Ballina Blog Faqe 3

NIS paguan dividenten për shtetin dhe aksionarët e vegjël

Asambleja e aksionarëve të Industrisë Serbe të Naftës mori vendimin për të paguar dividentën nga fitimi i vitit të kaluar.

NIS informoi aksionarët se për vitin 2024, dividentët bruto do të arrijnë në 28.18 RSD për aksion. Dita e dividentëve, d.m.th. dita në të cilën përcaktohet lista e aksionarëve që kanë të drejtë për dividentë për vitin 2024, është 10 qershori 2025.

Dividentët do t’u paguhen aksionarëve më 22 tetor 2025, “përveç aksionarëve për të cilët, në përputhje me vendimin e Bordit të Drejtorëve, pagesa e dividentëve është shtyrë deri në përjashtimin e atyre aksionarëve nga lista SDN (Lista e Shtetasve të Caktuar Specialisht dhe Personave të Bllokuar), e cila publikohet nga Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) në Departamentin e Thesarit të SHBA-së”.

“Ne i ftojmë aksionarët që nuk kanë një llogari aktive të instrumenteve financiare, d.m.th. llogaria e instrumenteve financiare e të cilëve është mbyllur në periudhën nga dita e dividendit (10 qershor 2025) deri në datën e publikimit të këtij njoftimi, të paraqesin udhëzime për marrjen e fondeve në bazë të pagesës së dividendit deri më 20 tetor 2025”, bëjnë thirrje nga NIS.

Trashëgimia dhe Krijimtaria Shoqërore në Luginë: Ura midis së kaluarës dhe së ardhmes

                                          F T E S Ë

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë

                                         P  R  O  G  R  A  M  I              

Konferenca shkencore me temë:PERSONALITETE DHE FIGURA ME VLERA SHKENCORE DHE KULTURORE SHQIPTARE NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE VISE TË TJERA SHQIPTARE

Konferencën shkencore e financon: MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

E premte, më 24 tetor 2025Pritja dhe akomodimi i studiuesve dhe mysafirëve nga viset e largëta shqiptare.

Koha dhe vendi i mbajtjes: e shtunë dhe e diel, më 25 dhe 26 tetor 2025 /Samolicë, hotel-restorant “Bici”, në xhadenë e vjetër Preshevë-Bujanovc apo Bujanovc-Preshevë/

E shtunë, më 25 tetor 2025, në ora 11,00-Fillojnë punimet e Konferencës shkencore

Vendi i mbajtjes: Salla e Konferencave në restorantin “BICI”

Drejtues të seancës solemne:

Akademik Adem Bunguri, prof. dr. Agron Xhagolli,prof.dr. Drita Halimi Statovciprof. dr. Isak Shema, prof. dr. Izaim Murtezani, dr. sc. Shpëtim Memishi dhe Xhemaledin Salihuprofesor, studiues

Seanca solemne: E hap Konferencëshkencore dr.sc.Shpëtim Memishi, kryetar i Kuvendit të SHTKK-së

Fjalën e rastit e mban z. Xhemaledin Salihukryetar i SHTKK-së

Përshëndetjet:

Ndarja e shpërblimeve:
Mirënjohje për kontributin financiar: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Fondi Humanitar i Gorenjes-Fatmir Kadriu, drejtor, e tjerëSeanca e parë: 11.30 – 13,00

Drejtues të seancës: Akademik Adem Bunguri, Akademik Valter Memisha, Akademik Hamit Kaba

1.Prof. Adem BunguriProf. Bep Jubani (02.11. 1935-07.01. 2014)

2.Eduard SinajKontributi i Moikom Zeqos në promovimin e mozaikëve në Shqipëri

3.Prof.Assoc.Dr. Muhamet BelaProf. Zhaneta Andrea (22.03. 1937-14.10.2022)

4.Zana HoxhaShtjefën Gjeçovi: Pioneri i arkeologjisë shqiptare

5.Prof. Valter MemishaGjuha e veprës së Naim Frashërit dhe gjuha standarde

6.Akademik, Hamit Kaba, Tajar Zavalani: Metamorfoza e një intelektuali

7.Afërdita Abdullahi- DërmakuKontributi shkencor i Idriz Ajetit në veprimtarinë e Institutit Albanologjik

