Ballina Blog Faqe 24

N.P. Komunalia nga sot do të udhëhiqet nga Ruzhdi Halili

Sot në seancën e dytë të Asamblesë komunale të Komunës së Bujanocit, këshilltarët komunal me shumicë votash kanë votuar për kryetar të Organit të Përkohshëm të N.P. “Komunalia “, Ruzhdi Halilin nga radhët e Partisë Demokratike.

Gjatë seancës është bërë edhe verifikimi i mandateve të tre këshilltarëve të rinjë, si dhe janë bërë ndryshime në Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme, pjesë e të cilit bëhen kryetari Nagip Arifi dhe zv. kryetari Shqiprim Musliu.

Edhe shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje, do të dalin me një listë të përbashkët

Partitë shqiptare në Malin e Zi po bëjnë përpjekje për të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në 30 gusht.

Kreu i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu ka bërë me dije lajmin përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, se subjektet shqiptare në shtetin fqinj kanë vendosur të bashkojnë forcat, shkruan Euronews Albania.

“Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratike e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.”

Bashkimi i partive shqiptare, sipas udhëheqësve politikë, do të garantonte më shumë vende në parlament dhe do t’i bënte ata faktorë të rëndësishëm në Malin e Zi.

“Të bindur se një list është zgjedhja më e mirë, dhe me kërkesë të vëllezërve tonë nga diaspora, dhe insistimin e asamblistit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, që t’i japim mundësinë formimit të një liste të përbashkët, për të gjitha subjektet shqiptare, nënshkrimin e marrëveshjes, të paraparë për nesër në mesditë, kemi vendosur ta shtyjmë deri në momentin kur shpresat për një veprim të tillë të jenë shuar”.

“Ne, si subjekte të dëshmuara në bashkveprim, edhe në këtë mënyrë dëshrojmë të dëshmojmë qendrimin dhe kërkesën tonë për formimin e një liste të përbashkët shqiptare, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit” thuhet mes tjerash në njoftimin e Cungut.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në tetor 2016, pati një rënie të theksuar të përfaqësimit të shqiptarëve në parlament si pasojë e përçarjes dhe mungesës së unifikimit mes tyre.

Nagip Arifi edhe zyrtarisht merrë mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit

Nëpërmjet një njoftimi në profilin e saj në facebook, Partia Demokratike, ka bërë të ditur që sot edhe zyrtarisht, Nagip Arifi, ka marrë mandatin e kryetarit të komunës së Bujanocit.

Në njoftim thuhet:

Në orën 11:00 të së hënës së 27.07.2020 kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pranuar zyrtarisht mandatin e katërt si kryetar komune nga kryetari i deritanishëm Shaip Kamberi.

Pranim dorëzimi është bërë në zyrën e kryetarit të komunës në prani të delegacioneve të dy partive.

Kryetari Arifi pranoi ekstraktin financiar ditor me vlerë prej 6.588.509,45 din, ku nga to rreth 4 milion dinarë të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të dedikuara për asistencë sociale, derisa borxhi total me datë të sotit kap vlerën prej 4.554.514 dinarëve.

Kryetari i komunës Nagip Arifi u zotua se do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Shqiprim Arifi Uron fillimin e punimeve të Xhamisë së madhe në Prishtinë

Fillimi i punimeve të Xhamisë së madhe në Pishtinë është një lajm i mirë për gjithë besimtarët dhe Shqiptarët ku do qoftë që jetojnë, por sidomos të Kosovës dhe Prishtinës.

Me ndërtimin e kësaj Xhamie, toleranca fetare, dialogu dhe respekti ndërfetar, që e karakterizon Popullin Shqiptar, do të ketë edhe një simbol më të fort dhe të qartë për identitetin tonë kombëtar dhe fetar.

Urime Bashkësise Islame, besimtarëve, Prishtinës, Rep së Kosovës dhe gjithë Shqiptarëve. Le të jetë një Xhami me shumë lutje për Popullin Shqiptar dhe mbarë njerëzimin!

Dialogu, Vuçiç: Amerikanët nuk janë “dorëzuar”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

Duke folur për negociatat mes Kosovës dhe Serisë, të cilat do të vazhdojnë sot në Bruksel në nivel ekspertësh, Vuçic tha për Radio-Televizionin e Serbisë se “hapësira e Serbisë për manovrim do të zvogëlohet”.

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj si të flisni me shqiptarët, e me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur”, tha Vuçic.

“Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do të mbroj vendin, jo veten time”, shtoi ai. Javën e kaluar, Vuçic dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së. Ky ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë që në fund të vitit 2018, kur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve u ndërprenë për shkak të taksës 100% që i vuri Prishtina prodhimeve të importuara nga Serbia.

Qytetarët nga Presheva e Bujanoci me simptoma të lehta të virusit do të trajtohen në Banjën e Bujanocit

Të gjithë ata pacientë që janë me simptoma më të lehta e që janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19 do të dërgohen nën mbikqyrjen e mjekëve 24 orë në Banjën e Bujanocit.

