë hyrjen e shtetasve serb në territorin e saj.

Vala e dytë ka prekur edhe Malin e Zi, me 57 raste të reja të raportuara të shtunën në mbrëmje. Bosnje Hercegovina ka shënuar rekorde të reja, me 289 raste koronavirusi të konfirmuara të premten dhe 141 të shtunën, 99 prej të cilëve në kryeqytetin Sarajevë. Edhe Maqedonia e Veriut vazhdon të sjellë shifra alarmante, me 7 viktima të koronavirusit të konfirmuara të dielën, ndërkohë që 115 ishin rastet e reja. Frika është shtuar shumë edhe në Slloveni, që javët e shkuara ishte pranë shpalljes së fundit të epidemisë.

Por, të shtunën, vendi raportoi 21 raste të reja të regjistruar në një ditë të vetme dhe një ditë më parë, të premten, rastet e konfirmuara ishin 30. Autoritetet e Lubjanës kanë marrë menjëherë masa duke rikthyer në fuqi karantinën e detyrueshme për të gjithë ata që vijnë nga Franca, Republika Çeke dhe Kroacia. Kjo e fundit, ka raportuar 57 raste të reja infektimi në 24 orët e shkuara dhe numri total i rasteve aktive është tani 842. Të mërkurën, Kroacia ktheu kufizimet në kufi me vendet fqinje. Tani, qytetarët nga Serbia, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 14 ditore, nëse hyjnë në Kroaci. Situata është alarmante edhe në Rumani, ku numri total i rasteve ka kapërcyer 28 mijë, me 870 raste të reja të konfirmuara për 48 orët e kaluara.

Objekti i Komunës së Preshevës me infrastruktur moderne

Ka përfunduar faza e parë e renovimit të hapësirave të Administratës komunale në pjesën e re

Në kuadër reformimit të Administratës komunale për rritje të performancës së saj, është bërë renovimi i ambienteve të punës së Administratës komunale të pjesës së re, ku janë rregulluar dyshemetë e korridoreve dhe zyrave, është bërë rregullimi i nyjeve sanitare, ngjyrosja e mureve të të gjitha hapësirave, ndërrimi i sistemit të ndriçimit me poçe elektrike LED, furnizimi me inventar dhe pajisje të reja elektronike, vendosja e elementeve dekorative, monumentale e kulturore etj.

Të gjitha këto intervenime janë bërë me qëllim të përmirësimit të klimës së punës tek punëtorët e Administratës komunale, si dhe ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punë, për të ofruar shërbime sa më cilësore qytetarëve tanë, si dhe për një reprezantim më cilësor të komunës sonë ndaj vizitorëve të shumtë.

Përveç investimeve në aspektin infrastrukturor, është intervenuar edhe në aspektin organizativ, ku janë sistemuar shërbimet kryesore sipas nivelit të hierarkisë, përgjegjësisë dhe angazhimit. Të gjitha këto, për një punë më efikase dhe efektive të komunës sonë.

Vlen të ceket që përveç përmirësimit të ambienteve të punës, rregullimit të nyjeve sanitare dhe digjitalizimit të Sallës së Kuvendit komunal, gjithashtu kemi bërë dhe ndryshimin e performancës së Sallës së konferencave, si një hapësirë reprezentative të komunës sonë, e cila frekuentohet nga delegacione të niveleve ndryshme.

Investimet pritet të vazhdojnë edhe në pjesën e vjetër të objektit të Administratës, me një intervenim më serioz, pasi kemi të bëjmë me probleme më të mëdha, sidomos në pjesën e katit të përdhesës, për të cilën gjatë këtij viti do të hartojmë projekt-dokumentacionin teknik të nevojshëm, për të vazhduar me investimet edhe në atë pjesë, duke rrumbullakësuar kështu sferën shumë të rëndësishme të reformimit të Administratës komunale dhe rritjes së performancës së komunës sonë.

Konferenca e kryetarit të PD-së Nagip Arifi pas shpalljes së fitores në zgjedhjet lokale në Bujanoc (Video)

Pas shpalljes së fitores dhe festës së madhe mbrëm në orët e vona ku Partija Demokratike doli fituese e zgjedhjeve lokale në Komunën e Bujanocit kryetari Nagip Arifi sot nga ora 14:00 ftoi konferenc pë media ku edhe njëher faleminderoi gjithë përkrahsit e programit të Partis Demokratike.

” Sikurse u premtova ashtu edhe do e mbaj fjalën ” u shpreh ndër të tjera kryetari Arifi.

Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, ka shkruar Thaçi.

Hapen kufijtë për shtetasit e huaj të cilët do kalojnë transit në territorin e Maqedoninë së Veriut

Qeveria maqedonase në mbledhjen e mbrëmshme ka marrë vendim për hapjen e pikave kufitare për shtetasit nga vendet e rajonit dhe më gjerë.

Do të hapen vendkalimet: Tabanovc, Deve Bair,Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe Aeroporti i Shkupit.

Në hyrje shtetasit e huaj duhet të tregojnë përmes deklaratës me shkrim se ku shkojnë dhe nuk guxojnë të qëndrojnë më shumë se 5 orë. Gjithashtu ndalohet dalja nga autostrada apo rruga lokale përveç adresës që jep në deklaratë./Alsat

Vuçiq: Frikësohem se nuk ka zgjidhje mes Kosovës e Serbisë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq po shpreh frikë se mund të mos ketë një zgjidhje të mundshme mes Kosovës e Serbisë, këtë ai e tha në një adresim para mediave sonte, ndërsa u pyet për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje, mirëpo një të tillë mund të mos ekzistojë sipas tij.

“S’mund t’i them askujt se do të zgjidhim problemin e Kosovë, sepse nuk e di”, tha Vuçiq. 

Ai foli pak edhe për takimin që pritet ta ketë me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se aty do të diskutohen edhe format metodologjike teknike.

Sipas tij, aty do ketë bisedime edhe për marrëveshjet që deri tani janë nënshkruar, por jo për atë esenciale, një propozim, sepse sipas tij nuk ka një të tillë.

Ndryshe, emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pritet që këto ditë të vizitojë Kosovën dhe Serbinë e ku do të takohet edhe me liderët e dy shteteve në tentim për përcaktimin e një date për rinisjen e dialogut.