8.Prof. asoc. dr. Naim BerishaKontributi i Idriz Ajetit për standardizimin e gjuhës shqipe

9.Prof. ass. dr. Faton KrasniqiAkademik Idriz Ajeti figurë e shquar e gjuhësisë shqiptare

15 minuta kafe pushim

Seanca e dytë13.15  14,00

Drejtues të seancës: Prof. dr. Agron Xhagolli, Prof. dr. Drita Halimi-Statovci, Prof. dr. Izaim Murtezani

1.Dr.Vilma ProkoKontributi i Ziaudin Kodrës për gjuhën dhe letërsinë arbëreshe

2.Prof.dr.Mustafa IbrahimiKontributi shkencor i AtAntonio Belushit në studimet arbëreshe dhe arvanitase

3.Aljula JubaniAt Anton Harapi, mes kulturës, albanologjisë dhe martirizimit

4.Gani PllanaLeksikografi shqiptar Ferdinand Leka

5.Prof. dr. Agron XhagolliZihni Sako, nismëtar dhe drejtues, organizator dhe realizues i përkushtuar pë folklorin shqiptar

6.Prof. dr.Drita Halimi-StatovciMaestro Simon Shiroka kombinon artin dhe filigranin

7.Dr. Izaim MurtezaniDr. Nuhi Vinca, studiues i devotshëm dhe mbledhës i pasionuar i folklorit shqiptar

8.Dr. Vlorë Fetaj – BerishaNdërmjet ruajtjes dhe studimit, roli i Demush Shalës në trashëgiminë gojore shqiptare në Kosovë

9.Prof.Asoc.Dr.Nevrije Ismaili, Sadri Fetiu i përkushtuar për folklorin shqiptar

DREKA: 14,00  16.00

Shënim:

1.Koha e leximit të kumtesave është e kufizuar në 10 minuta

2.Kohëzgjatja e diskutimit deri në 3 minuta.

Seanca e tretë: 16.00 – 1730  

Drejtues të seancës: Dr. Rini UseiniDr. Angjelina Hamza Hasanaj, Prof. asoc.dr.Sokol Saraçi

1.Dr. Angjelina Hamza HasanajJeta dhe veprimtaria shkencore e Kadri Halimit në shërbim të etnologjisë shqiptare

2.Dr. Rini Useinipoet, folklor etnologji, kontributi i Rahmi Tudës në albanalogji

3.Arbër CerriAlfons Balliçi-njohës, mbledhës dhe studiues i folkorit muzikor qytetar të Elbasanit

4. PhD. Elvina Gurra KoçillariMuharrem Gurra – krijuesi i këngës qytetare tiranase

5.Besa Berberi, Nerimane KamberiKënga dhe tregimi si trashëgimi : kontributi i Ajtene Pllanës

6.Prof. asoc. Hysen NimaniKontributi i Lorenc Antonitnë etnomuzikologjinë shqiptare

7.Prof. asoc.dr.Sokol SaraçiAt Martin Gjokakompozitor mes shijes tradicionale dhe asaj moderne

8.Rozana Kuka,  Çesk Zadeja dhe këndvështrimi i tij rreth krijimtarisë për flautë.

9. Bekim RamadaniGani Jahja – urtësia që frymëzoi kulturën

Pushim për kafe: 15 minuta

Seanca e katërt, 17.45 – 19.00

Drejtues të seancës: Prof. asoc. dr. Rovena Vata MikeliProf.dr.Mustafa IbrahimiDr.Vilma Proko

1.Prof. asoc. dr. Rovena Vata MikeliDritëro Agolli bard i përjetshëm i poezisë shqipe

2.Marin FraniMartin Camaj, një ndër figurat më përfaqësuese të letërsisë, gjuhësisë dhe mendimit kulturor shqiptar të shekullit XX

3.PhD (c) Adelina XhaferI & Doc. dr. Esmije VeseliMotivi atdhetar në poezinë e Josif Bagerit

4.Dr. Elis MatajShkrimtari Fatos Arapi dhe ndikimi i tij në poezinë moderne shqipe

5.Avni Xh.BehluliIbrahim Kodra, kolosi shqiptar në artin pamor bashkëkohor botëror

6.Davida MarkuKolë Ashta, një ndër figurat më të ndritura të historisë së arsimit dhe kulturës shqiptare në shekullin XX.