Nga dita e sotme spitali special banja e Bujanocit është shëndrruar në Covid spital për të iu dal në ndihmë pacientëve që janë nga komuna e Bujanocit, Preshevës me rrethinë.

Ky spital në dispozicion ka rreth 180 vende për pacient ndërsa nga dita e sotme vetëm se kanë filluar me pritjen e pacientëve.

Pasi që në Vranjë janë të mbushura të 4 spitalet sa janë aktualisht ditë më parë është vendosur që banja eBujanocit dhe e Vranjës të shëndrrohen në Covid-spitale.

Vlen të ceket se edhe në muajt mars prill dhe maj banja e Bujanocit shërbeu si karantinë të gjithë personave që kishin ardh nga vende të ndryshme, ndërsa mëpas është dezinfektuar komplet për të filluar me punë në sezonin verorë në pritjen e mysafirëve të sajë, por ngaqë këto ditë është rritur ndjeshëm numri i të infektuar kjo banjë prap i doli në shërbim pacientëve të rrethit tonë.

Isufi pas fitores ndaj kroatit Mishiq, synon luftë për ndonjë titull të madh

Boksieri shqiptar Shefat Isufi të shtunën mbrëma është ngjitur në ring pas një pushimi të gjatë. Ai në Wiesbaden të Gjermanisë mposhti kroatin nga Bosnja, Boshko Mishiq, me nokaut teknik në raundin e tretë.

Lufta ishte e vlefshme për titullin e përkohshëm Internacional të Gjermanisë në peshën gjysmë të rëndë. Isufi e rrëzoi Mishiqin disa herë, para se trajneri i kroatit ta dorëzonte meçin.

Për Shefat Isufin 30-vjeçar ishte meçi i parë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Ai ishte paraparë të boksonte në Zvicër në prill, por mbrëmja ishte anuluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Mbrëmja në Wiesbaden ishte ndër të rrallat në Evropë që është zhvilluar me shikues. Të pranishëm ishin rreth 250 shikues.

“Meçi ka shkuar shumë mirë, pa lëndime. Ka shkuar ashtu siç kemi planifikuar me trajnerin tim. Ndonëse kam pushuar gjatë, unë kam qenë vazhdimisht në stërvitje. Natyrisht se më ka munguar ringu dhe kjo është edhe arsyeja pse jam ngjitur në ring më me emocione se në përballjet tjera”, ka thënë Isufi për “KOHËN”. “Kishte rreth 250 shikues, normalisht duke iu përmbajtur rregullave, duke mbajtur distancën fizike. Por, nuk ka munguar atmosfera. Pas kësaj fitore shpresoj që së shpejti të boksoj për një titull me peshë dhe të ngrihem në renditje botërore. Ende nuk e di se kur do të jetë meçi i radhës, por shpresoj sa më shpejt. Qëllim kam të luftoj edhe një herë për titull bote”.

Isufi në boksin profesionist ka bilanc prej 30 fitore (22 KO), katër humbje e dy barazime. Për Mishiqin ishte humbja e 13-të karshi 20 fitoreve.

Ai në maj të vitit të kaluar boksoi për titull bote, në peshën super të mesme, në versionin WBO. Pësoi me vendim unanim pas 12 raundeve në Britani nga ylli britanik Billy Joe Saunders.

Meçin kryesor në mbrëmjen në Wiesbaden e pati shqiptari tjetër, Arben Shemallari. Shemallari triumfoi me vendim unanim pas tetë raundeve ndaj hungarezit Istvan Zeller, në duelin për titullin e Evropës në versionin UBF.

Gent Cakaj: Një super lajm nga zemra e Luginës së Preshevës

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!

Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!

Vuçiq ka filluar konsultimet me listën shqiptare për formimin e Qeverisë së Serbisë

Konsultimet për formimin e Qeverisë së Serbisë filluan sot me një takim midis Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesve të listës shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.


Përfaqësuesit e listës shqiptare arritën në ndërtesën e Presidencës pak para orës 10, kurse takimi ka filluar në orën 10 të mëngjesit në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, tri ditë votim me maska

Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas fushatës 20 ditëshe.

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në kohë pandemie të koronavirusit, dhe jo si zakonisht në ditën e diel. Mbi 1.8 milionë votues do të japin votën e tyre për 15 koalicione dhe parti politike që garojnë për 120 ulëse të Kuvendit republikan, përcjell INA.

Nga sot (e hënë) do të ketë tre ditë votime. Në ditën e parë do të votojnë të prekurit nga koronavirusi, që janë në karantinë dhe vetizolim. Në ditën e dytë më 14 korrik, do të votojnë 3.138 persona me sëmundje tjera dhe të burgosurit.

Ndërsa në ditën e tretë më 15 korrik do të zhvillohen votimet e përgjithshme, ku qytetarët do të dalin në votime me maska mbrojtëse, duke mbajtur distancë nëpër vendvotimet që do të jenë të hapura nga ora 07:00 – 21:00.

Partitë politike garuese gjatë fushatës janë fokusuar në pandeminë dhe zgjidhjen e pasojave të saj, por edhe për probleme të tjera të fushave të ndryshme.