Ballina Blog Faqe 26

Hapen kufijtë e Europës sërish

Kufizimet e vendosura për udhëtimet brenda Bashkimit Europan po hiqen njëra pas tjetrës. “Zhvillimi i favorshëm” e bën të mundur. Ballkani Perëndimor duhet të presë, me gjasë deri më 1 korrik.

Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkaniz? Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin. Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht

Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.

Polonia

Që të premten, Polonia, pas gati tre muajsh Polonia i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

Gjermania

Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca

Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. Hapja do të varet nga “gjendja shëndetësore në vendet e treta”.

Çekia

Ky vend i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Kjo mundësohet nga zhvillimi i mirë epidemiologjik, argumentoi Ministria e Shëndetësisë në Pragë. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.

Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale./DW

Ministri Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Luginë ka takuar delegacionin e PD-së të kryesuar nga kryetari Nagip Arifi

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Europë i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj në vazhdën e vizitës së tij në Luginë të Preshevës ka takuar delegacionin e PD-së të kryesuar nga kryetari Nagip Arifi.

Në takim u diskutua rreth mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve parlamentare, si dhe mundësia që shteti Shqiptar të ndihmojë në mobilizimin e popullatës shqiptare për të dalë në votime.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së theksoi se marrëveshja e nënshkruar në Tiranë për një listë të përbashkët shqiptare është duke u respektuar, dhe kërkoi që një unifikim i tillë të bëhet edhe pas zgjedhjeve lokale në Bujanoc që do të mbahen më 21 qershor të këtij viti, me qëllim që shqiptarët të kenë shumicën e nevojshme në Kuvendin Komunal.

Fakulteti Ekonomik në Bujanoc ka publikuar datat për regjistrimin e studentëve të rinj

Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc ka filluar procedurat për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2020/2021.

Shërbimi i këtij fakulteti njofton të gjithë të kandidatët e interesuar se dorëzimi i dokumentacionit për regjistrim në vitin e parë pranë këtij fakulteti bëhet më datë 24, 25 dhe 26 qershor të vitit 2020.

Kandidatët e interesuar do të kenë mundësinë te regjistrohen në drejtimin Menaxhment. 

Pas verifikimit të dokumentacionit, provimi pranues do të mbahet më datë 2 korrik 2020, ndërsa 90 studentët e parë që do të regjistrohen do të financohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Krijohen kushte sigurie në lumin e fshatit Raincë

Fillojnë punimet në vendosjen e rrethojave metalike rreth shtratit të lumit në fshatin Raincë

Në kuadër të planit investiv kapital, komuna e Preshevës ka filluar të realizoj projektin për vendosjen e rrethojave metalike rreth shtratit të lumit të fshatit Raincë.

Me realizimin e këtij projekti, do të ngritet niveli i sigurisë së kalimtarëve, e sidomos siguria e fëmijëve, të cilët kanë qenë më së shumti të rrezikuar, në mungesë të rrethojave.

Sllovenia, vendi i parë evropian që ka shpallur fundin e epidemisë së coronavirusit

Qeveria sllovene deklaroi fundin e epidemisë së coronavirusit, duke e bërë Slloveninë vendin e parë evropian që e bëri këtë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vlerësoi se të gjithë treguesit thonë se përhapja e coronavirusit është ngadalësuar, dmth, që janë regjistruar gjithsej 35 raste të reja të infeksionit në 14 ditët e fundit. Sidoqoftë, pasi ende ekziston rreziku i përhapjes së infeksionit, disa masa kufizuese mbesin në fuqi, shkruan Reuters.

Rasti i parë i konfirmuar i coronavirusit në Slloveni u regjistrua në 4 mars, dhe deri më 13 maj, 1464 raste të infeksionit ishin identifikuar, dhe 103 njerëz vdiqën nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Epidemia e coronavirus u shpall në Slloveni më 12 mars, dhe kështu Mbrojtja Civile mori një bazë ligjore për marrjen e masave për të luftuar epideminë COVID-19.

Të enjten, qeveria miratoi gjithashtu masa në lidhje me kalimin e kufirit, në mënyrë që qytetarët e Sllovenisë dhe vendeve të tjera të BE-së të mos kenë më nevojë të karantinohen kur hyjnë në Slloveni.

Kuvendi i Serbisë miraton kërkesën për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kuvendi i Serbisë ka shfuqizuar gjendjen e jashtëzakonshme në Serbi e vendosur më 15 mars për shkak të gjendjes se pandemisë së korona virusit.

Propozimin për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e ka paraqitur kuvendit popullorë, kryeministrja Ana Brnabiq e cila theksoi se nuk ka asnjë arsye që gjendja e jashtëzakonshme të ekzistojë në Serbi.  