7.Meliza KrasniqiSadete Emërllahu Presheva, zëri letrar dhe qytetar nga Lugina  e Preshevës

8.Mr. Hashim BaftiariRamiz Kelmendi- personaliteti qendror i humorit dhe i satirës në letrat shqipe të Kosovës

DARKA: 19,0 20,30

Mbrëmje muzikore, poetike, recituese: 20,30  23,30

Ediel, më 26 tetor 2025

Seanca e pestë9,00 – 10,00

Drejtues të seancës: Prof. dr. Vebi BexhetiProf. dr. Xhemaludin IdriziDr. sc. Besim Morina

1.Prof. dr. Vebi BexhetiPërmasa politike, shkencore e intelektuale të Arbën Xhaferit

2.Dr. sc. Besim MorinaKontributi shkencor i Don Gjergj Gjergji – Gashit dhënë historiografisë shqiptare

3.Prof. dr. Xhemaludin IdriziXhemaludin Ahmeti –Presheva, pishtar i arsimit shqiptar në Shkup  dhe rrethinë

4.Mrs.Murat AjvaziProf.dr Gjyltekin Shehu, dhe veprimtaria e tij shkencore

5.Zymer CakolliNdikimi i veprimtarisë së elena gjikës në ndërkombëtarizimin e kulturës shqiptare dhe botërore

6.Arben KondiPër figurën e ndritur të atdhetarit Abedin Pashë Dinos, ish Ministër i Jashtëm i Perandorise osmane në periudhën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Shpallja e Anëtarëve Nderi dhe Mirënjohje-10,00

Seanca e pestë: 10,15-11,15

Drejtues të seancës: Dr. Vlorë Fetaj  Berisha, Dr. Minir Ademi, Dr.Davida Marku 

1.Msc .Xhafer Cakolli Anton Çetta plaku i maleve nga Mirdita

2.Mr. sc. Ali SadikuKontributi i mësuesit Nuri Rexhepi – Dana në arsimin shqip në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe veprimtaria letrare e tij

3.Xhemaledin SalihuShinasi Hallaçi, veprimtar dhe mësues i devotshem shqiptar

4.Klajdi LulollariJonuz Blakçori (1895-1975), një jetë në mision të dijes dhe idealeve kombëtare

5.Dr. Minir AdemiArif Seferi,  kontributi i tij kombëtar

6. Ardian RamadaniQerim Pllana, veprimtar dhe autor librash, intelektual dhe patriot

7.Refik HasaniMiftar Zarbica, veprimtar e humanist  i malësisë së Bujanovcit

Diskutime: 30 minuta

Prof.dr. Agron XhagolliFjala përmbyllëse, çështje dhe probleme lidhur me Konferencën shkencore dhe botimin e librit

II.

Salla e  Konferencave: -12,00-13,00

Promovimi i librit:

Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare”

Drejtues të promovimit :  Prof. dr. Drita Halimi Statovci, Prof. dr. Agron XhagolliProf. dr. Izaim Murtezani 

Referues: Prof. Dr. Drita Halimi Statovci, Prof. dr. Agron Xhagolli dhe Prof.dr.Izaim Murtezani

Moderator: Xhemaledin Salihu, profesor

Diskutime 30 minuta

Dreka, në ora 13,30 – 15,00

Bordi për organizimin e Konferencës:

Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe

Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë popullore/folklorist/

Akademik Adem Bunguri, arkeolog

Prof. dr. Isak Shema, letërsi

Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e etnologji

Dr.sc. Shpëtim Memishi, ekonomi

Xhemaledin Salihu, profesor, studiues

Këshilli organizativ: Këshilli drejtues i SHTKK-së

Preshevë, më 2 tetor 2

Nermine Aliji -Ademi përzgjidhet si Student Ambassador në Brunel University of London

Londër, tetor 2025

Nermine Aliji-Ademi, është përzgjedhur si Student Ambassador në Brunel University of London.

Ky rol prestigjioz i jep mundësinë asaj të përfaqësojë komunitetin universitar, të mbështesë studentët e tjerë dhe të ndajë përvojën e saj si studente ndërkombëtare në një prej universiteteve më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar.

“Jam shumë e lumtur që jam përzgjedhur si Student Ambassador në Brunel University of London. Kjo është një mundësi e veçantë për të përfaqësuar komunitetin e universitetit, për të ndarë përvojën time dhe për të dhënë kontributin tim në jetën universitare,” – u shpreh znj.Ademi.