Ajo tha përpara deputetëve se janë krijuar kushtet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme tash, më se një javë ka më pak se 5 % të infektuar nga Covid-19 dhe ky është kushti më i rëndësishëm.  

Sipas saj në mbledhjen e ardhshme të Shtabit Emergjent do të qartësohen masat që do të aplikohen për qytetarët që vijnë në Serbi nga vendet e jashtme dhe që mos të jenë në karantinë.

Shqipëria përgatit ndihmën për Luginën

Siç mësohet jo zyrtarisht, Republika e Shqipëris është duke planifikuar ndihmë financiare për tri komunat e Luginës së Preshevës, atë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Gjatë ditëve në vijim Qeveria e Shqipërisë do të komunikoj me kryetarin e komunës së Preshevës dhe të Bujanocit, si dhe me përfaqësuesit shqiptarë të Medvegjës.

Ky paralajmërim vie pas ndarjes së ndihmës financiare me vlerë prej 500.000.00 euro nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës, si përkrahje për të luftuar pasojat e shkaktuara nga situata me pandeminë.

Qeveria e Shqipërisë, për dallim nga ajo e Kosovës, ndihmë financiare që do ta ndajë pritet të e kaloj përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar me qëllim të anashkalimit të problemeve të mundshme me komunën e Medvegjës.

Apel për qytetarët e komunës së Bujanocit!

Enti për Shëndetësi Publike në Vranjë gjatë kryerjes së dezinfektimit në Bujanoc, ka vërejtur se në Bujanoc nuk respektohen dhe pjesërisht zbatohen masat mbrojtëse nga përhapja e pandemisë COVID-19.

Qytetarëve iu rekomandohet respektimi i këtyre masave:

  1. Që mos të grumbullohen në grupe të mëdha në qendër të Bujanocit, pra nuk lejohet të jenë bashk më shumë se dy persona në një vend,
  2. Që qytetarët të bartin maskat dhe dorëzat mbrojtëse,
  3. Që gjatë kohës së pritjes në radhë para bankave, farmacive, shitoreve të respektohet masa e mbajtjes së distancës prej së paku dy metra,
  4. Që t’i përmbahen masave të qëndrimit të personave në objektet e shitjes me pakicë për të cilën gjë duhet të kujdesen punëdhënësit.

Nga Komandanti i shtabit – Shaip Kamberi

Kur mund të mbahen zgjedhjet në Serbi?

Drejtori Ekzekutiv i CeSID, Bojan Klacar tha sot se zgjedhjet e rregullta mund të mbahen në qershor nëse lejon situata epidemiologjike

Klacar sqaroi për Tanjug se në vendimin e Komisionit Republikan Zgjedhor thuhet se zgjedhjet nuk janë anuluar, por u shtynë, që do të thotë se koha e mbetur për fushatën duhet të “harxhohet” në momentin e ndërprerjes e gjendjes së jashtëzakonshme.

Meqenëse gjendja e jashtëzakonshme u prezantua në 16 mars dhe zgjedhjet janë caktuar për 26 Prill, fushata duhet të zgjasë aq ditë sa kan mbetur në mes të dy datave, që do të thotë 39 ditë fushatë dhe dy ditë heshtje zgjedhore – tha Klacar.


Thaçi zyrtarisht ia jep mandatin për qeveri të re “cilësdo parti që siguron shumicën në Kuvend”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pasi të gjitha partitë, pos Vetëvendosjes, janë shprehur pro formimit të Qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje, do t’ia japë mandatin atyre që mund të formojnë shumicën parlamentare.

“Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, unë do t’i jap mandatarin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re. S’është në diskrecionin tim të propozoj kandidatin e tillë. Siç e dini të gjithë, Qeveria rrjedh nga fuqia mbizotëruese brenda Kuvendit. Prandaj propozimi duhet të vijë nga partia apo koalicioni që do të ketë gjasa më të mëdha që të formojë qeverinë.”, ka thënë ai. 

Në takimin që ai ka pasur me krerët e partive politike, të gjitha partitë, pos Lëvizjes Vetëvendosje janë shprehur pro formimit të qeverisë së re pa shkuarje në zgjedhje. Teksa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i gatshëm që partia e tij të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re, ai i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të jetë opozitë. Krerët e AAK-së, Nismës, AKR-së e përfaqësues të partive nga minoritetet janë shprehur pro formimit të qeverisë së re, pa zgjedhje. Të gjithë kanë përmendur pandeminë e koronavirusit si ndër arsyet për shmangie të zgjedhjeve të reja.