Ajo theksoi se mezi pret të njohë njerëz të rinj, të mësojë nga përvoja të ndryshme dhe të zhvillojë më tej aftësitë e saj profesionale e ndërkulturore.

Përzgjedhja e saj si Student Ambassador përbën një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj akademike dhe profesionale, duke reflektuar angazhimin dhe përkushtimin e saj ndaj edukimit dhe komunitetit.

Ura të reja bashkëpunimi mes Komunës së Bujanocit dhe Universitetit “Eqrem Çabej”

Me shumë kënaqësi, prita në një takim të veçantë Rektorin e Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. Dr. Jaho Cana, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

I shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar që ai dhe institucioni që drejton kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për arsimimin e gjeneratave të reja nga Lugina. Në mënyrë të veçantë e falënderova për kujdesin dhe mbështetjen që ka ofruar për 7 studentë nga Bujanoci, të cilët po ndjekin studimet në këtë universitet pa asnjë pagesë, duke përfshirë edhe akomodimin dhe ushqimin.

Theksova gatishmërinë e komunës sonë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe në çdo kohë me Universitetin “Eqrem Çabej”. U dakorduam që këto lidhje të thellohen edhe më tej, duke krijuar ura të reja në fushën e arsimit dhe shkëmbimit akademik.

Gjithashtu, u pajtuam se mbështetja e shtetit shqiptar në këtë drejtim ka një domethënie të veçantë dhe një rol të pazëvendësueshëm për rininë tonë dhe të ardhmen e Luginës, ka shkruar Kryetari Pajaziti.

Kryetari Pajaziti kërkon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për kërkesat e shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në një takim sekretarin e parë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, z. William Hopkinson, i ngarkuar për çështje politike.

Në këtë takim, Pajaziti e informoi diplomatin britanik mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në komunë dhe në mbarë Luginën e Preshevës. Ai theksoi problematikat me të cilat përballet popullata shqiptare, si pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave dhe ngecjet në proceset e integrimit.

Një pikë e veçantë e bisedës ishte dokumenti me 10 kërkesa që Pajaziti ua ka dorëzuar zyrtarëve qeveritarë serbë. “Realizimi i këtyre kërkesave është prioritet i padiskutueshëm për ne si përfaqësues shqiptarë,” theksoi ai, duke kërkuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

Pajaziti dhe Hopkinson diskutuan gjithashtu për projektet që Britania e Madhe mbështet në Bujanoc, veçanërisht në fushën e zhvillimit të të rinjve. Diplomati britanik e siguroi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në Luginë, duke qëndruar pranë qytetarëve të saj në sfidat dhe zhvillimet që vijnë.

Mbishkrimet në Bujanoc nxisin reagime nga liderët shqiptarë

Lidhur me mbishkrimet në sheshin e qytetit në Bujanoc, kanë reaguar disa nga përfaqësuesit politikë shqiptarë, si deputeti Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti, kryetari i Këshillit kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi dhe kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi.

Postimi i deputeti Shaip Kamberi:

Glorifikimi i kriminelëve të luftës nga Qeveria në Beograd po i shndërron kriminelët e dënuar për krime lufte në emra që po vizatohen e shkruhen gjithandej në Serbi.

Për fat të keq, mbrëmjen e kaluar, edhe sheshi i Bujanocit nuk i shpëtoi këtij fenomeni, ku emri i Ratko Mladiçit u shkrua nga persona të paidentifikuar.

Kjo nuk është vetëm një fyerje për viktimat e luftës, por edhe një përpjekje e rrezikshme për të imponuar krimin si vlerë dhe për ta normalizuar të keqen.

Çdo glorifikim i krimit është një akt kundër paqes, kundër drejtësisë dhe kundër së ardhmes së shoqërisë.

Reagimi i kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti:

Dënojmë mbishkrimet në qendër të qytetit me emrin e të dënuarit për krime lufte nga Tribunali i Hagës, Ratko Mlladiq.

Kërkojmë nga organet kompetente të zbardhin rastin dhe të evitojnë çdo përsëritje të këtyre dukurive që nuk janë në interes të qytetarëve tanë.

Është e papranueshme që organet kompetente deri më tash nuk kanë zbardhur asnjë rast i cili mund të çoj në tensione ndëretnike.

Bujanoci gjithmonë ka qenë model i bashkekzistencës midis popujve dhe si i tillë duhet të mbetet.

Reagimi i Kryetarit të KKSh Enkel Rexhepi:

𝐊𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐡𝐞𝐭 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐞̈ 𝐥𝐚𝐯𝐝𝐢!❌

Të shkruash emrin e një krimineli lufte në zemër të Bujanocit është provokim i ulët dhe fyerje për të gjithë shqiptarët.

Këto mbishkrime nuk janë vetëm ngjyrë në mure, por janë plagë të hapura për familjet e viktimave, për popujt që kanë vuajtur nga gjenocidi i këtyre kriminelëve.

Ky mbishkrim ka pas vetes një strukturë të organizuar kriminale…

Reagimi i ish-kryetarit të komunës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike, Nagip Arifi

Grafitet me emrin e kriminelit Ratko Mladiq në sheshin e qytetit në Bujanoc janë kërcënim i hapur për bashkëjetesën në komunë, si dhe fyerje e rëndë për viktimat e gjenocidit. Heshtja institucionale ndaj mesazheve të shpeshta të urrejtjes në komunën e Bujanocit është bashkëfajësi.

Kërkoj nga organet shtetërore që të identifikohen dhe ndëshkohen sa më parë autorët dhe të ndërmerren masa paranduluese, kurse nga organet komunale, të fshihen menjëherë këto grafite.

Bujanoci nuk është vendi për glorifikim të kriminelëve të luftës.

Shokët dhe shoqet e gjeneratës organizojnë marsh përkujtimor për Arbenit Mujën në Bujanoc: “Çu kundër dhunës”

Shokët dhe shoqet e klasës e të gjeneratës së Arbenit Mujës, së bashku me familjen e tij, kanë marrë nismën për të organizuar një marsh përkujtimor nesër, të premten më 7 shtator 2025, në qendër të Bujanocit.
Marshi, që nis në orën 14:00, do të mbahet nën moton “Çu kundër dhunës”, si një zë i fuqishëm kundër tragjedive të panevojshme dhe një thirrje për drejtësi.

Arbenit Muja humbi jetën tragjikisht natën e 6 gushtit 2025, pas një konflikti fizik. Humbja e tij, vetëm 19 vjeç, tronditi shokët, familjen dhe mbarë qytetin. Në thirrjen e shpërndarë nga gjenerata e tij dhe familja, theksohet:
“Dhuna na vret të gjithëve. Humbja e Arbenitit nuk është vetëm e familjes së tij, por plagë për të gjithë ne. Nesër ngrihemi për të thënë mjaft – për një shoqëri pa dhunë, për paqe dhe drejtësi.”

Heshtja që rëndon mbi Bujanocin
Që nga dita e tragjedisë e deri sot, përveç dhimbjes së familjes dhe zërit të shokëve të gjeneratës, mungesa e reagimit publik ka qenë tronditëse. Institucionet, shkolla, pushteti lokal dhe organizatat shoqërore nuk kanë reaguar, duke lënë një boshllëk të madh në momentin kur komuniteti kishte më shumë se kurrë nevojë për solidaritet.

Deri më tani, i vetmi që ka reaguar publikisht është gazetari lokal Agon Islami, i cili në një shkrim kritik të botuar ditë më parë e quajti këtë heshtje “bashkëfajësi morale dhe dështim kolektiv”, duke ngritur pyetje serioze mbi përgjegjësinë e institucioneve arsimore, policore e shoqërore që nuk vepruan në kohë.

Marshi i nesërm pritet të shndërrohet në një mesazh të fuqishëm kundër heshtjes dhe dhunës, për të kujtuar se jeta e humbur e Arbenit Mujës nuk është vetëm dhimbje e familjes së tij, por plagë e të gjithë komunitetit./LUGINALAJMI/

Albena Mustafa emërohet drejtoreshë e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

Sot, Albena Mustafa ka marrë zyrtarisht detyrën e drejtoreshës së Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, duke pasuar në këtë funksion Adem Hasanin.

Ky emërim përbën një hap pozitiv dhe inkurajues, pasi rrallëherë një grua ka udhëhequr këtë institucion të rëndësishëm kulturor. Kjo ngjarje dërgon një mesazh të qartë në favor të barazisë gjinore dhe përfshirjes së grave në pozita udhëheqëse në jetën publike dhe kulturore të komunës.

Albena Mustafa sjell me vete një përvojë të gjatë profesionale, duke punuar si edukatore për fëmijë për plot 29 vjet. Ajo gëzon respekt të gjerë në komunitet dhe njihet për përkushtimin në punë si dhe afërsinë me qytetarët.

Emërimi i saj pritet të sjellë një energji të re dhe një qasje të freskët në zhvillimin e jetës kulturore në Bujanoc.

24 Korriku në Roskovec – Festa që i jep zë shpirtit të qytetit

24 Korriku në Roskovec” nuk është thjesht një datë në kalendar, por një festë që mbledh bashkë zemrat, këngën dhe mikpritjen e këtij qyteti të vogël, por me shpirt të madh. Si çdo vit, Roskoveci hap dyert për artin, muzikën dhe gëzimin, duke bërë që sheshi të kthehet në një skenë të gjallë, ku emrat më të njohur të muzikës shqiptare i dhurojnë publikut një natë plot emocion dhe kujtime të paharruara.


Kjo festë është një falënderim për qytetarët që punojnë me përkushtim çdo ditë dhe një mundësi për të festuar së bashku, me muzikë, valle e buzëqeshje. Për Roskovecin, 24 Korriku është dëshmi e traditës dhe dashurisë për artin, një mbrëmje që lartëson qytetin dhe i jep zë shpirtit të tij mikpritës.
Roskoveci atë natë nuk është thjesht një vend, por një frymëmarrje e përbashkët, një kujtim i ngrohtë që do të jetojë gjatë, si një melodi që nuk shuhet as me agimin e ditës tjetër. 24 Korriku është festa e shpirtit, e bashkimit dhe e krenarisë për të qenë pjesë e kësaj toke që di të dojë dhe të

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë

Në mbledhjen e 264-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur sot, është miratuar vendimi për mbështetjen financiare prej 580,000 euro për ndërtimin e objektit të përbashkët që do të shërbejë si Shkollë e Muzikës dhe Muze i Preshevës, një projekt me vlera të shumëfishta kombëtare, edukative dhe kulturore për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Ky vendim nuk është thjesht një investim infrastrukturor, por është një hap konkret drejt zgjerimit dhe themelimit të institucioneve shqiptare në Luginën e Preshevës, në veçanti në një rajon ku mungesa e hapësirave publike funksionale ka qenë pengesë reale për zhvillim kulturor dhe edukative.

Ndërtesa e përbashkët e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës nuk është thjesht një objekt.

Është gurthemeli i institucionalizimit të kulturës dhe kujtesës kombëtare shqiptare në Luginë
Shkolla e Muzikës do të jetë baza e parë për edukimin profesional muzikor të brezit të ri, duke nxitur talentin dhe krijimtarinë në një mjedis bashkëkohor.

Muzeu i Preshevës, si institucioni i parë i këtij lloji, do të krijojë më në fund mundësinë që historia, kultura dhe trashëgimia shqiptare në Luginë të kenë një adresë zyrtare dhe dinjitoze, siç e meritojnë.

Hartimin teknik dhe realizimin e këtij projekti do ta zbaton Komuna e Preshevës, në kuadër të planit të saj zhvillimor për ngritjen e infrastrukturës publike kulturore dhe arsimore. Kjo është dëshmi se kur institucionet lokale kanë vizion, ato mund të ndërtojnë modele funksionale edhe në kushte sfiduese.

Këshilli Kombëtar Shqiptar do të jetë garantues i transparencës, bashkëpunimit ndërinstitucional (Qeveri e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Preshevës) dhe realizimit të qëllimit për të kthyer këtë objekt në një qendër të gjallë kulturore dhe arsimore për gjithë Luginën.

Falënderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës për këtë mbështetje strategjike, që e shndërron kujdesin institucional në vepër konkrete dhe që e forcon pozitën e shqiptarëve në Luginë.

Ky nuk është vetëm një projekt, por është një mesazh. Se shqiptarët e Luginës nuk janë të harruar, dhe se kulturës sonë po i jepet vendi që meriton, ka shkruar kryetari i KKSH-së Enkel Rexhepi.